“Posllaniku” i përjetshëm Riza Halimi le të tregojë çfarë të mire nga “Skupshtina” e Serbisë i ka sjellur popullates shqiptare!? Asgjë! Për vete konstumet me kravatë, pagën dhe beneficionet nga shteti pushtues. Lufta çlirimtare e UÇPMB-së e vitit 2000-2001 në një anë, e pehlivanëve-politikanë e biznesmenëve në anën tjetër, u pa se me sa fije këto dy kategori ishin të lidhura me pushtuesin…Porn e n jefare menyre pushtesin po e ndihmojne edhe disa lidere ne Luigne..merre me mend sot ne tri komuna me (kam qejf të them se janë 100 mijë shqiptarë) kemi atje 12 parti, a  se seshte marre a?! A ka ma më katastrofë! thote veprimtari i njohur i ceshtjes kombetare Murat Jashari ne intervisten dhene agjencise informative kombetare “Presheva Jone”

 

 

Lientechtain, 11 gusht

 

Grupi negociues ka pasur kohë që 11 vjet që t’ia ngjet për qafe Peter Feithit, San Stavilenit, si garantues për emplementimin e Marrëveshjes së Konçulit. Edhe këtë nuk e kanë bërë. Po pse atëherë ata hanë bukën, për me e pritë me bë pegatën? TURP në KUB! Serbia e Greqia nëpërmjet tre shqipfolësve, me pak luftë „çlirimtare“ duan ta sigurojnë Korridorin 10-të. Këtë, si shqiptarë nuk duhet lejuar!,. thote ne fillim te intervistes Murat Jashari.

 

 

Presheva Jone: Rexhep Qosja për “Presheva Jonë”  ka thënë se bën t’i jepet shkines Veriu, të cilën deklaratë e demantoi Demaci po ashtu në “Presheva Jonë” duke thënë se “Qosja nëse ka ndonjë livadh të vetin, mundet me ia dhënë Serbisë..”, ndersa, Kadare po ashtu për agjencinë tonë tha se asnjë pëllëmbë te Kosoves e as te Lugins se  Preshevës, asesi nuk duhet t’i jepet Serbisë. Ju, z. Jashari,  jeni pro këmbimit të territoreve?

 

 

Murat JASHARI:   Profesorin e nderuar, Rexhep Qosjen duket se  e kanë keqëkuptuar. Në bazë të marrëveshjeve të Rambujesë dhe Vjenës, Serbia e ka gjithë Kosovën. Kurse, të madhin Ismail Kadare e kisha porositur që t’i vizitojë trojet shqiptare që janë të pushtuara nga sllavët e grekët dhe kur të kthehet në Tiranë apo në Paris, le ta shkruajë një libër me përjetimet e vizitave këmbëkryq që ka pasur me këta të shkretët shqiptarë. Me një libër të tillë, Kadare do të bëhej më I madhi! Për të madhin e të shenjtin, Bacën Adem, s’kam çka them, edhe ajri i Kosovës që shkon në Serbi atij i dhimbset e lëre më një centimetër tokë!

 

Presheva Jone: Po, si e shihni situatën aktuale në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë… A mendoni se liderët e Luginës po  punojnë për ribashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën apo me Serbinë. A janë shumë për një grusht shqiptarësh në Luginë, 12 parti, që as Zvicra me 7 milionë banorë nuk i ka aq ?! Mendoni se referendumi i 1-2 marsit 1992, duhet të zbatohet dhe liderët e atjeshëm këtë datë të mos e keqpërdorin duke e përkujtuar vetëm gjatë fushatave ?

 

Murat JASHARI:  Situata në Kosovën Lindore është pothuajse e njëjtë me atë të pjesëve të tjera të hapësirës shqiptare. Këtu, shqiptarët janë të shtypur në të gjitha sferat e jetës, nga Serbia dhe nga pehlivanët-politikanë shqipfolës. “Posllaniku” i përjetshëm Riza Halimi le të tregojë çfarë të mire nga “Skupshtina e Serbisë” i ka sjellur kësaj popullate. Asgjë! Për vete konstumet me kravatë, pagën dhe beneficionet nga shteti pushtues. Lufta çlirimtare e UÇPMB-së e vitit 2000-2001 në një anë, e pehlivanëve-politikanë e biznesmenëve në anën tjetër, u pa se me sa fije këto dy kategori ishin të lidhura me pushtuesin. Nebojsha Çoviç, si kryesues i grupit negociues për Marrëveshjen e Konçulit I njeh më mirë këta pehlivanë-politikanë! Gjysma e grupit negociues shqiptar me në krye “posllanikun” e përjetshëm natën (fshehtas) bisedojnë me Çoviça e Markoviça e të nesërmen në bisedime për Marrëveshjen. Ja ku e kemi mostrën se çfarë lirie ka ai popull e çfarë pehlivanë-politikanë ka! Në tri komuna me (kam qejf të them se janë 100 mijë shqiptarë) me 12 parti, akoma më katastrofë! Për çdo lagje nga një parti. Pra, shumë të përçarë. Jonuz Musliu i shkreti po mundohet që ta bashkojë spektrin e pehlivanëve , por kot e ka! Pushteti qendror i Serbisë ka me  çka t’i ushqejë këta pehlivanë, kurse Jonuzi s’ka tjetër vetëm me mendje, shpirt e zemër.

 

Jonuz Musliu e ka për obligim shpirtëror e moral, se ka qenë përfaqësues politik I UÇPMB-së, që ta formojë Këshillin Kombëtar nga; një përfaqësues të subjekteve politike, një përfaqësues të OJQ-ve dhe një përfaqësues nga Bashkësitë fetare Islame dhe katolike (po qe se ka të këtij konfesioni të fundit). Subjekti i të cilit kryetar është Jonuz Musliu nuk është Parti, por Lëvizje. Jonuz Musliu afër vetes, apo Këshillit Kombëtar, duhet ta ketë ekspertë të së drejtës kombëtare e ndërkombëtare, historianë e gjeografë, akademikë, topografë, etj.. Këshilli Kombëtar do të duhet të kishte anëtarë edhe biznesmenë që kanë gjenin e gjakun e shqiptarit. Duhet gjetur mundësitë që kryesuesit e Këshillit Kombëtar të depërtojnë dhe të krijojnë kontakte me ndërkombëtarët dhe me Departamentin Amerikan të Shtetit. A duam të mbetemi shqiptarë apo të asimilohemi në sllavë? E për t’i arritur synimet kombëtare, Jonuz Musliut I duhet ëprkrahja e të gjithëve. Me të kaherë jemi betuar vetëm për popull e Atdhe! Duhet që me subjektin dhe Këshillin Kombëtar të jetë në çdo moment në lëvizje. Jo të pritet që në çdo katër vjetë, vetëm kur janë zgjedhjet komunale e parlamentare, të shihet me popullin. E di se Jonuzi me shokë e ka analizuar e studiuar shumë mirë librin “Kur u vunë themelet e Shqipërisë së Re” E.H., që të mësojë e të sqarojë se si duhet të lidhemi me opangën e popullit tonë, për të mirën e popullit shqiptar. Gjithëkund te shqiptarët e ndarë me kufinj, jashtë Shqipërisë londineze e Çamërisë janë mbajtur Referendume.  Edhe në Kosovën Lindore më 1-2 Mars 1992, u mbajt Referendumi që ishte një kërkesë shumë mirë e artikuluar, me të drejtë bashkimi me Kosovën. Por, ku mbetën anëtarët e Këshillit Organizativ të Referendumit? Pse nuk dalin para popullit që të kërkojnë falje për mos implementimin e Referendumit!

Shqiptarët e kësaj pjese të shqiptarisë duhet të vetorganizohen dhe kanë 1001 arsye e forma të mos-dëgjimit qytetar ndaj pushtuesit. Të jenë problematikë për Serbinë e Ndërkombëtarët! Kjo popullatë mos të presë nga pehlivanët politikanë-hajna-mafiozë të pjesëve të tjera shqiptare se po i ndihmojnë!  Veproni me të njëjtat forma siç po veprojnë për tokë të huaj serbët në Veriun e Mitrovicës (Kosovës). Pehlivanët-politikanë  të të trija komunave duhet t’i mbani me dhunë në protesta. Dy orë të bllokohet autostrda Kumanovë-Preshevë-Vranjë. Ndërkombëtarët aty i keni. Do t’i keni, policë, xhandarë e ushtri të Serbisë! Për këtë arësye thuhet se liria është e shtrenjtë!

 

Askush nuk ua servon lirinë në pjatë! Keni ju të tri komunave të Kosovës Lindore një përfaqësues i yne në OKB në Gjenevë,  z. Nefail Maliqi.  Ai pastaj do të jetë edhe më i fortë, në OKB ta ngritë zërin edhe më fort për të drejtat e merituara të popullatës së këtyre tri komunave! Pa lëvizur si popull, vetëm mirë të organizuar nuk ka liri, e aq ma pakë çlirim e bashkim!  Pastaj, Prishtina e Tirana zyrtare do të vendosin që të jenë me ju apo me Serbinë. Vetëm me veprime konkrete të lejuara me konventa ndërkombëtare e matni impulsin e Prishtinës e Tiranës zyrtare se çfarë gjeni e gjaku kanë!

 

 

Presheva Jone:  Dy sulme janë bërë kundër postblloqeve serbe në Dobrosin, për të cilat përgjegjësinë e kanë marrë “Lëvizja e Lirisë” . A  mund të thuhet se shqiptarët e Luginës e kanë humbur durimin apo ndoshta po presin të clirohen nga Tirana e Prishtina ?

 

 

Murat JASHARI:   Derisa pehlivanët-politikanë nuk marrin asnjë hap për t’i zgjidhur një nga një problemet, nuk është e habitshme se të rinjtë që duan të kenë perspektivë për veten  dhe ëpr familjarët e tyre, zgjidhjen e shohin vetëm me anë të krykëhollës. Dhe, askush nga pehlivanët nuk ka të drejtë që t’i akuzojë këta ushtarë lirie. Grupi negociues ka pasur kohë që 11 vjet që t’ia ngjet për qafe Peter Feithit, San Stavilenit, si garantues për emplementimin e Marrëveshjes së Konçulit. Edhe këtë nuk e kanë bërë. Po pse atëherë ata hanë bukën, për me e pritë me bë pegatën? TURP në KUB! Serbia e Greqia nëpërmjet tre shqipfolësve, me pak luftë „çlirimtare“ duan ta sigurojnë Korridorin 10-të. Këtë, si shqiptarë nuk duhet lejuar! Perderisa lideret e Lugines se Presheves pine cafe e hane kingja ne Beograd me serbet, ne Luginene  Presheves nuk ka liri as Kosove Lindore…Lideret e Lugines, kur flasin per liri apo clrimin te trevave shqiptare, duhet ta zgjedhin ose pushken ose kingjat me serbet  e Pcinjes

SHPËRNDAJE