Politika shqiptare në Luginë të Preshevës deri më tani nuk ka dal me qëndrime të përbashkëta dhe konkrete për të kthyer të shpërngulurit nga malësitë e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.


Arditë BEHLULI

Preshevë, 14 janar / AIK-Presheva Jonë

 

Banorë të Malësisë së Medvegjës edhe më tutje përballen me vështirësi ekzistenciale për jetë normale në hapësirat e asaj zone. Qytetarët e fshatit Svircë, komuna e Medvegjës jetojnë në kushte tejet të vështira duke qenë të izoluara nga qytetet fqinje më të përafërta. Fshatrat e malësisë së Mevedgjës gati janë boshatisur të  tërat për shkak të pa sigurisë dhe problemeve të qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave. Edhe ato pak familje të kthyera në vendlindje pas periudhës së konfliktit të armatosur në Luginë të Preshevës janë me shpresa gati të humbura për të vazhduar jetën normale. Familjet jetojnë vetëm me potencialet e tyre që mund të sigurojnë dhe me mëshirën e zotit. Selvie Selimi, banore e fshatit Svircë me burrin dhe katër fëmijët gjatë periudhës së fundit dhjetë vjeçare ka frekuentuar në tetë vendbanime të Kosovës duke kërkuar kushte më të mira për jetë. Ajo është përballur me shumë probleme për ekzistencë mirëpo qëndrimi i kësaj familje për tu kthyer në vendlindje ka qenë i prerë. Svirca është fshati më i madh në Medvegjës i banuar etnikisht me shqiptarë në vijën administrative Kosovës- Serbi ku kufizohet me qytetin e Kamenicës. Shqiptarët e Svircës mbeten të ndarë dhe të bllokuar për qarkullim me lidhjet farefisnore që kanë në Kamenicë. Kufiri në fjalë është kufi i mbyllur dhe i pa kaluar, ka deklaruar për agjencinë tonë dhe Televizionin Presheva, Rexhep Abazi. Politika shqiptare në Luginë të Preshevës deri më tani nuk ka dal me qëndrime të përbashkëta dhe konkrete për të kthyer të shpërngulurit nga malësitë e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Me një strategji të përbashkët politike do të ruhet autoktonia dhe popullimi i shqiptarëve të vendbanimet tani më të zbrazura.

SHPËRNDAJE