Në zyrat e Amnesty International (OKB) dhe të  Kryqit të Kuq Ndërkombëtar (ICRC) në Gjenevë  sot ka arriture një letër-ankesë nga Presheva mbi nentë shqiptarët e burgosur në Serbi kundër të cilëve po zhillohet rigjykimi në Beograd, kanë njoftuar zyrtraët e këtyre dy orgnaizave botëre agjencinë informative kombëtare „Presheva Jonë“.

 

Gjenevë/UNO, 3 shkurt/AIK-Presheva Jonë

 

Në letër nga Presheva të cilën e ka siguruar agjencia jonë, drejtuar mnesty International dhe ICRC në Gjenevë është nënshkruar nga Orhan Rexhepi (kryetar i LKSH-së) njëherit nënkretar i Kuvendit Komunal të Preshevës i cili ka ndjekur vazhdimisht proceset në Begrad kundër të rinjve shqiptarë.

Në fillim të kesaj lere e shkruar në gjuhën angleze thuhet: „Të nderuar zonja dhe zotërinj, më 26 dhjetor të vitit 2008, në prezence të së paku 2600 pjestarëve të xhandarmerisë serbe dhe rreth 150 pjestarëve të Shërbimeve të ndryshme civile Serbe, me makina private, target e të cilëve ishin nga Novi Sadi, Beogradi, Kragujevci, Nishi, Leskovci dhe Vranja, u arrestuan nëntë (9) Shqipatrë nga komuna e Preshevës duke bastistisur  17 lokalitete.“

 

Në vazhdim të kësaj letre nga Presheva drejtuar Amnesty Internationa dhe ICRC në Gjenevë thuhet po ashut se „ata akuzohen për masakra kundër Serbëve në Gjilan (Kosovë), gjatë vitit 1999 dhe akuzohen si pjestarë të UÇK-së, por vetëm dy prej tyre kanë qenë pjestarë të këtij formacioni ushtarak, dy të tjerë kanë qenë pjestarë pjestarë të UÇPMB-së, derisa pesë të tjerë nuk kanë qenë pjestarë të asnjë formacioni ushtarak. Më 21 janar 2011, Gjykata Speciale për Krime Lufte i dënoi ata me nga 8, 10 dhe 15 vjet heqje lirie (101 komplet), edhe pse fakte-dëshmitë ishin zero, gjatë vitit 1999 në Gjilan dhe rrethinë nuk u gjet as edhe një person i masakruar. Në Aktgjykimin e 21 janarit 2011 u nxorrë 47 Serb të masakruar, dhe pastaj kufomat e tyre u paskan hedhur në Liqenin e Livoçit afër Gjilanit. Për këtë arsye ne po ua dërgojmë edhe dokumentin e EULEX-it i cili vërteton se në Liqenin e Livoçit nuk është gjetur asnjë mbetje mortore. Pra ata u dënuan  pa snjë dëshmi, mu ashtu si edhe u arrestuan… »

 

Por, pas ankesës së Palës Mbrojtëse, më 27 Dhjetor 2011, Gjykata e Apelit anuloi vendimin e Gjykatës Speciele për Krime Lufte dhe sipas ligjit lënda u kthye në rigjykim, është nënvizuar në këtë letër.

 

« Rigjykimi filloi më 31 janar 2012, por pjestarë të familjeve të të akuzuarëve nuk u lejuan të marrin pjesë në këtë seancë edhe pse ajo ishte e hapur për opinion. Pasojat janë evidente për gjithë Luginën e Preshevës, dhe nuk mund të shlyhen kurrë. Pasoja më e madhe është se me këtë rast nga Presheva dhe Bujanoci janë shpërngulur më tepër se 600 Shqiptarë… » thuhet në fund të kësaj letre nga Presheva drejtuar institucioneve të larta ndërkombëtare në Gjenevë që merren me drejtësinë dhe të burgosurit.

SHPËRNDAJE