NGA GJENEVA SPECIALE NGA KUSHTRIM MALIQI

Madame Calmy-Rey ne një fjalim që ka mbajtur me rastin e hapjes, presidentja e vendit, Micheline Calmy-Rey është shprehur e kënaqur për vendin që zënë automobilët alternativë në këtë panair.

Gjenevë, 3 mars /AIK-Presheva Jonë

Në këtë eveniment mori pjesë dhe e hapi zyrtarisht  presidentja e Zvicrës znj.Micheline Calmy-Rey.

Në Gjenevë sot është hapur soleminisht  Panairi i 81-të me radhë ndërkombëtar i automobilëve. Gjatë kohës sa do të qëndrojë i hapur, deri më 13 mars, automobilët e tyre do t`i prezantojnë 260 ekspozues nga 31 vende të botës. Në këtë eveniment mori pjesë dhe e hapi zyrtarisht  presidentja e Zvicrës znj.Micheline Calmy-Rey. Madame Calmy-Rey ne një fjalim që ka mbajtur me rastin e hapjes, presidentja e vendit, Micheline Calmy-Rey është shprehur e kënaqur për vendin që zënë automobilët alternativë në këtë panair.

Ndërsa, drejtori gjeneral i sallonit, Rolf Studer ka thënë për radion DRS se kërkesa për hapësirë ekspozimi ka qenë shuzmë e madhe. „Asnjëherë deri më tash nuk kemi pasur kaq shumë kërkesa për hapësira të ekspozimit” ka thënë ai.

Studer po ashtu ka theksuar se në trend janë veturat e vogla dhe të lehta. Po ashtu një vend të rëndësishëm në panair zënë edhe automobilët alternativë dhe ata që funksionojnë me energji elektrike. Panairi ndërkombëtar është hapur sot (3 mars) dhe do të zgjas deri më 13 mars të këtij viti.Drejtori i Panairit në Palaexpo në Gjenevë i ka deklaruar AIK “Presheva Jonë” se gjatë ditëve te”ardhshme presin rreth një milion vizitoro, mysafirë këta jo vetëm nga Gjeneva e Zvicra por edhe nga mbarë Evropa deri në Prishtinë, Tiranë e Preshevë..

SHPËRNDAJE