Lajmin e ka konfirmuar permes telefonit vete minsitri Makolli për agjencinë informative “Presheva Jonë” . Në  fakt minsitri Makolli i shoqeruar me veturën diplomatike me katër bashkepuntorë nga policia ishte kerkuar ti heq tabelat e regjistrimit nga vetura e tij me targa të republikës së Kosovës, por ai ketë e kishte refuzuar dhe keshtu delegacioni kosovare kthehet mbrapa. per rrjedhën e kësaj vizite të paraparë të minsitrit kosovarë do tju njoftojmë në oret e ardhsm.

 

Kushtrim MALIQI

Koncul, 12 janar/ AIK-Presheva Jonë

 

Me ministrin Makolli përfaqësuesit shqiptarë në Luginë të Preshevës janë takuar në mes kufinjëve ku kanë biseduar për afër gjysmë ore por asesi nuk është lejuar hyrja e tyre në Luginë

Serbia duhet të jetë shume skeprike se edhe në perieudhën e tanishme shkrut-mar ët smarrë kandidaturën për anëtare në BE,tha ndër të tjera në reagimin e parë para mediave deputeti popullorë në Parlamendtin serb z.Riza Halimi,duke theksuar se deri dje ka qenë në kontakt me qeveritarë të lartë serb të cilët nuk e kanë penguar këtë takim,madje hiq më larg se dje tha se ka biseduar me ministrin e punëve të brendshme serbe Ivica Dacic,dhe është aspak serioze kjo lojë e serbisë që në momentet e fundit ta bëjë një incident fatal për veti sigurisht.

Ne do të reagojmë në të gjitha nivelet ndërkombëtare,për këtë akt jashtëzakonishtë jo njerëzorë dhe demokratik të ndërrmarë nga shteti serb dhe besojmë se do ta ndalim hovin

Në  fakt minsitri Makolli i shoqeruar me veturën diploamtike me katër bashkëpuntorë nga ana e policisë ishte kërkuar nga delegacioni kosovarë  ti hiqen tabelat e regjistrimit nga vetura, me targa të Republikës së Kosovës, por ai ketë e kishte refuzuar dhe keshtu delegacioni kosovare kthehet mbrapa. per rrjedhen  e kësaj vizite të paraparë të minsitrit kosovarë do tju njoftojmë në orët e ardhsme..Ministri Makolli kishte nje agjende të pasur nga takimet me liderët e Kosovës Lindore, por ai nuk ishte lejuar përkundër përpjkjeve të bisedimeve dhe presionit te auturiteteve lokale te Preshevës (Riza Hlimit, Ragmi Mustafës, Shaip Kamberit,Jonuz Musliu, Galip Beqirit, Jonuz Musliu, Besim Abduli,..) të cilët kishin dalur ta prisnin në kufi minsitstrin e republikës së Ksoovës z.Ibrahim Makollin. Liderët e Luginës së Preshevës për agjencinë informative “Presheva Jonë” e konsideruan si një akt te papresident me të cilin akt Serbia po tregon ligshitnë e vetë dhe se cfare shteti demokratik është ai?!.

Madje disa portale nga Lugina pa verifikuar lajmin për vizitën eventuale te ministrit Makolli kanë dalur me “Mirësevini z.ministër” apo “vizita hisorike e Makollit në Luginë” cka ne fakt doli krejt e kundërta për cka edhe agjencia jonë nuk i besonte një vizite të tillë dhe e kishte kete vizite me mjaft rezervë , duke njohur mentalitetin arrogante të politikës serbe, aq me tepër ndaj qeveritarëve të republikës së Kosovës. Përkundërt marrëveshjeve për bashkepunim doganor Serbia nuk rrespekton marrëveshjet e nenshkruara nga vet Beogradi, arrogancë kjo e cila nuk eshte e re për Serbinë sepse ajo edhe me parë që nga bombardimet e NATO-s shume pak, për t’mos thënë fare nuk ka rrespektuar marrevshjet jo vetem me Kosovën por edhe me komunitetin ndërkombëtar qofshin ato me TPI.në apo BE-ne dhe NATO-n.

 

Kthimi mbrapa i Makollit as për shqiptarët e as për komunitetin ndërkombëtar nuk është dicka e re, sepse edhe me parë ishin kthyer mbarapa e ishin shpallur si perosna non grata edhe shumë personalitete tjera të larta botërore. Kthimi i ministrit të qeverisë së Thacit do të shihet si një mesim pak me i mirë për Prishtinën zyrtare se si duhet pritur autoritete serbe nga Beogradi në Kosovë, siq ishte rasti i fundit me vizitën e presidentin serb Tadic.

 

 

 

SHPËRNDAJE