Si para çdo samiti europian, liderët e djathtë kanë zhvilluar dje në Bruksel takimin e Partisë Popullore Evropiane (PPE), që ka festuar 35-vjetorin e saj, duke afishuar dukshëm influencën e saj të me liderët më të rëndësishëm në institucionet europiane.

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimeve me homologët e tij, ka diskutuar përveç temave europiane të mprehta edhe situatën post-zgjedhore në Shqipëri.

Për Partinë Popullore Evropiane (PPE), është vendimi i instancave gjyqësore ai që përcakton rezultatin në zgjedhjet e Tiranës dhe jo partitë politike.

“Duhen respektuar rregullat. Ka një gjykatë për rezultatin e zgjedhjeve. Nuk i takon partive politike të shprehen nëse rezultati njihet apo jo. Janë rregulla që duhet respektuar sot. Është për këtë që ka një drejtësi kudo. Kjo është demokracia e vërtetë. Demokracia nuk është: unë vendos se kush është zgjedhur dhe kush nuk është zgjedhur. Kur votuesit kanë shprehur vullnetin e tyre, kjo duhet respektuar. Siç thoshte im atë: votat duhen numëruar dhe jo peshuar”, pohon Joseph Daul, kryetar i grupit të Partisë Popullore Evropiane.

Pra si parti, ju jepni mbështetje të plotë? “Unë respektoj atë që thotë Gjykata. Nëse Gjykata thotë ka fituar zotëria, atëherë është zotëria që ka fituar. Si mund të ndodhë ndryshe? Si mund të themi diçka ndryshe nga Brukseli. Në çdo vend ka drejtësi dhe shtet ligjor. Duhet të mësoheni me këtë”.

Për një nga figurat e njohura të kësaj partie, Elmar Brok, nuk është në këtë mënyrë që opozita mund të përgatitet që një ditë të udhëheqë vendin: “Sigurisht që opozita mund të kontestojë zgjedhjet nëse ka arsye për ta bërë këtë, por kam përshtypjen se nuk ka një arsye të vërtetë për këtë. Opozita duhet të mësojë që të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të fillojë punën normale, pasi kjo është gjithnjë mënyra më e mirë për tu përgatitur më vonë për qeverisjen dhe jo duke ndalur progresin e vendit kohë pas kohe”, pohon eurodeputetja.

Përdorimi i votës së zgjedhësve për të bllokuar edhe për kryeministrin Berisha është e papranueshme, pasi janë të gjithë qytetarët që i vuajnë pasojat.

Kryeministri Berisha ka shprehur gjithashtu optimizmin për situatën ekonomike në Shqipëri e cila është në kontrast me krizën që përjetojnë aktualisht shumë vende evropiane.

SHPËRNDAJE