Cesare Prandelli duket i kënaqur me paraqitjen e Italisë me “fytyrën” që i ka dhënë pas humbjes në miqësoren ndaj Rusisë.

Spanja ishte kundërshtari i parë i vërtetë për ish kampionët e botë, të cilët treguan vlera në fushën e lojës, duke rrezikuar madje edhe ta fitonin takimin. Mund të kishte ndodhur kështu nëse maja e sulmit e udhëhequr në pjesën më të madhe të kohës nga Balotelli, do të kishte funksionuar.

Prandelli foli pikërisht për momentin kur bomberi me origjinë nga Gana kishte rastin më të mirë për të kaluar skuadrën në avantazh.

“Nuk e di çfarë i ndodhi kur u gjend i vetëm përballë portierit Casillas. Duhej t’ia pasonte Cassanos. Nuk më shqetësonte shumë kartoni i verdhë. Nuk do të ketë asnjë ndëshkim”, nënvizon Prandelli.

SHPËRNDAJE