Shkruar nga: Shkodran Ismaili

   

     Lidhur me pluhurin qe eshte ngrite kohen e fundit ne opinionin e Lugines se Presheves, lidhur me Planin Aksional qe eshte miratur, pro dhe KUNDER, une kam zgjedhur qe tja kushtoj nje rendesi trajtimit te tij! Shpresoj qe edhe ne te ardhmen do te kem trajtesa lidhur me kete ceshtje!

Shumë është cështje e thjeshtë me kuptue! Plani Aksional (Aksioni Plan,srb) është një hartim mjeshtëror i cili në prapavijë të tij e ka një mashtrim shumë të madh! Terme e koncepte të tilla të përdorura në atë Plan sic janë: iterno raseljenim licima, povratnicima që në shqip thjesht dhe me përshtatje të lirë do të thotë – të shpërngulurit e brendshëm intern, dhe povratak, që është paskajorja dhe derivatiti i povratan – rekurrent, refleksiv apo ja kthej, ja jap atë që i kam marrë dikur, pra thjesht RIATDHESIM Pra, këto terme, dhe kjo konceptologji e përdorur këtu në këtë plan është dashur që ti bëjë të mendojnë këta të quajtur politikan.

 

Shtohet pyetja: C kuptojm me të shpërngulurit e brendshëm intern? Apo dhe të ri-atdhesuarit, apo riatdhesim? Pasi propaganda zyrtarë e APN është së bëhet fjalë për refugjatët kryesisht nga Lindja e Mesme, atëherë ne e bëjm këtu një pyetje drejtuesve të kësaj partie. Vallë refugjatët nga Lindja e Mesme e kanë patur dikur atdhe Sebinë që tani duhet të riatdhasohen apo është fjal për ndonjë kategori tjetër? A janë refugjatët nga Lindja e Mesme me status intern apo si është puna?

 

Pra janë këto disa pyetje të cilat mund të jenë pa paërgjigje nga APN dhe përgjigja e vetme e të cilave pyetje është kështu – bëhet fjalë për të shpërngulurit intern (pra të brenshëm të ardhura nga treva lufte nga luftërat e ish Jugosllavisë) dhe që mundësisht duhet të vendosen diku, por nën ombrellën apo nën mbështjelljen e këtyre termeve e koncepteve moderne, sic janë të shperngulur intern, apo riatdhesim sepse për ndryshe planet ogurzeza për kolonizim të kësaj toke ende janë në fuqi në mendjen e klasës politike serbe! Plani Aksional ka edhe dimensionin ndërkombëtar të fjalës që politika serbe mundohet ta paraqet para bashkësisë ndërkombëtare se kinse ai Plan apo ato shtë[I banimi për refugjatët do të ndërtohen apo vendosja dhe rehabilitimi e komodimi përfundimtar I refugjtëve do të vazhdon derisa të vazhdon edhe trazirat dhe luftërat në Lindjen e Mesme.

 

Ne e kemi kapërdi këtë punë shumë lehtë sepse nuk e njohim situatën dhe madje nuk I njohim cështjet, ndërsa shteti serb e di shumë mirë se trazirat e luftërat në Lidnje të Mesme do të zgjsin me gjashë edhe deri në vitit 2030 e tutje dhe ajo (lexo shteti serb) do të mundohet të manipulon me ndihmën e dhënë këtyre refugjatëve. Këto janë lojëra të vjetra dhe janë të njohura, e që në duhet të jemi sycelë. POr sic duket kanë gjetur argat të padijes dhe do të vazhdojnë.

Pra më një fjalë propaganda dhe mashtrimet, kundërthëniet, mendimet jologjike të APN dhe të drejtuesve të saj së kinse PVD dhe PDSH e kanë keqinformuar opinionin, mandej njëherë se kinse nuk e kanë përkthyer mirë e drejtë janë përpjekje shumë të ulëta, joparimore dhe shumë antidemokratike!

Prandaj unë jam munduar që në origjinalin e Aksioni Plan ti nënvizoj me vijë të kuqe duke i theksuar se pikërisht janë keto “dispozita”, po e quaj kushimisht të këtij plani ogurzi që janë më problematiket dhe që drejtuesit e Komunës (lexo të APN-së) kur e kanë miratuar këtë plan as që e kanë pasur idenë fare se sa rrezik sjell. Andaj, populli do të dijë të sillet me datë 24 dhjetor në këto zgjedhje ashtu sic ka ditur me i mbrojtë gjithmonë këtë kauzë kombëtare!

 

SHPËRNDAJE