Policia e EULEX-it arreston një serb për krime lufte

Sot Policia e Kosovës dhe njësia e EULEX-i për Krime të Luftës kanë kryer arrestimin e një individi në kontekstin e një hetimi për krime të luftës.

Akuzat kanë të bëjnë me vrasje dhe trajtim çnjerëzor të civilëve në Kosovë në maj të vitit 1999.

Operacioni i këtij mëngjesi është kryer me ndihmën e njësitit special operativ të Policisë së Kosovës, thuhet në njoftim.

Si pjesë e këtij hetimi është bastisur një shtëpi në Lipjan. Operacioni është autorizuar nga një gjyqtar i EULEXit i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Komunikata thotë se hetimi është nën mbikëqyrjen e një Prokurori Special të Kosovës nga Zyra e Prokurorisë Speciale (PSRK-së).


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni