Një nga lokacionet e kontrolluara nga policia ka qenë Casa Grande, në pronësi të Naser Kelmendit. Policia ka deklaruar se ai megjithatë është larguar për në Mal të Zi. ku atje Kelmendi njihet edhe si mik i ish-kryeministrit Millo Gjukanoviq,

 

Sarajevë, 13 shtator

Policia boshnjake ka nisur sot në mëngjes një aksion për të arrestuar dhjetëra persona që merreshin me krim të organizuar, ndër ta edhe një shqiptar. Aksioni, i koduar me emrin “Lutka”, ka rezultuar me prangosjen e rreth 25 personave, të cilët janë arrestuar në bazë të kërkesës së prokurorisë.

Aksioni është kryer në tërë territorin e Bosnjës. Mediat boshnjake dhe ato të Malit të Zi kanë raportuar se qëllimi kryesor ka qenë arrestimi i Naser Kelmendit.

Me origjinë nga Peja, Kelmendi për mediat është i njohur si biznesmen kontrovers dhe i cilësuar shpesh edhe si një nga narkobosët më të mëdhenj.

Ai është bërë më i famshëm pasi sipas mediave është vënë në listën e zezë të personave të cilëve u ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një listë e hartuar nga vetë presidenti Barack Obama.

Një nga lokacionet e kontrolluara nga policia ka qenë Casa Grande, në pronësi të Naser Kelmendit. Policia ka deklaruar se ai megjithatë është larguar për në Mal të Zi.

Atje Kelmendi njihet edhe si mik i ish-kryeministrit Millo Gjukanoviq, partia e të cilit është në pushtet. Megjithatë, sipas gazetës malazeze “Vijesti”, policia e ka mohuar një gjë të tillë.

Sipas drejtorit të shërbimit policor SIPA, Goran Zubac, bëhet fjalë për anëtarë të arrestuar të organizatë më të madhe të krimit të organizuar, e cila me ndihmën e bashkëpunëtorëve nga vendet fqinje dhe organizata të ngjashme, ka kryer numër të madh të veprave penale në Bosnjë të cilat deri tash nuk janë zbardhur. Ai tha se ky grup madje kishte planifikuar dhe përgatitej të vriste edhe hetuesit policorë./B.S.

SHPËRNDAJE