“Washington Post”

Spekulimet, sipas të cilave Vladimir Putini duhet ta zbusë pushtetin, po qe se dëshiron të mbetet lider i Rusisë, tashmë janë në rritje. Rejtingu i tij, një vit më parë në 80 për qind, tashmë ka zbritur në 60. Ai shoqërohet edhe me gjëra të tjera, siç është e ardhmja e pasigurt ekonomike.

Rezultatet preliminare të zgjedhjeve të së dielës duket të kenë goditur edhe më shumë rënien e autoritarizmit të Putinit. Partia e tij, Rusia e Bashkuar, ka dështuar të rimarrë shumicën e saj, duke fituar vetëm 50 për qind të votave, nga 65 për qind sosh, që i kanë mundësuar ndryshimin e kushtetutës katër vjet më parë. Megjithatë, rezultatet duket të jenë një lajmëtar i keq për ata që shpresojnë në liberalizim.

Vitet e mëparshme kanë treguar se ka shumë pak gjasa që autoritetet ruse t’iu lejojnë votuesve të vendosin për zgjedhjet e rëndësishme kombëtare. Këtë herë, pamjet e postuara në YouTube treguan një sasi fletëvotimesh të rreme dhe, kështu, Rusia e Bashkuar, si në kohët e dikurshme sovjetike, fitoi 99 për qind të votave në Çeçeni. Nuk ka dyshim se kjo ishe maja e ajsbergut: T’i fitosh rezultatet e duhura, nuk është një detyrë e lehtë.

Po, përse Putini i lejoi partisë së tij të humbasë 15 për qind të votave? Disa e arsyetojnë këtë me faktin se humbja e popullaritetit të Rusisë së Bashkuar, gjatë vitit të kaluar – sidomos pas fushatës së shkëlqyer të blogerit Aleksej Navalni për ta quajtur atë “parti të kriminelëve dhe hajdutëve” – do ta bënte vështirë të besueshme humbjen më të vogël.

Rezultati është i dobishëm jo vetëm për të lënë jashtë disa pakënaqësi popullore, por edhe për shmangien e akuzave për autoritarizëm nga brenda dhe jashtë. Një gjë e tillë ka nxitur edhe kundërshtarët, por opozita i ka përkujtuar ata se kush është kreu, duke arrestuar qindra njerëz që protestonin kundër mashtrimeve me vota.

Putini ka distancuar veten nga Rusia e Bashkuar që para zgjedhjeve, përfshirë dhe nga krijimi i lëvizjes paralele ushtarake “Fronti popullor”. Në këtë mënyrë, është presidenti Dimitri Medvedev – që së shpejti do të bëhet kryeministër në bazë të marrëveshjes me Putinin – ai i cili ka pësuar dëme të vërteta për reputacionin e tij me kryesimin e listës së votimit të Rusisë së Bashkuar.

Kjo duket t’i ketë hartuar shumë bukur planet e liderit suprem. Ka pak gjasë të flitet për ndonjë kërcënim të fitores së pritur të Putinit në vitin e ardhshëm, pasi ai e ka bërë të sigurt që asnjë kandidat të mos mund ta sfidojë.

Në këtë kohë, ai do të bazohet në mbështetjen e të tjerëve, përkatësisht të partive pro Kremlinit. Për më tepër, pozicioni i dobësuar i partisë më të madhe në këto kohë të pasigurta eliminon çdo mundësi për të siguruar platformën për kryengritje të mundshme nga ana e politikanëve të grupit shumicë. Në këtë rast, dëmtimi i partisë së pushtetit forcon presidencën e mundshme të Putinit.

Putini është një virtuoz i qeverisjes përmes rrjetit të miqve, në vend të institucioneve si Parlamenti – çfarë është një praktikë shumë e vjetër ruse. Rezultatet e së dielës arsyetojnë projektet e tij për zgjerimin e pushtetit personal, duke destabilizuar institucionet dhe duke siguruar që elitat e shtetit të mos e kërcënojnë rolin e tij si arbitër suprem.

SHPËRNDAJE