Ekipi i gazetareve te Agjencise informative kombetare “Presheva jone” keto dite ka bere nje vizite Medreses “Alauddin” te Prishtines ku aty na priten pos kryetarit te BIK Mr.Naim Ternava edhe drejtori i Medreses z. Bahri Simnica, pastaj z. Sylejamn Osmani, sekretar i Medreses “Alaudin” si dhe medresante nga Kosova dhe Lugina e Presheves, numi i te cilet ishte i madh…”Interesimi i nxënësve, prindërve për tu regjistruar në Medresenë e Prishtinës është tejet I madhë duke përfshirë Preshevën, Bujanocin e Medvegjën pasi që ato janë pjesë e trupit tonë dhe nuk dallohen fare nga kandidatët e qyteteve tjera të Kosovës…” ka dekalreuar Mr.Naim ternava, kryetar i BIK per “Presheva Jone”.

 

Kushtrim MALIQI


Prishtine, 15 gusht
Tradita e aktivitetit arsimor fetaro-islam në Kosovë është e vjetër mbi gjashtëshekullore. Ky aktivitet fillon që nga vitet e para të shtrirjes së pushtetit osman në këtë pjesë të Ballkanit,ku krahas,procerit të përqafimit të fesë islame në Kosovë ,fillon edhe procesi i përhapjes së qytetërimit islam e me të vjen në shprehje edhe arsimi fetaro-islam si komponente e këtij qytetërimi. Si rrjedhim i kësaj,në disa vende të Kosovës ,ku më shumë e ku më pak ,varësishtë nga pozita e tyre strategjike dhe ekonomike.,fillojnë të themelohen institucione të karakterit fetaro-arsimor,si : xhami, medrese, biblioteka etj. ,të cilat janë mbajtur përmes sistemit të vakufeve dhe kanë luajtur rol të madh pozitiv në popull,në mirëqenien dhe në formimin e tuj fetar.

 

DY FJALE NGA HISTORIKU I MEDRESES ALAUDDIN

Në Prizren, kah mesi i shekullit XVI themelohet Medreseja e Mehmed Pashës si shkollë e lartë fetare,e cila ka luajtur rol të madh në jetën kulturo-arsimore të shqiptarëve të këtyre anëve. Në shekullin e XVII ka pasur medrese gati në të gjitha qytetet e Kosovës. Ato gjithnjë e më shumë shtoheshin,kështu që më vonë, më 1873 Prizreni ka pasur katër medrese,Prishtina-dy,Gjakova-dy,Gjilani-një,Vushtria-një,Gjakova etj. Krahas funksionimit të medreseve nëpër qendrat më urbane të Kosovës-nëpër qytete,medrese pati edhe disa fshatra. Por në vitin 1945 u mbyllën me dhunë të gjitha medresetë nga sistemi monist.
Ulemaja shqiptare duke qenë e vetëdijshme se vetëm me anë të arsimit fetar krijohet vetëdija fetare e besimtarit,përkundër vështirësive që ushtronte sistemi ekzistues u angazhua me përkushtim që të krijojë vatra mësimore fetare. Pas një angazhimi të organeve të Bashkësisë së Fesë Islame,më 1.11.1951 fillon punën Medreseja e ulët në Prishtinë. Në vitin e parë shkollorë 1951/52 në klasën I u regjistruan gjithësej 47 nxënës. Në këtë Medrese mësimet i kanë ndjekur pesë gjenerata,kështu që në tërësi gjatë shkollimit në Medresenë e ulët u regjistruan 160 nxënës,prej tyre 115 arritën në klasën e IV. pas kryerjes së kësaj Medreseje nxënësit vazhdonin shkollimin e mesëm.

 

Në shtator të vitit 1962 ,Medreseja „ Alauddin“ nis punën e saj arsimore-edukative,por tani si shkollë e mesme. Gjenerata e parë u regjistrua në vitin 1962 ,kurse mësimin do të vazhdojë pesë vjet. Rregullorja precizonte se mësimi në të do të zhvillohej në gjuhën shqipe. Brezi i parë,e më pas edhe të tjerët ,duke u mbështetur në burimet islame,kuran e synet,vazhduan përsosjet e tyre superiore në vend dhe në botën e jashtmë në mënyrë që pas një kohë të paisur me dituri universitare do ti kthehen në shërbim vendin gjegjësisht popullit të vetë. Edhe sot një numër i konsiderueshëm i tyre janë të inkuadruar drejtpërdrejt në Bashkësinë Islame.
Në pran-programin mësimorë të Medresesë u bënë disa ndryshime në mënyrë që krahas rritjes së medresesë të bëheshin projekte për reduktimin e mësimit në katër vjet. Një hap të till,kryesisa e Bashkësisë Islame në Prishtinë e ndërmori më 28 Prill 1983,duke u mbështetur në faktin se të gjitha shkollat e mesme ishin katërvjecare. Ndërsa sot në këtë shkollë mësohen 25 lëndë: Kuran, Tefsir, Hadith, Akaid,Fikh,Ahlak,Usuli-Fikh,Histori Islame, Imamat, Filozofi Islame, Gjuhë shqipe, Gjuhë arabe,  Gjuhë turke, Gjuhëangleze, histori, gjeografi, biologji,pedagogji, psikologji, informatikë, ed.fizike,matematikë, kimi dhe fizikë.
Gjatë këtyre viteve të veprimtarisë së medresesë së mesme „Alaudin“ në Prishtinë,deri në vitin 2001/02 mësimet i përfunduar dhe diplomuan 1800 nxënës të aftësuar për shërbime profesionale në Bashkësinë Islame. Këtu duhet të vihet në prah se gjatë pranimit të kandidatëve në medrese,përveq suksesit shkollorë paraprak, vazhdimishtë iu kushtua kujdes edhe përfshirjes regjionale me qëllim që sa më shumë vende të përfaqësoheshin,rrespektivishtë në të ardhmen të ketë kuadro profesionale fetare. Kjo shihet qartë nga fakti se nxënesit, të cilët morën diplomën e medresesë,të rregullt apo me korrespodencë janë nga Kosova, Maqedonia, Sanxhaku, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, Shqipëria e Bosna e Hercegovina.

 

Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve,shumica prej tyre i vazhduan studimet në shkenca të ndryshme në qendrat universitare si në Prishtinë, Beograd, Sarajevë, Kairo, Bagdad, Tripoli, Medine, Riad, Hastum, Amman, Damask, Jemen, Tunis, Turqi, Bruney, Malajzi, Paris, Washington, Tiranë, Bukuresht etj,dhe treguan suksese të lakmueshme . Edhe sot një numër sish është duke i vazhduar studimet me mjaftë sukses në shumë universitete botërore. Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve në këtë institucion fetaro-arsimorë,mbi 50 % e tyre aktualishtë janë inkuadruar në shërbimet e Bashkësisë Islame në trojet etnike shqiptare,dhe historike,më konkret që nga Tivari deri në Manastir dhe me punën e tyre të vlefshme kontribuojnë dhe ndihmojnë në zhvillimin e jetës fetare. Ka të inkuadruar edhe në sektorin e ekonomisë,arsimit kulturës, administratës etj. Gjatë veprimtarisë së saj pesëdhjet vjeqare,nxënësit e medreses krahas obligimeve të tyre mësimore nuk i lan pas as aktivitetet e lira. Suksese më të lakmueshme në këtë drejtim kanë treguar: Seksioni i Mevludit,i recitatorëve,ai letrar,dramaturg dhe ai sportiv etj ; të cilët kudo që janë paraqitur kanë korrur suksese të lakmueshme.

 

Nxënësit e kanë edhe shoqatën e tyre letrare e cila boton fletushke „nur-ul-kur`an“ – „Drita e Kuranit“ gjatë periudhës 50-vjeqare kolektivi punues i medreses u ballafaqua edhe me vështirësi të konsiderueshme nga se veprimtarin e vetë e zhvillonte në kushte mjaftë të vështira. Mirëpo,pas një angazhimi permanent të BIK,dhe pas një punë intensive afro gjashtë vjeqare,u ndërtua objekti i ri i medresesë përurimi solemn i së cilës u bë më 14.09.1985.
Me këtë rast duhet të theksojmë në mënyrë të veqant rrolin e besimtarë musliman të popullit tonë, të cilët,përkundër gjendjes së vështirë materiale,e ndihmuan materialishtë dhe moralishtë ndërtimin e këtij objekti. Besimtahet e përkorë edhe sot e kësaj dite e ndihmojnë medresen në zhvillimin normal të punës edukative dhe arsimore,përmes formave te ndryshme; zekatit,sadakatul-fitrit,kurbaneve,lëkurave të kurbanëve,ndihmave vullnetare etj. Ky fakt edhe më shumë e obligon medresenë që tia shpaguaj popullit emanetin e besuar.
Nuk është e tepër të potencohet fakti se fati i medresesë „Alauddin“ vazhdimishtë ishte i lidhur ngushtë me fatin e Kosovës. Ajo gjithmonë frymoi me popullin. Kjo mori vlerën sidomos në periudhën 1989-99,kur Kosova përjetoi castet më të vështira dhe vendimtare.
Me veprimtarin e saj të suksesshme,medreseja „Alaudin“ u bë simbol i rezistencës shqiptare. Me aktivitetet e saja të gjithëmbarshme në të gjitha format e mundshme ofroi kontribut maksimal për fitoren si synim imediat i Kosovës.
Me fillimin e agresionit serb dhe pëlcitjes së luftës në Mars 1998-Qershor 1999 në Kosovë kundër pushtuesit serb 87 nxënës të medresesë „Alaudin“ u uniformuan në rradhat e UCK-së ku 14 prej tyre ranë shehid-dëshmorë. Veprimtaria e deritanishme e medreses mundësoi hapjen e paraleleve të saja në Prizren (1993) dhe Gjilan më (1994) dhe përgatiti terrenin që BIK më 1992 të hapë fakulltetin e studimeve islame në Prishtinë,dhe më 1997 paralelja e vajzave në Prishtinë dhe Prizren. Medreseja është shkollë e mesme fetare islame dhe diplomat e saja janë ekuivalente me diplomat e tjera të mesme të Kosovës dhe jashtë sajë. Kjo diplomë gjithashtu është e pranuar si diplomë e shkollës së mesme edhe në botën e jashtme. Si medrese që një kohë të gjatë ishte e vetmja shkollë në botë ku mësohej në gjuhën shqipe. Pati meritë të jashtëzakonshme në përgatitjen e kuadrit për Kosovë, Maqedoni, Sanxhak, Mal të Zi, Luginë të Preshevës si dhe në Shqipëri pas proceseve demokratike.
CKA THA MR.NAIM TERNAVA, KRYETAR I BIK PER “PRESHEVA JONE” PER MEDRESANTET NGA LUGINA E PRESHEVES

 

Presheva Jonë: I nderuar myfti Ternava, për cdo vit në Medresenë e Prishtinës regjistrohen nxënës (studente) të rinjë, sa është interesimi nga Lugina e Preshevë dhe sa gjejnë përkrahje nga kjo Medrese ?

 

Mr.Naim Tërrnava: Interesimi i nxënësve, prindërve për tu regjistruar në Medresenë e Prishtinës është tejet I madhë duke përfshirë Preshevën, Bujanocin e Medvegjën pasi që ato janë pjesë e trupit tonë dhe nuk dallohen fare nga kandidatët e qyteteve tjera të Kosovës. Kur është fjala për Luginën e Preshevës jo rrallë ka ndodhur që I kemi mbyllur sytë duke kaluar numrin në mënyrë që të pranohen të gjithë të interesuarit me qëllim të realizimit të dëshirave të prindërve të tyre.
PO CKA THONE MEDRESEANTET E LUGINES SE PRESHEVES ?

 

Ne Medresen “Alaudin” takuam edhe  te riun nga Bilaci nga Lugina e Presheves,  Bujar Emini i cili nga Zvicra (Basel) ka shkruar ne medrese per te studiuar. Quhet Bujar Emini nga Bazeli (me origjinë nga Persheva) ishte i vetmi shqiptarë nga 100 kandidatë, garuesë (kryesisht nga vendet Arabe, Turiqia, Ballkani…dhe vendet tjera botërore)  që jetojnë në Zvicër, Gjermani dhe Francë që mori pjesë në konkursin ndërkombëtar për recital më të mirë të Kur’anit mbajtur ditë më parë  në St-Luis të Francës.

 

Bujari sot eshte ne vitin e dyte ne Medresn Alaudin.  Per ekte profesion si duket Bujar Emini eshte i pergatitur mjaft mire. Kete e deshmon edhe  nje ser aktivitetesh, sikur ai  ne France ku Bujar Emini (16 vjecar) në një konkurrencë të madhe  ka arritur që nga juria profesionale të shpallet ndër recituesit më të mirë i Kur’anit, në mesin e 100 kandidatëve pjesëmarrës të këtij konkursi ndërkombëtar.  Bujar Emini përmes një diplome shpallet recituesi më i mirë i Kur’anit në Evropë.

 

Bujar Emini jeton me prindërit  e vet (Zejdiu dhe Zeqaveti) dhe me tri motrat  e tij: Bekria, Lejla dhe Hava. Bujari ndjek mësimet  në klasën e IX-të, ku sivjet është  semimaturant. Në Shkollën Fillore të Mücke të Bazelit. Krahas, mësimeve si nxënës i shkëlqyeshëm me notë më të madhe (6) ai merret edhe me aktivitete tjera jashta shkollore, si me ato kulturore dhe sportive. Por cfarë bënë më të dalluar dhe më te rrespsetkeshëm në mjedisin ku jeton, sidomos tek komuniteti shqiptarë ku jeton Bujari është se ai ju është përkushtuar me zell të madh pos mësimeve  të obliguara në shkollë edhe studimeve islame. Ai qe tri vite me radhë ka ndjekur ligjëratat e fesë islame në xhaminë e njohur në Bazel “Paqja” e drejtuar nga imam Orhan Salihu.
Syejla Maliqi nga presheva Safete Rahimi dhe Mebrure Rahimi nga fsh.StreyZovc i Preshves. Syejla Maliqi e cila ndjek mesimet ne viti i dyte ne Medresen }Alaudin” pohon se eshte e kenaqur si me kustet ashtu edhe me mesimdhan]ensit te cilet mre peprkushtim legjoerojne lendet ne kete insititucion fetar. Kurse, rreth kophreds s eliore dhe liteartures Mebrure Rahimi viti katet, thote se pjesen dermuese te kohes se lire e kalojne ne biblioteken e medreses, opor kur ju mungon liteterura, sherbehn nga interenti…Sikur Syejla po ashtu edhe Mabrure, pas mbarimit te shkolles se mesme ne medresen “Alaudin” deshiron qe te vazhdoj studimet ne njerin nga vendet arabe. ne mesin e profesoreve ka edhe femra,si fillestare jemi te knaqura qe na u eshte dhene rasti qe te mesojme per fe. sa i perket shmise ne koke ky problem ato nuk i shqeteson. Nxeneset e medreses “Aludin” thonte se megjithese po behet shume zhurme neper qytet nuk kemi asnjeher problem madje te gjithe na shohin me sy te mire. Ushqimi eshte i mire shum ne byfene e shkolles,kemi shpesh vizita nga vendet e jashme Madje sipas Safete Rahimi vitine pare. shum e kalimtare rruges nga shikojne me zili dhe te zhgenjyera e ofenduara, sikur thone “pse une nuk mbaj shami e pse ato mbajne..” Per ta vene shaminie nuk eshte vone kurre, vetem duhet te kesh vullnet dhe besim te plote, thone mderesantet e prishtnes per “Presheva jone’. .

Tribunë Islame në Basel Kuran Bujar Emini nga Bilaci i Lugines se Presheves dje ne Basel sot ne Prishtine-ALAUDDIN

SHPËRNDAJE