policeeefgg

Neuchatel, 29 shtator -(E plotesuar) -Lidhur me arrestimin e policse zvicerane te qytetares nga Bosnja E.V (56) me orgjinë nga Kosova ne Neuchatel per nje  vrasje te djalit të një nacionalisti serb agjencia e lajmeve “Presheva jonë” në Zvicer ka amrrur kete shpjegim te Zyres Federale te Drejtesise (OFJ/Bundesamt für Justiz BJ) ne Bernë se “në emër të Zyrës Federale të Drejtësisë, policia kantonale Neuchâtel më  20 shtator 2016 arrestoi në Neuchâtel, një shtetas boshnjake dhe e ka vendosur në paraburgimit, në pritje të ekstradimit. Gruaja, me banim në Zvicër, kërkohet nga autoritetet boshnjake për krime të luftës. Ajo, si një anëtare e ushtrisë boshnjake dysohet se vrarë një djalë 12 vjeçar, në korrik të vitit 1992 në zonën e Srebrenicës..”

Urdhër arresti qëllim ekstradimi të lëshuar nga OFJ është i bazuar në një kërkesë për ekstradim boshnjake datës 13 nëntor 2015 dhe janar 6, 2016 dhe 8 March 2016 përfunduar.

Sipas autoritetve të Bernes zyrtare nga OFJ “Në seancën e tij të kryer nga prokurori publik e kantonit Neuchâtel me 21 shtator 2016, ajo ka kundërshtuar ekstradimin e saj në Bosnje dhe Hercegovinë. Në bazë të kërkesës për ekstradim dhe një pozicion të marrë nga avokati i gruas, OFJ do të vendosë nëse ajo do t e ekstradohet  apo jo  në Bosnje dhe Hercegovinë.”

“Urdhër arresti për ekstradim dhe vendimin për ekstradim , OFJ  do të ankimohen në Gjykatën Federale. Kur është fjala për një “rastet veçanërisht të rëndësishme,” sidomos kur duket procedura jashtë vendit ka defekte serioze, vendimi i Gjykatës Penale Federale mund të kundërshtohet me anë të ankesës në Gjykatën Federale..” ka deklaruar e fund z.Raphael Frei, zedhnes i Zyres Federale te Drjetesise (OFJ/Bundesamt für Justiz BJ) ne Bernë.

 

Policia zvicerane arreston oficeren kosovare E.V per vrasjen e djalit të një nacionalisti serb

Shqiptarja nga Kosova,  E.V është arrestuar nga policia kantonale në Neuchatel te Zvicër për shkak të vrasjes se djalit të  një nacionalisti serb Sllobodan Stojanoviç në Kamenicë të Bosnjës ne vitin 1992, kur në Kosove atëbotë helmoheshin e masakroheshin fëmijët e Kosovës.

Sipas burimeve të “Presheva jonë”, krimi ka ndodhur në vitin 1992 ne Kamenice afër Zvorniku kur atëbotë oficerja nga Kosova në ushtrinë e Bosnjës kishte 32 vjeç.

Kosovarja E.V e arrestuar kah mesi i këtij muaji (20 shtator) ne Neushtael ka  56-vjeç  akuzohet për krime lufte gjatë konfliktit të Bosnjës, njoftmin e ka komfirmuar z.Pierre Louis Rochet, zedhënes i policise kantonale (NE)  per agjencine  e lajmeve “Presheva Jonë” në Zvicër.   E dyshuara E. V.  akuzohet se në vitin 1992 torturoi e më pas masakroi me thikë për vdekje, djalin e shovinistit serb Sllobodan Stojanoviç në Kamenicë të Bosnjës.

Shqiptarja ka qenë pjesë e të ashtuquajturës ushtri e Bosnje-Hercegovinës që luftonte kundër grupeve militante të serbëve të Bosnjes.

E akuzuar për vrasjen e  S.S është arrestuar nga policia e kantonit te  Neuchatelit me kërkesë të Prokurorisë së BH-së. Autortiet jhelvetike nga Ministria Publike jane ne bisedime me ato boshnjake rreth modaliteteve të ekstradimit te arrestuarës në fjalë.

SHPËRNDAJE