Policia Zvicerane kap në Cyrih 100 kg drogë

Sipas policisë, kjo bandë është prirë nga një i ri shqiptarë  i cili së shpejti do të ballafaqohet me drejtësinë. 

 

Gjenevë, 15 mars / AIK-Presheva Jonë  

Mediat zvicerane duke iu referuar një komunikate të prokurorisë kantonale, thuhet se policia  e Cyrihut ka arritur me sukses të konfiskojnë një sasi të madhe të dorgës deri më sot. Vlera e shitjes e kësaj lënde është llogaritur deri 16 milionë franga zvicerane.

Policia kishte filluar të përcillte aktivtetin e tyre nga viti 2009, duke vazhduar gjatë vitit të kaluar, me ç‘rast trafikantët ishin ballfaquar me drejtësinë zvicerane, ku pasojnë arrstime tjera të ketij grupacioni. Sipas policisë, kjo bandë është prirë nga një i ri shqiptarë  i cili së shpejti do të ballafaqohet me drejtësinë. “Lënda narkotike ishte fshehur në disa bunkerë të drogës në një podrume në Regendorf dhe në Cyrih, e paketuar në disa qanta sportive”, ka deklaruar Christian Meier nga prokuroria e Cyrihut. Prokuroria këtë aferë të kësaj bande  kishte mbajtur të fshehur, me qëllim që hertuesia të jetë më efikase dhe më e suksesshme.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni