Prej nesër në Maqedoni fillon zbatimi i çmimeve të reja më të ulëta të kartonëve të gjelbër, të cilat do të kenë afat një vit, në vend të deritanishmëve një, tre dhe gashtë muaj.

Kartoni i gjelbër për automjetet e udhëtarëve deri në 66 kilovat do të kushtojë 60 euro, për ata mbi 66 kilovat 90 euro, ndërsa për automjetet transportuese çmimi është 280 euro. Deri më tani çmimi i kartonit të gjelbër për automjetet ka lëvizur prej 40 euro për një muaj deri 150 euro për një vit, ndërsa për automjetet transportuese ka kushtuar 450 euro.

Nxjerrja e kartonit të gjelbër nuk do të jetë i obligueshëm, ose mund që çdo kush të zgjedh nëse do ta nxjerr kartonin e gjelbër gjatë regjistrimit të automjetit ose jo.

Kartonët e gjelbër të dhëna para 1 shtatorit do të vlejnë deri në skadimin e afatit për të cilin janë dhënë.

Vendimi për uljen e çmimit të kartonëve të gjelbër e ka sjellë Qeveria e Maqedonisë në muajin qershor në seancën e saj të parë.

SHPËRNDAJE