Poloni, shpirti djallëzor i dërgon mesazhe në celular priftit

largea_prifti-jpg1406660497Një prift polak thotë se një shpirt djallëzor po i dërgon mesazhe kërcënuese në celular pasi u përpoq të kryente ekzorcizëm ndaj një vajze adoleshente.

At Marian Rajchel nga Jarosllava është shprehur se fakti që shpirti i keq po e ngacmon me mesazhe në celular, tregon se eksorcizmi i tij nuk ka dhënë rezultat.

“Ai që më dërgon mesazhe është një shpirt djallëzor që ka pushtuar vajzën”, tha prifti për mediat lokale duke shtuar se Djalli dhe ndjekësit e tij e përdorin shumë mirë teknologjinë moderne.

“Në shumicën e rasteve, pronarët e celularëve nuk e dinë që po përdoren dhe ky është një rast i tillë. Në njërin nga mesazhet që kam marrë shkruhet: “Ajo nuk do të çlirohet. Ajo është prona ime. Cdo njeri që lutet për të, do të vdesë!” Më pas, më shau duke më quajtur një prift idiot”, tha Rajchel.

“Është e padiskutueshme që kjo vajzë e re është pushtuar dhe ka nevojë për ndihmë”, shtoi prifti.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni