Policia në Korcë nuk e len me hy dhëndërr "axhaminë" 15 vjecar me nusen 11 veçe

Korçë, vajza rome u rrëmbye nga njerëzit e “burrit”

Rrëmbim për martesë është konsideruar largimi prej banesës së saj i një vajze 11-vjeçare nga qyteti i Bilishtit, e cila është gjetur nga policia ndërsa kishte vënë edhe buzëkuqin në shtëpinë e familjes së dhëndrit. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur pasditen e së dielës në qytetin e Bilishtit, ku 11-vjeçarja nga ky qytet me inicialet E.T., është marrë jashtë dëshirës së saj me një makinë dhe ka përfunduar në fshatin Rrëmbec të rrethit të Korçës.
Vetë rrethanat e largimit të minorenes në një mënyrë të dyshimtë me një makinë, nën shoqërinë e dy personave të rritur, ka bërë që të njoftohet së pari familja e saj dhe më pas edhe Komisariati i Policisë së Devollit. Një rrëmbim i mundshëm i 11-vjeçares ka vënë në lëvizje si Policinë e Devollit edhe Komisariatin e Korçës për të verifikuar atë që është konsideruar si largim jashtë dëshirës i minorenes nga shtëpia.
Burime zyrtare të policisë që e kanë ndjekur këtë largim të minorenes nga qyteti i saj për në fshatin Rrëmbec, thanë se është konsideruar si heqje e paligjshme e lirisë rrëmbimi i 11-vjeçares rome. Nga hetimet e policisë për ngjarjen ka dalë se në qytetin e Bilishtit kishin shkuar për të marrë minorenen me një makinë xhaxhai i dhëndrit dhe gruaja e tij, dhe sapo i kanë bërë shenjë 11-vjeçares, ajo ka hipur në automjet dhe ka përfunduar në fshatin Rrëmbec.
Policia ka verifikuar destinacionin e minorenes rome dhe e ka gjetur atë mbrëmjen e së dielës në shtëpinë e atij që kishte zgjedhur për bashkëshort. Sipas policisë, kur kanë shkuar uniformat blu në shtëpinë e familjes Ajredini në fshatin Rrëmbec, atje po festohej si një martesë ikja nga shtëpia e 11-vjeçares.
Kjo e fundit ishte në mes të ahengut familjar e veshur si nuse, e lyer edhe me buzëkuq, kur kanë ndërhyrë forcat e policisë dhe e kanë kthyer në shtëpinë e saj në qytetin e Bilishtit.
Jo vetëm për shkak të moshës, por edhe nga mospëlqimi i familjes së minorenes, largimi i saj nga shtëpia është denoncuar si një rrëmbim dhe për këtë janë vënë në ndjekje penale në gjendje të lirë pjesëtarë nga familja e dhëndrit.
Ai që synonte të lidhte këtë martesë ka qenë po ashtu i komunitetit rom në fshatin Rrëmbec, dhe është në moshën 15 vjeç, bënë të ditur burimet e policisë. Me akuzën se kanë kryer heqje të paligjshme të lirisë së 11-vjeçares rome nga qyteti i Bilishtit, janë vënë në ndjekje penale në gjendje të lirë xhaxhai i dhëndrit, 25-vjeçari Dritan Ajredini dhe gruaja e tij, Entela Ajredini, 23 vjeçe, pasi këta të dy shkuan për të marrë nusen minorene në qytetin e Bilishtit.
Policia sqaroi se 11-vjeçarja e gjendur te familja Ajredini në fshatin Rrëmbec, mbrëmjen e së dielës u është kthyer prindërve të saj, ndërsa dasma te shtëpia e 15-vjeçarit që do ta merrte për nuse është prishur, sepse të paktën dy pjesëtarë të kësaj familje janë shoqëruar të dielën në Komisariatin e Korçës. (SHQIP)


3 Komente

  1. jimi, December 15, 2011:

    po ku po dojshin keta romet tu u rrite menjeher vendin mos me ftof me bo thmi thmija

  2. jeff, December 16, 2011:

    rromet e kan zako qe pa i mbushur te shtatembdhjetat te jan te martuar dhe te kene se paku 7 femij gjate jetes se tyre. siq pohon libri i shkruar nga Isabela Fonseca, historia e romeve , e cila qendroj ne lagjen e studios ne tirane plot 7 muaj per te studijuar doket dhe zakonete e tyre

  3. PA EMER, December 16, 2011:

    mos shkoni ma larg Rom mo

Komentoni