Festivali i folklorit burimor “Kushtrimet e Karadakut” është mbajtur në Zhegër të Gjilanit, nën pjesëmarrjen e 12 shoqërive kulturoro nga të gjitha trojet shqiptare. Në mesin e këtyre shoqërive Luginën e Preshevës e ka përfaqësuar SHKA “Presheva Jehonë”, i drejtuar nga Hasim Nuhiu.

 

Gjilan, 18 shtator

Ndërkaq festivalin tashmë tradicional “Kushtrimet e Karadakut” zyrtarishtë e hapi kryetari komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa. “Presheva Jehonë” vendin tonë e ka përfaqësuar me valle burrash me motive të karadakut.

 

Hasim Nuhiu nga kjo shoqëri thotë se gjithnjë e më shumë programi tyre është duke u përforcuar. E Nuhiu kritikon asamblet tjera pasi që nuk i përfillin minutat e programit, dhe kështu nuk rrespektojnë organizatorët. Festivali i folklorit burimor “Kushtrimet e Karadakut” është mbajtur nën mbështetjen e komunës së Gjilanit dhe Ministris për Kulturë të qeverisë së Kosovës. Ndërkaq SHKA “Presheva Jehonë” do të marrë pjesë edhe në festivalin Sofra Dardane në Peshkopi, në kuadër të 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë.
RTV Presheva

SHPËRNDAJE