Edhe agjencia informative « Presheva Jonë » radhitet dhe uron muajin e shenjtë Ramazanin por pak më ndryshe, që t’mos shkojë vetëm me urime… vizitorët e vetë muslimanë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e më gjerë. Do ju përkujtojmë se ky muaj i madhërueshëm me vlera të mëdha i cili zgjat vetëm 30 ditë nuk është ndonjë ditlindje, vit i ri apo farë gjymyshi që t’urohet nga kush mundet dhe si do, madje edhe nga ata që kurr s’ kanë vënë këmbën n’xhami apo kokën në sexhde..Kur lexojmë disa urime nga disa liderë apo edhe hoxhallarë të len përshtypjen se me shumë e bëjnë për lavd, për emër apo marketing. 

Cdo shtëpi ka kryefamiljarin, sikur se edhe cdo shtet ka kryetarin e vendit dhe atyreve ju perkasin urimet dhe apelet, kështu ndodh së paku ne vendet e civilizuara. Pra edhe ndër muslimanët sidomos ne rajonet provinciale mungon kjo tolerancë, ku duhet të rrespektojmë të parin, përfaqësuesin legjitim të popullit, të xhematit. Përderisa  ne, madje kemi dëgjuar edhe nga  goja e hoxhallarëve,duke i thënë Luginës së Preshevës si Kosovë Lindore. gjë krejt normale…Atëherë Agjencia jonë e pa të udhës të rrespektojë  dhe t’i jap përparësi me  ketë urim vëllaut tonë, të parit tonë myftiut nga Prishtina prof.dr.Naim Tërnava, kryetar i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës.

Ata të cilët vëretetë dëshirojnë  të urojnë popullin, në vend të ekspozimti nëpër portale e media, të ndihmojne të  varfurit, të ndihmojnë me të holla  apo ndihma tjera (ushqim, veshmbathje..) për jetimët, familjet e dëshmorëve,apo të burgosurve…Fundja ky muaj nuk është i urimeve e as lavdëratave..por i ibadetit, lutjes dhe solidaritetit. T’mos harrojmë vllezër dhe motra se sot vetëm në Luginën e Preshevës janë mbi 1000 familje që nuk kanë me cka ta mbushin sofrën  për iftar e mos të flasim për hurme apo pak mish ?!…

Pra, ky është një muaj i bekuar ku jetohen me emocion katër kushte të Islamit. Në këtë muaj adhurimet shtohen (namazi, dhikri, sadakaja, Kur’ani, meditimi etj.) dhe këndimi, leximi e studimi i Kur’anit duhet të dominojë më shumë se kurrë. Myslimanët e parë e shtonin këndimin e Kur’anit në Ramazan.  Në ditët, orët dhe minutat e këtij muaji të bekuar, zemrat arrijnë kaq thellësi shpirtërore dhe bëhen aq të kthjellta, sa që njerëzit kurrë nuk dëshirojnë të largohen nga atmosfera e kësaj paqeje. Pikërisht këtë nënkupton edhe fjala e Profetit Muhamed (s.a.s.) kur thotë: “Sikur ta dinin njerëzit se ç’është muaji i Ramazanit do të dëshironin që i gjithë viti të ishte Ramazan”.

STAFI I AIK – PRESHEVA JONË
Redaksia e Rubr. RELEGJIONI

SHPËRNDAJE