“PRESHEVA JONE” SHETIT PËR JU ME 10 VETURAT ME LUKSOZE NE BOTË

 

Edhe ky vit ishte i mbushur plot me modele të reja të automobilave nga shumë prodhues të njohur. Por, vetëm disa prej tyre arritën të gjejnë rrugën deri te blerësit dhe njëherësh edhe të shënojnë rezultatet më të mira të shitjes.

Në listën në vazhdim do të paraqesim modelet të cilat jo vetëm që janë të bukura për nga pamja, por njëherësh edhe ofrojnë performanca të shkëlqyeshme dhe harxhime të vogla.

Honda Odyssey

Honda Odyssey është veturë mono-vëllimshme e cila prodhohet në Japoni. Kjo veturë e ka tërheqjen në të gjitha rrotat, ndërsa vëllimi i motorit bazë është 2354 cm3. Ky motor ofron 173 KF, shpejtësinë maksimale e ka 200 km/h. Përshpejtimin nga 0-100 km e arrin për 12 sekonda, ndërsa i harxhon 11.2 l/100 km.

Buick Regal

Kompania “General Motors” e prodhoi sivjet makinën shumë të kërkuar, Buick Regal. Motori që e vë në funksion këtë makinë e ka vëllimin prej 2384 cm3, i ka 186 KF ndërsa shpejtësia maksimale i është ndalur në 220 km. Sa i përket harxhimeve ato sillen rreth 10.2l/100 km.

Kia Sportage

Kia Sportage në treg vjen me një paletë moderne, të fuqishme dhe tejet kursimtare të motorëve, nga të cilët vlen të veçohet ai 2.0-litra me benzinë dhe ai 2.0-litra me naftë. Shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për 10.3 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 190 km/h. Sa i përket harxhimeve, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një model të madh, ajo është mjaft e ulët, vetëm 7.5l/100km.

Ford Explorer

“Ford-i” vazhdoi me prodhimin e veturave “simpatike”, i radhës ishte Ford Exoplorer. Kjo veturë e posedon motorin prej 1999 cm3 i cili ofron 240 KF. Përshpejtimin deri në 100 km e arrin për 7.6 sekonda, ndërsa harxhimet i sillen rreth 9.9l/100 km.

Mazda 2

Mazda 2 ishte veturë e qëlluar e cila tërhoqi numrin e madh të blerësve. Kjo makinë posedon motorin prej 1349 cm3, i cili ofron 95 KF. Kjo makinë në ciklin e kombinuar i harxhon rreth 7.2 litra që nuk janë edhe aq shumë. Kjo veturë ndonëse “e vogël” ofron hapësirë të mjaftueshme.

Jeep Grand Cherokee

Kjo veturë u gjend në këtë listë në radhë të parë falë motorit. Jeep Grand Cherokee posedon motorin e ri turbo-dizel 3.0 litra me sistemin e injektimit Multijet II, i cili është zhvilluar në bashkëpunim me Fiat-in. Motori turbodiesel V6 me kapacitet 2.987 cm3 zhvillon 177 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 550 Nm, ndërsa harxhimet mesatare janë 8.3 l/100 km.

Volkswagen Jetta

Kjo veturë dallohet nga paraardhësi sidomos në pjesën e përparme të veturës, që theksohet me vija më të buta, posaçërisht për shkak të dizajnit ndryshe të rrjetës së epërme dhe asaj të poshtme që i ngjan modelit të Golf-it. Motori bazë turbo-benzinë 1.2 TSI me 105 kuaj fuqi dhe pakon e pajisjeve Trendline janë pjesë standarde e makinës.

Toyota Scion tC

Një makinë bukur dhe e mirë për shumicën e ngasësve. Motori i cili zhvillon 180 KF vjen me transmision manual dhe automatik. Kjo veturë është shumë stabile dhe mjaft e rehatshme dhe falë kësaj u gjend edhe në mesin e 10 makinave më të mira të vitit 2011.

Nissan Rogue

Prodhuesi “Nissan” e ofroi edhe një makinë të mrekullueshme. Motori i Nissan Rogue-s është ai 2.5-litra me katër cilindra i cili zhvillon rreth 170 KF. Makina në fjalë i harxhon rreth 7 litra në ciklin e kombinuar, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka të kufizuar në 220 km.

Saab 9-5

Një veturë e cila ka vite që gjendet në treg, por që modeli i fundit doli të jetë më i miri. Motori bazë i kësaj makine i ka 1598 cm3, 180 KF dhe 5500 rr/min. Kjo makinë harxhon rreth 9.4l/100 km, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka 225 km.

SHPËRNDAJE