«Presheva Jonë » si një medium, agjenci informimi objektiv dhe i shpejtë, për hirë të profesionalizmit dhe rrespektit ndaj familjes Haradinaj nuk ka ndërmend të raportoj për  «lirimin” e Ramushit,  pa hyrë  ai në oborr të shtëpisë dhe pa e përqafuar djalin e tij sugarin, Trimin e vogël njëvjecar (25 janar 2011). Kështu veprojnë së paku mediat në perendim.

Këtë e themi, sepse disa media tona, disa herë kishin njoftuar  gabimisht (t’mos themi kishin  rrejtë e mashtruar)  familjen Haradinaj dhe Kosovën,  me paralajmërime për « lirimin »  e tij… Dhe, ne si medium nuk e kemi ndërmen t’i fryejmë  kosit !

 

HAGA NUK E KONFIRMON ENDE LIRMIN E HARADINAJT

 

„Nuk di unë cfarë kanë shkruar mediat e juaja, vetëm  mund ta konfrimoj se nga Haga s’ka ende ndonjë vendim për rastin Haradinaj…Kur kemi dic të re, do t ju njoftojmë sigurisht…“  ka pohuar znj. Nerma Jelacic, zëdhënëse e TPI-së para pak një qasti per agjencinë informative kombëtare  “Presheva Jonë”

 

Hagë/TPI, 8 maj (PrJ)

Se cfare ka të re për rastin e ish-kyremnistrit të Republikës së Kosovës z.Ramush Haradinajt i cili aktualisht gjendet në Hagë, se është liruar apo jo, siq njoftojnë disamedia kosovare ? Znj. Nerma Jelacic, zëdhënëse e TPI-së para pak një qasti per agjencinë informative kombëtare  “Presheva Jonë” ketë lajm nuk e ka konfrimuar. „Nuk di unë cfarë kanë shkruar mediat e juaja, vetëm  mund ta konfrimoj  nga Haga s’ka ende ndonjë vendim për rastin Haradinaj..“ tha në vazhdim znj. Nerma Jelacic, zëdhënëse e TPI-së para pak një qasti per agjencinë informative kombëtare  “Presheva Jonë”

Tribunali i Hagës, ka marrë vendim që ta liroj Ramush Haradinajn, nga paraburgimi deri në vendimin për aktakuzën ndaj tij….kanë shkruar disa media, lajm shumë i mirë për familjen Haradinaj, për Kosovën dhe mbarë popullin shqiptarë. Lutemi që t’mos jetë ndonjë lajm sikur disa herë më parë, që kishin shkruar se po lirohet, por ne fakt nuk ishte liruar.

SHPËRNDAJE