POLICI NGA PRESHEVA doganjer dhe “vehabist” që ja paskan frigë kolegët serbë ?!

«Vehabija në policinë serbe » (« Vehabija u srpskoj policiji! ») është ky titulli i gazetës serbe « Kurir » e cila gazete paska zbuluar se polici Arben Shahini i cili mban uniformën e policisë serbe dyshohet  për «terroristë », njofton agjencia informative “Presheva Jonë”.

 


Preshevë, 25 prill

Arben Shahini, është pjesëtar i doganave kufitare në Preshevë i cili shërben me uniformë qe plotë pesë vjet në policinë e Serbisë, si rezultat i angazhimit të subjekteve politike shqiptare të Luginës dhe bashkësisë ndërkombëtare që Serbia të përfshijë edhe nga radhët e minoriteteve në polici, në ato mjedise të banuara me shqiptarë etnik.

 

Dhe qe pesë vjet Arbeni në këtë  profesion dhe nga askush nuk ka pasur deri tash vlerësime negative apo kritika kundër tij, pos  tash së fundi nga një gazetë serbe me emrin “Kurir” e cila paska zbuluar se ai na qenka “vehabistë”  e “terroristë” vetëm pse paska në punë një sexhade dhe një mjekërr, mjekërr kjo hic më e madhe se, ta zëmë  ajo e ish-kryeministrit serbë Drashkovic apo edhe ministrit aktual të  kulturës Markovic  të cilët, sikur i pari dhe i dyti u pritën mirë në  Kombet e Bashkuara në Gjenevë dhe askush ata nuk i akuzoi as si cetnik, as si vehabistë apo si terrirositë.

 

 

“Është një ithtar i zjarrtë i vehabizmit dhe me idetë ekstreme të grupit islamik, i cili është i lidhur zakonisht me terrorizëm, futen edhe në stacionin policor ” ja ky është zbulimi i gazetës serbe “Kurir” i cili para pak ditësh ka hasur në një “vehabist” në mesin e policisë serbe me emrin Arben Shahini nga Presheva.

 
Në vazhdim kjo gazetë ka shkruar se “Shahini, i cili për pesë vjet shërben në policinë serbe, sjelljet e tija duken më agresive se një vit më parë. Oficerët e tjerë të policisë ia kanë frikën se ata mund të hidhen në ajër, madje as  eprorët e tij nuk e dinë  se çfarë duhet të bërë në të. Ata nuk duan ta shkarkojë , për shkak të presionit të lartë të politikanëve shqiptarë…”

 
“Pushtetarët e në Luginën e Preshevës e kanë mbrojtur, kurse nga MPB të Preshevës nuk mund ta bëjë këtë, sepse ata menjëherë do të akuzoheshin për diskriminim fetar..” paska  mësuar një burim i  kësaj gazete.

 

 

Sipas njohurive  të Kurir-it  vërehet një potencial terrorist në brendinë e policisë, këtë e paskan  konfrimuar edhe nga krue i lartë i MPB-së. Ndryshe,  lidhur me rastin edhe “gjandermeria serbe ka marrur në pyetje policin shqiptar për dyshime me  lidhjet e tija me “vehabizmin dhe terrorizmin”..”  ka shkuar gazeta serbe, sipas cilës ai është  izolura nga kolegët e tij dhe qenka nën mbiqyrje e sipër.

 

Gjatë sezonit të  verës, në kulmin më të madh të  turistëve që kalojnë kufirin,  polici shqiptar në detyrë, në pikën kufitare qet sexhaden në bari dhe drejtohet ka Mekja për t’ju lutur Allahut, ka shkruar gezata në fjalë.   Dhe sipas saj, kjo paska shkaktuar panik dhe pakënaqësi në radhët e gjandarmërisë serbe dhe kalimtarët e rastit.  Policit shqiptar, në namaz i kanë tërhequr vërejtjen  dhe e paskan larguar për t’mos binte në sy të turistëve…” shkruan Kurir.

 

Nuk do lënë pa permenedur edhe një fakt, pasi u zu n’gojë dikund më lart Gjeneva. Në lokalet e OKB-së është kisha sikur edhe xhamia, dmth-në një salla për lutje, sepse aty vijnë  burra shteti, kryeministra, ambasadorë e diplomatë muslimanë e feve të ndryshme të cilët në kohën e duhur kryejnë obligimet fetare.  Tash nëse hy në vesh  të OKB-se apo Amnesty International ky rast i Arben Shahinit, do të shtrohej pyetjes se kush është këtu më i rrezikshëm (racist) ai që i lutet perendisë (Allahut)  apo ai që e kundërshton religjionin e tjetrit ? Do përkujtuar, se secili e mban mend mirë se si Serbia demokratike e kishte pritur Gadafin në Beograd të cilit  ja kishin rregulluar special sallën për namaz, madje edhe duke ja ruajtur e ushqyer devet e tija me “plazma keks”.

 

Sidoqoftë, lidhur me rastin në fjlaë, z.Riza Halimi, deputet nga Presheva, i ka ka thënë Kurir-it se nuk ka dëgjuar për policin Arben Shahini, por ai nuk përjashton mundësinë të ekzistimit të frymës vehabiste në Preshevë. “Nuk janë ata ashtu siq flitet, nuk janë të rrezikshëm.  Këtu vetëm propagandohet se kush është më fetar në islam, aty s’ka gjë më tepër..” ka shtuar z.Riza Halimi për gazetën serbe “Kurir”.


34 Komente

  1. fehmiprekazi, April 25, 2012:

    po  qfar  vehabisti  apo  muslimani  kur  ai e mban  uniformen  serrbe me emblem  serrbe  qe ka  kryqin  e  vididanit  po  le  se sen ky seshte  veq  nje  polic  apo rroktar  i  shkieve

  2. babyboy_psh, April 25, 2012:

    Selamu alejkum , une jam Arben Shahini dhe deshta ti tham disa fjal ne lidhje me kete SHPIFJE te madhe qe eshte be ne emer timin per shkak te praktikimit te fes ISLAME.

    Se pari duhet ta dini se kjo foto eshte montazh vetem se per te ra ne sy me shume  ,e per tu be ky lajm sa me shume i pershtatshem textit qe permban,  une nuk e mbaj mjekrren per shkak se eshte e ndaluar mu per shkak te uniformes, pastaj thuhet se jam agresiv e qe nuk eshte fare e vertet dhe ajo tjetra qe thuhet se kam fal namaz ne publik – ASESI nuk eshte e vertet ,une e fali namazin rregullishte edhe ne pune kur jam po mbrenda sepse mua asesi nuk me duhet reklamimi para tjerve! Per detaje te metutjeshme do te informoheni pasi qe te marrim pergjigjen adekuate nga organet shtetrore te drejtesis , pasi qe une dua qe te ngre nje padi per gjithe ata qe jan pjestat te ketyre SHTREMBERIMEVE (SHPIFJEVE) qe me jan drejtuar mua po qe kan te bejn edhe me prezentimin e gabuar te ISLAMIT !Vllezer dhe motra beni dua’aa qe Allahu te na ruaj nga zullumqaret e Islamit dhe qe ne te mos biem ne grackat qe i thurrin armiqet vetem e vetem qe te na largojne nga rruga e drejt , nga rruga e praktikimit te Islamit dhe shpetimi ne kete dhe ne boten tjeter .Allahu ju ruajt !

  3. Rasim Demaku, April 25, 2012:

    nuk po shof te arsyshme tan ket fyreje qe po ja bani nese ky ka deklaru se asht ashtu si ka shkru  une perkrahi edhe shti ne ren  te policve te mir  e pse ka uniformen e  maqedonve nese kan krejt policija  njejten uniform edhe ky asht i obligushem me majt  e inshalla  e praktikon ven sen keqe nuk  ka  as nuk ka baj me vehabizem  

  4. Imemeti, August 10, 2012:

    Eshte pasoj e shume shekujve-mos hulumtimi jone apo si doni ju me quajte at-mos berja shtet e nje populli i cili ja jetuar ne shume shekuj ne ballakan-sa kemi info-se prej kur jemi ne keto treva-thuhet se ka prova qe deri ne slloveni-pra ku paskemi qen -ku jemi tash-qka kemi tash-kur bohet pyetje-pergjigje,po mendoj se ne njerzit e thjeshte do te duhet nje kohe e gjat qe te kuptojne se qfar ne te vertet po ndodhe,po prap se prap ne ne ket forum,shahemi argetohemi kalojme kohen,fyhemi,pa editur se kushe edhe shkruan ne anen tjeter,po ska lidhje kjo,ne ktu tregojme diqka,e ajo tregon se ne sa jemi te shkolluar,etj,jeta kto ika policet vehabistet,e qka jo ne trevat tona mos te harroj drogen,prostitucionin,papunsin icili eshte nje faktor kyq per zhvillimin e nje treve apo te nje kombi apo shteti,shtoret pyetja se ku jemi ne ne standardet e civilizuar,jo saher me thene te evropes se sa di une civilizimi nuk ka e ka shpikur evropa,eshte shekulli 21 mendohet ndryshe veprohet ndyshe punohet ndryshe pra jetohet ndryshe,pastaj kemi jeten individuale,per punet me peshe ma madhore mirren instancat e larta si ne shtet e zhvilluara po marr shembull suedin,e finlanden etj,po te ne ku jemi ne?,nje statistik qe kam lexuar dikund del se shume me heret ather kur serbet ishin vendosur ne ballkan se edin se ne cilin shekull kan ardhur ne ballkan (14),del se edhe ne at kohe shqiptaret kishin bashpunuar me serbet,po citoj mbi 54 perqind e serbeve del qe kan prejardhje nha shqiptaret pra te kan bashpunuar ne at kohe qe nk eshte cudi ne kohet e sotshme,ne nuk jemi si shteti i iranit i cili per  nje martes me nje te hyaj prehet koka,eshte mir apo jo dikush qe eshte qeverises i atij shteti edin me mir pse,tregon istoria;per shpijunat qe foli dikush ne forum,eshte e vertet,po sigurisht kjo pasoj e papunsis ka ndodhur si pas shume komenteve, po ska lidhje edhe kjo se edim-po si pastrohet truri-ne vitet ne vijim,qka duhet ber ne si kombe?,ku ekemi shtetin-po gaboj i kemi 2 shtete dhe nje ne udhekrijim,po qka simbolizon shteti,sa banor jetojne ne kto shtete sa ikemi figurat politike te afta per ta mirmbajtur at,sa ikemi rrogat sa kemi pune,a jemi te lidhur me boten, a thua vetem ne jetojme ne rruzullin toksor;sa faza historike ikemi kaluar e ende spo kuptojme se qka jemi,a duhet te punojme shume per rregullimin e berlloqeve mendoj shume duhet jemi mbrapa,une kam jetuar ne presheve dhe edi qe ka njerze te mir po nuk mjafton kjo,edi qe edhe te rinjet kan qef te jetojne me mir,po ku jemi, sa eshte prespektiva jone mos te flas vetem per presheven po aty ku flitet shqip,edi qe kam pyetur shume te rinje qka ke kryer qfar profesioni ke ekonomiste ,po ka shume qe kan kryer po a puojne gjithe mendoj qe jo,shumica qe kam pyetur thonin pres pune ,po prej kujte se din ata,te shtalbet-ekonomista,te rinje.kshtu qe shumica jan te dturuar te ikin ne evrope e usa e ku jo- e si pasoj rrjedhin edhe problemet humbja e indentitetit me keqardhje po e them ket,ku 1/3 mos me shume jan jashte shtetit,e qka nuk ka per te folur ktu-si kjo puna e ketij djali qe per profesion e ka punen polic eshte vetem profesion-si thuani ju?njeriu kur do dhe kur beson ne zot dhe eshte i udhzuar mir per te mirat e veta dhe te mirat e nje populli duhet ta ket parasysh se si sillet- po kjo nuk funksionon ne nje trev e cila eshte dobet ne te gjitha aspektet-si pershebull sa di nje info— kemi nder shkollat me te mdha ne ballkan me nxenesa-pra jemi pozitiv ne ket aspekte-po pyetja ishte presheven e qeverisin shqipet-ku jan kopshtet apo parqet per femije,kjo nuk eshte shume zore per tu kupuar,pastaj bejme kerkes me te ditur punet e mdha si pershebull selafistet-vehabistet-a mundet nje dikush me kompetence te madhe te jap pergjigje ne ket pyetje,une sdi,let te tregoje historia-nuk jemi gati per disa ndryshime-deri sa mos te piqen kushtet,qfare pasqyre i tregojme ne vendeve muslimane -shrohet pyetja sa na njphin ata,edin ata pse edhe qka,mos te harrojme,se ne per momentin jemi te nvarur prej faktorit te jashtem 100
    %.krejte ne nje menyre besojne ne zote-po shtrohet pyetja se sa perqendrohemi ne ket besim-kemi popullin ne 4 ane,duhet me pas kujdes se si sillemi-te japesh komente si disa vetem per te zemruar dike- seshte mir,ka pasoja-po sot ne keto kushte kur nuk dihet se ku jemi-siq thash me pare,qmos ndodhe-ndoshta jemi eksperiment per te huajte-deri sa te i duhemi-nuk edi-istoria tregon si cdo here,a duhet te mendohemi-si si kerkohet e verteta per disa pune,fatkeqsishte jemi mbrapa-edhe pse jam shqiptar-jemi dobet ne shume aspekte- vetem ne disa jemi te paret-qe nuk kuptojme sa duhet-duhet te jemi me te zgjuar -po kjo ka prap lidhje me at sa kemi shtet- si psh si izraeli jep me shume se 3 perqinde te rroges per shtetin a thua gabim ekan?,si ne luften e dyt botrore mes hitlerit dhe evrejve mbi 500000 njerez te menqur kan  ikur per ne amerik,pse akan ber ket,a thua amerika ika ndihmuar hebrejve pse?,edin ata me mir pse.po ku jemi ne,me cilet se sepse jemi popull i vogel fatkeqsishte-qe sipas eksperteve qe bazohen ne historin  e ballkanit po te kishim ato treva qe ather kishim sot do ishim ne numer afer 60 milion shqiptar,po sa jemi dhe sa vende kemi.une vetem po i prashtroj disa mendime te miat-qe kursesi nuk do me thon qe-mos te punojme me shume-mos te prekemi prej mendimeve te kqija-te rujme indentitetin tone-kuturen -fejen-sa seshte ber vone-siq ka ardhur koha ne EVROPE- gjyshi polak-gjyshja spanjolle e nipat sdin edhe ata qfar me thon per veti,po kjo rendesi per nje populle edhe ate shume,ka shume per te folur-po i lus ata me me shume kompetence mos te ken durim vetem te qendrojne ne karika -po te kyqen ne pune-per hir te kobit fese femijeve te vet,te ardhmes se son,boll ke me berrlloqe siq kemi jetuar,me shume spo flas po sa me shume te ket komente te mira i japim kuptim gjithave-po edhe sherohemi si shpirt se siq shihet jemi te semur-keq bile,te japim kontributin ton me me shume konkrertizim-ju lus boll mo me berrlloqe-te kthjellohemi mir ne mengjes dhe bohet mir-nese jo sot gjeneratat e ardhshme qe te ken diqka pas veti-ti lejme diqka,nese ndokushe do pergjigjet fjalimit time-ne te mir te njerzimit let urdheroje,ju pershendes-prej ambienti pune,faliminderit per mikuptim,

  5. corrotica, April 25, 2012:

    mare ti fehmi prekKAZI mos fol palidhje edhe ju qe folno fjal palidhej ktu sidpmos ju te ks mos folni hic se mos pi broniju te drejtat e shqiptarve bravo be vlla qe efal namazin ne cdo koh allahu te shperbleft me xhenet na te presheves edim se cka do te thot  shqiptar polic eselamu alejkum

  6. fehmiprekazi, April 25, 2012:

    te  kesh  turp te  pershendesesh Shqipetarin ne  gjuh te huaj , I madhi Zot e  din dhe  kupton  gjuhen Shqipe , besimtari i vertet qe  beson  ne  Zot  lutet ne  gjuhen  e nanes  e jo te njerkes.

  7. Sillokum, April 26, 2012:

    të lumtë, mendimit tuaj i bashkangjitem, duke të përshëndet përzemërsisht. 

  8. M_milot2000, April 28, 2012:
  9. fehmiprekazi, April 25, 2012:

    o  zotrate  folum shqip e  pershendetum  shqip , se  keto pershendtje ne  gjuh te huaj ashtu si  e mban uniformen  e huaj me  kryq ne  zemer dhe ne  ball nuk  ke  nevoj askujt me ju  la  se muslimani as  ner plumb nuk  e mban  kryqin  por ti je pajtu  je  kthy kah  fryn  era , por  mos  thuaj  qe je  shqipetar  mos  i rrej Serrbet.

  10. Arben Shahini, April 25, 2012:

    Allahu të faltë e të drejtoftë!

  11. Arben Shahini, April 25, 2012:

    Kuptimi i selamit:

    “O ju që keni besuar! Mos hyni në shtëpitë që s’janë tuajat derisa të kërkoni leje dhe të përshëndetni ata që janë në to (njerëzit e saj)..” (En Nur, 27)“… Kur hyni në ndonjë shtëpi përshëndeteni njëri-tjetrin me një përshëndetje të caktuar nga Allahu (Es-Selamu Alejkum) që është përshëndetje e bekuar dhe e këndshme…” (En Nur, 61)“Kur ju urojnë me ndonjë përshëndetje, përgjigjuni me më të mirën prej saj, ose të paktën kthehni po atë…” (En Nisa, 86)
    Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka thënë: “Pasi Allahu e krijoi Ademin, alejhi-selam, i tha: “Shko dhe përshëndete atë grup të melaikeve që janë ulur dhe dëgjo si do të përshëndetin; Ajo përshëndetje do të jetë përshëndetja jote si dhe përshëndetja e pasardhësve të tu”. Ademi a.s. u tha: Es-Selamu Alejkum, e ata u përgjigjën: “Es-Selamu alejke ue-rahmetull-llah!” (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ty!) duke i shtuar: “Ue Rahmetullah” (mëshira e Zotit)”. 
    (Buhariu, 3326 dhe Muslimi, 2841)
    Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka thënë: “Nuk do të hyni në Xhennet derisa të besoni, dhe nuk do të besoni derisa të mos duheni në mes vete. A nuk dëshironi t’ju udhëzoj në një gjë, nëse e bëni atë do të duheni në mes vete?
    Perhapeni selamin (përshëndetjen) në mes jush!” 
    (Muslimi, 54)
    Pejgamberi sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka thënë: “Të drejtat e muslimanit ndaj muslimanit (tjetër) janë gjashtë. “I është thënë, cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut?” Ka thënë: “Nëse e takon atë, t’i japësh selam atij…”
    (Muslimi, 2162)
    Dhënia e selamit është sunnet, ndërsa kthimi i tij është Waxhib (obligim).
    Argumentet nga Sunneti për këtë janë të shumta, si shembull:
    Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka thënë: “Të drejtat e muslimanit ndaj muslimanit (tjetër) janë gjashtë. “I është thënë, cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut?” 
    Ka thënë: “Nëse e takon atë t’i japësh selam atij…”
    (Muslimi, 2162)
    Gjithashtu vepra e Pejgamberit, sal-Allahu-alejhi-ueselem, dhe shokëve të tij, radijall-llahu anhu.
    Kurse kthimi i selamit është Waxhib (detyrë) dhe i përshëndeturi e ka për detyrë ta kthejë selamin, sepse në të kundërtën bie në mëkat.
    Argument për detyrshmërinë e kthimit të selamit është fjala e Allahut xh.sh i cili thotë: “Kur ju urojnë me ndonjë përshëndetje, përgjigjuni me më të mirën prej saj, ose të paktën kthehni po atë…” (En Nisa, 86)
    Ibn Hazemi, Ibn Abdul Berri dhe Ibn Tejmijje e kanë përmendur se ka Ixhma (koncesus) për detyrëshmërinë e kthimit të selamit.
    Pyetje: Nëse një person i jep selam një grupi, a është detyrë e çdo njërit që t’a kthejë selamin, apo mjafton që njëi prejt tyre ta kthejë atë (selamin)?
    Kur një musliman përshëndet një grup (xhemat), nëse ia kthejnë të gjithë është më mirë, e nëse ia kthen (vetëm) njëri, të tjerët lirohen nga detyra dhe nuk bien në mëkat.
    “Mjafton për një grup që nëse kalojnë pranë njerëzve, ti përshëndetë njëri prej tyre.”
    (Ebu Davudi, 5210. Shejh Albani ka thënë është Sahih (i vërtetë). E në irvaulgalil ka thënë është hasen).
    Më e mira është “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu”, pastaj “Es-selamu alejkum ue rahmetull-llah”, e pastaj “Es-Selamu Alejkum”
    Argument për këtë është hadithi të cilin e transmeton Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, se një njeri ka kaluar pranë Pejgamberit sal-Allahu-alejhi-ueselem dhe tha “Es-Selamu Alejkum”. Pejgamberi sal-Allahu-alejhi-ueselem ia ktheu; pastaj ai (njeriu) u ul, e Pejgamberi sal-Allahu-alejhi-ueselem tha: “Dhjetë të mira”. Pastaj erdhi një njeri tjetër dhe tha: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi”. Pejgamberi sal-Allahu-alejhi-ueselem tha: “Njëzet të mira”. Më vonë erdhi edhe një njeri tjetër dhe tha: “Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu”. Pejgamberi sal-Allahu-alejhi-ueselem tha: “Tridhjetë të mira”
    (Tirmidhiu, 2689; Shejh Albani ka thënë se është sahih. Gjithashtu e transmeton imam Ahmedi 19446 dhe Ed-Daremi 2640)
    Ndërsa forma e kthimit është sikurse përshëndetja, e edhe më të mirë, dhe argument për këtë është fjala e Allahut xh.sh.
    “Kur ju urojnë me ndonjë përshëndetjë, përgjigjuni me më të mirën prej saj, ose të paktën po atë përshëndetje…” (En Nisa, 86)
    Kthimi i selamit duhet të bëhet në shumës, edhe nëse përshëndetësi është një, dhe i thuhet atij: “We alejkumus-selam we rahmetull-llahi we berekatuhu”.
    Pyetje: Nëse përshëndetësi përfundon me përshëndetje tek fjala “We berekatuhu”, a lejohet që i përshëndeturi të shtojë më tepër se “we berekatuhu” duke u bazuar në ajetin Kur’anor “biEhsana minha” – edhe më të mirë…”
    p.sh: “Bamirësia dhe falja qoftë mbi të”?
    Kur kthehet salami nuk shtohet pas fjalës “we berekatuhu” asgjë, edhe pse përshëndetësi përfundon me fjalën “we berekatuhu”. Ibn AbdulBerri ka thënë: “Ka thënë Ibn Abasi dhe Ibn Omeri radijall-llahu anhu: “Mbaron salami tek fjala “we berekatuhu”, ashtu siç e ka përmendur Allahu në Kur’an:
    “Mirësia e Allahut dhe bekimi i tij qoftë me ju o familja e shtëpisë (së Ibrahimit). (Hud, 73) 
    Dhe kanë urryer ata të dy (Ibn Abasi dhe Ibn Omeri radijall-llahu anhu) që dikush të shtojë në selam pas fjalës “we berekatuhu”. Et-Temhid 5/293.
    Urrehet të filluarit e selamit me “Alejke-selam”-
    Për këtë ka hadithe të shumta, disa prej tyre:
    Transmeton Xhabir, biri Selim el-Huxhejmit se ai ka thënë: “Kam ardhur tek Pejgamberi sal-Allahu-alejhi-ueselem, dhe kam thënë: “Alejke-selam”. E ai më tha: Mos thuaj “Alejke-selam”, por thuaj: “Es-selamu-alejk”.
    (Tirmidhiu 2722. Ka thënë hadith-hasen-sahih). 
    Tek Ebi Davudi ka ardhur me shprehjen: “Jam ardhur tek Pejgamberi sal-Allahu-alejhi-ueselem,dhe i kam thënë Alejke-selam o i derguari i Allahut. Ka thënë: mos thuaj “Alejke-selam”, sepse ajo është përshëndetje e të vdekurve.
    (Sunen Ebi Davud hadithi nr. 5209. Shejh Albani ka thënë hadithi është sahih)
    Këto hadithe:
    1) Jane argument për urrejtje
    Argumentojnë urrejtjen
    Pëlqehet përsëritja e selamit 3 (tre) herë, nëse ata janë shumë, apo dyshohet që i përshëndeturi të mos ketë dëgjuar.
    Transmeton Enesi radijall-llahu anhu, se Pejgamberi sal-Allahu-alejhi-ueselem, kur fliste e përsëriste atë 3 (tre) herë, e nëse vinte tek ndonjë grup i përshëndeste ata 3 (tre) herë.
    (Buhari, 6244)
    Imam Neveviu ka thënë: se nëse njerëzit janë të shumtë, dhe nuk e dëgjojnë atë, e ai ka për qëllim shumicën (është sunnet të përsëritë 3 herë).
    Ndërsa, ibn Haxheri ka thënë: Kështu nëse përshëndetë dhe dyshon se i përshëndeturi nuk ka dëgjuar, është sunnet përsëritja e sajë për herë të dytë dhe të tretë dhe nuk e përsëritë me shum se 3 (tre) herë.
    Prej sunnetit është që salami dhe kthimi i tij, të bëhet publikisht me zë.
    Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, kur përshëndeste me selam, e ngriste zërin, e poashtu kur e kthente atë (selamin). Nuk arrihet shpërblimi i selamit nëse bëhet pa zë, përveç se në disa raste të veçanta.
    Transmetohet nga Thabit ibn Ubejd radijall-llahu anhu, se ka thënë: “Kam ardhur në një tubim, e në të ishtë Abdullah ibn Umeri radijall-llahu anhu dhe tha: Nëse përshëndetë me Selam, bëje me zë që të dëgjohet, sepse me të vërtetë ajo është përshëndetje e begatshme dhe me vlerë.” 
    (El-Edebulmufred 1005, Shejh Albani ka thënë: është “Sahihul Isnad”).
    Ibnul Kajjimi ka përmendur se prej sunnetit të Muhammedit, sal-Allahu-alejhi-ueselem ka qenë që kur e ka kthyer selamin e ka bërë në mënyrë që përshëndetësi ta dëgjojë atë. 
    (Zadul-Mead 2/419)
    Ibn Haxheri ka thënë: “Argumentohet me urdhërin e dhënies së selamit, se nuk mjafton që salami të bëhet fshehurazi, por është kusht që të bëhet haptazi, më e pakta është që të dëgjohet ne fillimin e selamit dhe në kthimin e tij, dhe nuk mjafton të bërit shenjë me dorë apo diçka të ngjajshme.” 
    (Fet’hul Bari 11/21)
    Imam Neveviu ka thënë: Më e pakta gjë e selamit që e bën përshëndetësin t’a kryejë sunnetin e selamit është që ta ngrisë zërin e tij në mënyrë që ta dëgjojë i përshëndeturi, e nëse nuk e ngrenë zërin që ai (i përshëndeturi) ta dëgjojë selamin nuk është detyrë për të kthimi i tij (selamit).
    Më e pakta që me të cilën bjen detyrshmëria e kthimit të selamit është që t’a ngrej zërin e tij në mënyrë që ta dëgjojë përshëndetësi, e nëse nuk e dëgjon përshëndetësi kthimin e selamit nga i përshëndeturi, nuk bien nga ky i fundit detyra e kthimit të selamit. 
    (El-Edhkar 354, 355)
    I kam përmendur të gjitha këto mendime të dijetarëve për shkak se shumë njerëz e anashkalojnë kthimin e selamit, dhe që t’iu bëhet e qartë kjo çështje në mënyrë që të bie nga ata mëkati.
    (fjalët e autorit të librit)
    Prej sunnetit është që salami të jetë përfshirës, d.m.th. t’i japësh selam atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh: Këtu fjala është për muslimanët dhe jo për të tjerët, në mënyrë që të mos hyjnë në të jobesimtarët, sepse ata nuk janë që e meritojnë të lutemi për ta.
    Nga Abdullah ibn Omeri radijall-llahu anhu, trasmetohet se një njeri e ka pyetur Pejgamberin, sal-Allahu-alejhi-ueselem, cili është Islami më i mire?: 
    “T’i japësh, t’i ushqesh dhe t’i japësh selam atij që e njeh atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh”.
    (Buhariu, 12. Muslimi, 39)
    Ky hadith na nxitë për dhënien e selamit dhe shpërndarjen e tij mes njerëzve, përshkak se në të ka të mira të shumta e prej tyre të rëndësishme janë: bashkimi mes muslimanëve dhe qetësimi i zemrave të tyre, në mes tyre.
    Përshëndetja e veçantë dmth t’i japësh selam vetëm atij njeriu që e njeh nuk është e lavdëruar, përkundrazi dhënia e selamit vetëm atij apo atyre që i njeh është prej shenjave të Kijametit.
    Nga ibn Mesudi radijall-llahu anhu, transmetohet se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, me të vërtetë prej shenjave të Kijametit është kur përshëndetja bëhet vetëm për të njohurit.
    Në një transmetim tjetër: “Të përshëndetë njeriu-njeriun dhe nuk e përshëndetë atë vetëm sepse njihen”.
    (Shejh Albani e ka përmendur këtë hadith në “Es-silsiletus-sahihah, 638: hadithi gjindet tek imam Ahmeti 1/387).
    Në një transmetim tjetër: “Me të vërtetë prej shenjave para kijametit është t’i japësh selam vetëm atij që e njeh.”
    Preferohet për personin që vjen të filloj me selam-
    Kjo është një çështje e njohur dhe e përhapur tek njerëzit, dhe për këtë argumentojnë shum tekste. Preferohet që të japë selam ai që vjen, atij që është ulur dhe pranë atij që është.
    Si p.sh. tregimi i tre personave të cilët erdhën tek Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem e që u përmend më lart.
    Imam Neveviu ka thënë: Nëse ai që vjen kalon pranë atij i cili është në këmbë apo ulur, sidoqoftë kalorësi fillon me selam, qoftë i vogël apo i madh, pakicë apo shumicë.
    (El-Edhkar, fq 370)
    Prej sunnetit është që kalorësi të përshëndetë këmbësorin dhë këmbësori atë që është ulur, dhe pakica e përshëndetë shumicën, dhe i riu e përshëndetë të moshuarin.
    Për këtë ka hadithe të sakta, prej tyre janë:
    Nga Ebu Hurejra, se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem ka thënë: “Kalorësi përshëndetë këmbësorin, këmbësori atë që është ulur, grupi i vogël e përshëndetë grupin e madh”.
    (tramseton Buhari, 6232, Muslimi 2160)
    Në një transmetim, i riu e përshëndetë të moshuarin, këmbësori atë që është ulur, dhe pakica-shumicën.
    (Buhariu 6231)
    Dijetarët i kanë përmendur disa urtësi për ata të cilët fillojnë me selam, si psh: përshendëtja e të voglit ndaj të madhit nënkupton respektin dhe bamirësinë ndaj tij, ndërsa përshëndetja e kalorësit ndaj atij që është duke ecur në mënyrë që salami ta bëjë atë të devotshëm dhe jo mendjemadh, e ai i cili është duke ecur i jep selam atij që është ulur, dhe kjo është e ngjajshme me atë i cili hyn në shtëpi, kurse pakica u jep selam shumicës, përshkak se shumica ka të drejtë më shumë.
    Pyetje: Nëse takohen dy udhëtarë (këmbësorë) apo dy kalorësa. Cili prej tyre fillon me selam?
    Preferohet që më i vogli prej tyre të filloj me selam, e nëse janë të barabartë në moshë dhe të barabartë ne çdo pikëpamje, atëherë më i miri prej atyre të dyve është ai i cili fillon me selam. 
    Ka thënë i Dërguari, paqja dhe bekimi i All-llahu qoftë mbi të:
    “Dhe më i miri prej atyre të dyve është ai i cili fillon me selam”.
    (Transmeton Buhariu, 6077)
    Transmeton Xhabiri, radijall-llahu anhu, se Profeti, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka thënë:
    “Nëse takohen dy këmbësorë, cili prej tyre të fillojë me selam është më i miri”.
    (Transmeton Buhariu, në librin e tij “Edebul-Mufred 994). Shiko “Es-silsiletus-sahiha 1146” të Shejh Albanit.)
    Pyetje: Nëse dy persona janë udhëtarë është dhe pastaj i ndanë ndonjë pemë ose ndonjë mur apo diçka e ngjajshme, a është detyrë për ta që kur të takohen t’i japin selam njëri-tjetrit?
    Argument për të është hadithi i Pejgamberit, sal-Allahu-alejhi-ueselem, Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush e takon vëllain e tij, le ta përshëndetë me selam, nëse ata i ndanë ndonjë pemë, mur, apo gurë dhe përsëri takohen, le ta përshëndesë atë”.
    (Transmeton Ebu Davudi hadithi nr 5200. Shejh Albani për këtë hadith ka thënë është sahih mevkufen dhe merfuan)
    Përshëndetja ndaj gruas së huaj-
    Ta përshëndesë burri gruan e huaj? Disa dijetarë e kanë ndaluar që burri ta përshëndesë gruan e huaj, dhe disa e kanë lejuar me kusht që të mos bëhet fitne, e disa të tjerë kanë shpjeguar këtë dhe kanë thënë:
    “Nëse është grua e re dhe e bukur nuk lejohet, e nëse është e moshuar lejohet përshëndetja e saj.”
    Është pyetur imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë: “A duhet përshëndetur femra?”
    Ka thënë: “Nëse është e moshuar nuk ka gjë, nëse është e re jo”.
    (El-Adabu-esherije 1/352)
    Ibnul Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Përshëndetet plaka dhe ato gra që janë të ndaluara të martohet me to, dhe të tjerat përveç tyre- jo.
    (Zadul Mead 2/412)
    Kjo është më e zgjedhura përshkak që të mbyllen dyert e të keqes dhe sprovës.
    Ndërsa ajo që është transmetuar se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, i ka përshëndetur gratë me selam, ndërsa ai ka qenë i mbrojtur dhe i siguruar nga sprova e tyre (grave).
    Preferohet që t’u jepet selam fëmijëve-
    Duhet që ti japim selam atyre në mënyrë që t’i mësojmë me edukatën islame qysh prej fëmijërisë, dhe vepruesi i saj është pauses i sunnetit te Pejgamberit, sal-Allahu-alejhi-ueselem.
    Enesi, radijall-llahu anhu, na ka lajmëruar se ka qenë duke ecur me Pejgamberin, sal-Allahu-alejhi-ueselem, dhe kanë kaluar pranë fëmijëve sal-Allahu-alejhi-ueselem, e ai i ka përshëndetur ata me selam.
    (Buhariu, 6247; Muslimi, 2168)
    T’i përshëndesësh fëmijët me selam të bënë që të jeshë i devotshëm dhe me sjellje të mira.
    Pyetje: Nëse i moshuari e përshëndetë fëmijën, apo fëmija të moshuarin, a është detyrë kthimi i selamit?
    Nëse i moshuari e përshëndetë fëmijën, fëmija nuk e ka detyrë që t’ia kthejë selamin atij, e nëse fëmija e përshëndetë të moshuarin ai e ka detyrë që t’ia kthejë sleamin atij, dhe ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.
    Përshëndetja me selam mbi të zgjuarit në vendin ku ka të fjetur-
    Përshëndetësi duhet ta ulë zërin e tij aq sat a dëgjojë i zgjuari dhe të mos e zgjojë të fjeturin.
    Argument për këtë kemi hadithin e gjatë të cilin e transmeton Mikdadi, radijall-llahu anhu, ku thotë: “Ne i’a çonim Pejgmaberit, sal-Allahu-alejhi-ueselem, pjesën e tij (të qumështit), e ai vinte natën, jepte selam që të mos e shqetësojë atë që është duke fjetur dhe të dëgjojë ai që është i zgjuar…”
    (Muslimi, 2055)
    Në këtë hadith ka një kulturë profetike të lartë, ku Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, merrte në konsideratë gjendjen e të fjeturit dhe nuk e trazonte nga gjumi, dhe në të njejtën kohë nuk humbte vlera e selamit.
    Të ndaluarit e fillimit me selam ndaj besimtarëve të librave të shenjtë (krishterëve dhe çifutëve)-
    Jemi ndaluar nga gjuha e të Dërguarit tonë Muhammedit, sal-Allahu-alejhi-ueselem, të fillojmë të parët me selam ndaj krishterëve dhe çifutëve i cili ka thënë:
    “Mos filloni të parët me selam ndaj krishterëve dhe çifutëve, dhe nëse e takoni në rrugë ndonjërin prej tyre detyrojeni atë drejt rrugës më të ngushtë”. 
    (Muslimi, 2168)
    S’ka fjalë për askënd pas kësaj ndalese të qartë në lidhje me këtë.
    Pyetje: Nëse kërkon nevoja që t’u japim selam të krishterëve dhe çifutëve, a lejohet kjo?
    Hadithi i përmendur më lartë është i qartë në ndalimin e selamit ndaj tyre, e nëse kërkohet t’i përshëndesë ata, të mos jetë me selam, por t’i themi: mirëdita, mirëmbrëbma, tungjatjeta ose të ngjajshme me këto.
    Shejh Tekijudini ka thënë: “Nëse e përshëndetë me diçka me të cilën është i kënaqur ai, përveç selamit, s’ka gjë të keqe.
    (El-Adabu-Sherij-je 1/391)
    Imam Neveviu ka thënë: “Këtë, të cilën e tha Ebu Sad, nuk ka ndonjë të keqe nëse është e nevojshme ta përshëndetë, e nëse nuk e ka të nevojshme që ta përshëndesë, më e mira është që të mos i thotë asgjë, sepse ta përshëndetë atë (dhimiun) është një gëzim, kënaqësi, shoqërim dhe një fotografi dashurie për atë, kurse ne jemi të urdhëruar të jemi të ashpër dhe të mos tregojmë zemërgjërësi ndaj tyre. All-llahu e din më së miri. 
    (El-Edhkar fq 366-367)
    Kthimi i selamit me fjalën “we alejkum” që d.m.th. “edhe mbi ju” ndaj të krishterëve dhe çifutëve-
    Këtë na e sqaron hadithi të cilin e transmeton Enesi, radijall-llahu anhu;
    Transmetohet nga Enesi, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka thënë: “Nëse ju përshëndesin juve të krishterët dhe çifutët thuajuni atyre: “edhe mbi ju”. 
    (Buhariu, 6258 dhe Muslimi, 2163).
    Hadithi i përmendur më lartë na ka sqaruar neve mënyrën e kthimit të selamit ndaj të krishterëve dhe çifutëve, nëse ata na përshëndesin.
    Pyetje: Nëse e dëgjojmë të krishterin apo çifutin duke thënë qartë “Es-selamu alejkum” a t’ia kthëjmë atij me “ue alejkum – edhe mbi ju” duke u bazuar në hadithin e mësipërm, apo t’ia kthejmë selamin duke i thënë “ue-alejkum selam”?
    Disa dijetarë kanë thënë:
    “Nëse e vërtetojmë se ata na kanë dhënë selam dhe nuk dyshojmë në të, jemi të detyruar t’ua kthejmë selamin, sepse All-llahu xh.sh. na urdhëron me drejtësi e bamirësi.
    Ndërsa, disa të tjerëve kanë thënë që: “t’ua kthejmë selamin ashtu siç ka urdhëruar në hadithin e vërtetë dhe ky është mendimi më i saktë. All-llahu xh.sh. është më i Dituri.
    Lejimi i selamit në tubimin (në një grup) ku janë të përzier muslimanët dhe jobesimtarët-
    Argument për këtë është hadithi i gjatë, të cilin e transmeton Buhariu dhe Muslimi, se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka shkuar për ta vizituar Sead ibn Ubadeh, radijall-llahu anhu, dhe shoqëruesi i Pejgamberit, sal-Allahu-alejhi-ueselem,në gomarin e tij ishte Usab ibn Zejdi, radijall-llahu anhu, dhe kjo para betejës së Bedrit. 
    Kaloi Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, kaloi pranë një grupi ku ishin të përzier muslimanët dhe jobesimtarët; aty ishtë Abdullah ibn Seluli dhe Abdullah ibn Revaha. 
    I Dërguari, sal-Allahu-alejhi-ueselem, pasi e kaloi tubimin, Abdullah ibn Seluli e mbuloi gjysmën e fytyrës së tij dhe pastaj tha: “Mos na tejkalo neve. I përshëndeti Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem,pastaj u ndal, zbriti dhe i thirri ata në rrugën e Allahut dhe u lexoi atyre Kur’an”
    (Buhariu, 6254 dhe Muslimi, 1798)
    Imam Neveviu ka thënë:
    “Dijetarët janë të një mendimi për lejimin e fillimit me selam ndaj një grupi ku janë të përzier muslimanë dhe jobesimtarë”.
    Nuk e paqartëson këtë hadith i cili na ndalon fillimin me selam ndaj të krishterëve dhe çifutëve, sepse hadithi tregon kur i pëshëndeturi është “Dhimij” apo janë grup prej të krishterëve apo çifutëve, e ndërsa në këtë grup ka edhe muslimanë, për këtë lejohet dhënia e selamit të jetë vetëm për muslimanët apo muslimanin.
    Imam Ahmedi i’u është thënë:
    “Bashkëpunoj me çifutët dhe shkojmë në shtëpitë e tyre dhe tek ata gjejmë muslimanë a t’u japim selam atyre?
    Ka thënë: “Po, por të kesh për qëllim vetëm muslimanët”. 
    (El-adubu Esherije 1/390)
    Imam Neveviu ka thënë:
    “Nëse një person kalon pranë një grupi ku në të ka muslimanë, apo janë muslimanë dhe jobesimtarë, prej sunnetit është që t’u jepet selam atyre dhe të ketë për qëllim vetëm muslimanët apo muslimanin”.
    (El-edhkar fq 367)
    Pyetje: A i thuhet një grupi ku janë të përzier muslimanë dhe jobesimtarë: përshëndetja vetëm mbi ata të cilët e pasojnë të vërtetën?
    Nuk thuhet: “Përshëndetja vetëm mbi ata të cilët e pasojnë të vërtetën” Në një grup ku janë të përzier muslimanë dhe jobesimtarë, por u jep selam atyre ashtu siç u përmend më lartë, duke u bazuar në hadithin e lartëpërmendur, d.m.th. u jep selam dhe ke për qëllim vetëm muslimanët.
    Rreth kësaj çështje dijetari Muhamed ibn Uthejmini ka kthënë:
    “Nëse ata janë muslimanë dhe të krishterë, ai përshëndetë me selamin e zakonshëm “Es-selamu alejkum” dhe ka për qëllim vetëm muslimanët. 
    (fetva-lakide fq 237)
     

  12. Bmuqaj, April 26, 2012:

    nuke ke faje ti po gazeta qe te lejone me i botu gjithe keto fjale gjysma e tyre ne arabishte ,ne shqiptaret nje gje duhet ta dime dhe ta kuptojme kurre nuke do te ngremi kryet e te ndertojme shtet te cilin patriotat tane luftuane gjate gjithe historise,ata nuke luftuane qe nipat e tyre sote ti leshojne mjekrrat e ti veshine telinat e afganistanit mjerim per ty dhe gjithe mendimtaret ty nuke te meriton te thirresh veten arben thirre veten talibane or i mjere.

  13. Dreni, April 26, 2012:

    O kur kan mbet bre do shqiptaroviq  qe po bqhen shqiptare ne komente edhe ketan dalin e pin edhe han tere diten me shkije e tane jo kryqi ne ne uniforme po ti qe je aq shqiptare  pse e ke lene te jete serbija tek ne edhe po na ke lane ne kohen tone nje varge te keqe po te them qeli syte se nuk je ne enderr as nuk je duke luajtur sy mshelsa po duhet te kuptosh realitetin dhe njeriu lufotn me aq sa ka mundesi flm 

  14. Milot, April 28, 2012:

     o ti burr i dheut ata burrat e mdhej qe luftuan ma heret a ken me mjekrra a pa skenderbeu ismail qemaili naim frasheri sami frasheri ata a ken afganistanca a qka ken a shqiptar e sa i perket taliban inshallah bohemi krejte qashtu se taliban d.m.th nxenes i diturise e qaq e ku pe sheh ti qe ky po vesh teshat e afganistanit a me tra puna ne zorr diqka per polici shkon te qiky vet me lyp naj ndihme a naj sen tjeter tutju ZOTIT QA JE KA FOL O SHQIPTAR e ky po tdoket i keq veq pse e fal namazin i nenshtrohet ALLAHUT ATIJ qe e ka kriju e mundesh me fol me mu ne emailin [email protected] per me shume informata ndegjohemi me dergo email ose qka dush flasim

  15. milot, April 28, 2012:

     e ti gjysen e fjaleve je ka i fol anglisht spo prishka pune jo a arabisht po pruish pune [po e serbisht kur po fol ku po shkon ne komune a me pagu najsen po bojka a po a arabisht spo bojka shkruje emailin qe don folem privat

  16. Arben Shahini, April 25, 2012:

    vazhdimi…

    Lejimi i përshëndetjes me shenjë në rast arsyeje-Duhet ditur se në origjinë, përshëndetja me shenjë është e ndaluar, sepse ajo është prej veprave të krishterëve dhe çifutëve, e ne si muslimanë jemi të urdhëruar të mos i përgjasojmë atyre.Transmetohet nga Xhabiri se Profeti, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka thënë: “Mos përshëndetni me përshëndetjen e çifutëve, se përshëndetja e tyre është me kokë, dorë dhe me shenjë”. (Fet’hulbari 11/16)Këtë hadith mund ta hedhë poshtë hadithi të cilin e transmeton Esma bintu Jezid, radijall-llahu anhu, e cila thotë:“Ka dhënë shenjë me dorë Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, drejt grave me selam”. (Tirmidhiu, 2697; Imam Ahmedi, 27014; Ibn Maxhe, 3701; Ed-Daremi, 2637; Buhariu në librin e tij Edebul-mufred 1003,1047; Shejh Albani ka thënë për këtë hadith se është sahih)Imam Neveviu ka thënë: “Kjo nënkupton se Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, e ka bërë bashkimin mes shqiptimit të selamit dhe selamit me shenjë”(El-Edhkar fq 356)Hafidh ibn Haxheri ka thënë:“Ndalimi i selamit me shenjë është i veçantë për atë i cili ka mundësi ta shqiptojë atë, në të kundërt ajo është legjitime për atë i cili është i zënë dhe nuk ka mundësi ta shqiptojë selamin, si p.sh: Ai që po falë namaz, personi i cili është larg, dhe gjithashtu salami ndaj të shurdhit”.Lejimi i selamit ndaj atij qe po fal Namazin dhe kthimin i tij është me shenjë-Është i lejuar selami ndaj atij që po falë namazin, dhe kjo duke u bazuar në pëlqimin e Muhammedit, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ndaj shokëve të tij, sepse ata (shokët e tij) i jepnin selam Pejgamberit, sal-Allahu-alejhi-ueselem, deri sa ai ishte në namaz dhe ai nuk i ndalonte nga ajo (selami). Pëlqimi i Pejgamberit, sal-Allahu-alejhi-ueselem, nënkupton për lejimin e selamit ndaj atij që po fal Namaz.Xhabiri, radijall-llahu anhu, ka thënë: “Më ka dërguar Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, për një nevojë, pastaj e kam gjetë atë duke ecur (Ibn Kutejbe ka thënë: “duke u falur”) dhe i kam dhënë selam, e ai më dha shenjë. Pasi e mbaroi namazin më thirri dhe më tha: “Ti më dhe selam më herët duke qenë unë në namaz”. Dhe ai atëherë ishte i kthyre nga lindja.” (Transmeton Muslimi, 540)Gjithashtu hadithi të cilin e transmeton Suhejbi, radijall-llahu anhu, ku thotë: “Kam kaluar pranë Muhammedit, sal-Allahu-alejhi-ueselem, dhe ai po falej i dhashë selam e ai ma ktheu me shenjë.Ka thënë: “Nuk e di përveç se ka dhënë: “shenjë me gishtin e tij”. (Ebu Davudi, 925. Shejh Albani ka thënë: ky hadith është Sahih. Sahihu i Ebi Davudit, 818)Këto hadithe dhe të tjera tregojnë për lejimin e selamit ndaj atij që po fal namazin, dhe kthimin e tij me gjeste.Pyetje: Si është menyra e kthimit të selamit me shenjë në Namaz?Nuk ka ndonjë formë specifike për kthimin e selamit me shenjë në namaz, ndërsa ajo që është transmetuar lidhur me këtë nga Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, është e shumëllojshme: Ndonjëherë ka bërë shenjë me gisht, sikurse në hadithin që e transmeton Suejbi, radijall-llahu anhu: Ndonjëherë ka bërë shenjë me dorë sikurse në hadithin të cilin e transmeton Xhabiri, radijall-llahu anhu;E ndonjëherë ka bërë shenjë me shuplakën e dorës së tij, ashtu siç transmetohet në hadithin e Abdullah ibn Omerit, radijall-llahu anhu, i cili thotë: Ka dalë Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, në Kuba dhe është falur në të, ka thënë Ibn Omeri, radijall-llahu anhu. I kanë ardhur atij Ensarët dhe i kanë dhënë selam, e ai ishte duke u falur. E unë i kam thënë Bilallit, radijall-llahu anhu: “Si e ke parë të Dërguarin e Allahut xh.sh. duke ia kthyer selamin atyre, kur ata e përshëndetën e ai ishte në namaz?”Ka thënë: “E ka shtrirë shuplakën e dorës së tij.” (Ebu Davudi, 927. Shejh Albani ka thënë hasen “sahih”, Sahihu i Ebu Davudit, 820).Ka thënë në “Avnul-mabud”: “Dije se është transmetuar kthimi i selamit me shenjë, në këtë hadith me gjithë shuplakën e dorës, në hadithin e Xhabiri, radijall-llahu anhu, me dorë në hadithin e Ibn Omerit, radijall-llahu anhu, nga Suejbi, radijall-llahu anhu, me gisht, e në hadithin e Abdull Ibn Mesudit, radijall-llahu anhu, që gjendet tek Bejhekiu me shprehjen: “Ka dhënë shenjë me dorën e tij”.E në një transmetim tjetër të tij ka thënë: “Me kokën e tij”, dhe ka për qëllim kthimin e selamit.Të gjitha këto transmetime tregojnë se Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, njëherë këtë e njëherë atë mënyrë të dhënies së selamit me shenjë, e të gjitha këto janë të lejuara. Allahu e din më së miri. Lejimi i selamit ndaj atij që lexon Kur’an, dhe detyrueshmëria e tij (selamit)-Selami ndaj ati personi që është i zënë me leximin e Kur’anit, e kanë ndaluar disa dijetarë dhe e kanë lejuar disa të tjerë, dhe e sakta është me ata të cilët e lejojnë atë, sepse nuk ka argument që përjashton lexuesin e Kur’anit nga përgjithësimi i teksteve, të cilat nxisin për dhënien e selamit dhe detyrueshmërinë e kthimit të tij.Gjendja e tij, i zënë me leximin e Kur’anit, nuk na ndalon neve që të mos japim selam, e as nuk bie nga ai detyra e kthimit të tij (selamit).Komisioni i përhershëm në përgjigjen e një pyetje rreth kësaj çështje ka thënë: “Lejohet dhënia e selamit ndaj personit i cili lexon Kur’an dhe njëkohësisht ai e ka detyrë që ta kthejë selamin, sepse nuk ka ndonjë argument të Sheriatit që na ndalon nga ajo.“Esencë e përgjithësimit të teksteve në lejimin e fillimit me selam dhe kthimin e tij ndaj përshëndetësit, mbetet ashtu derisa të vërtetohet veçimi i tij me ndonjë prej argumenteve”. (Fetaval-enxhnetudaime 4/83)Papëlqyeshmëria e selamit ndaj atij që është duke e kryer nevojën-Argument për këtë është hadithi që e transmeton Abdullah ibn Omeri, radijall-llahu anhu, ku thotë: “Ka kaluar një njeri pran Muhammedit, sal-Allahu-alejhi-ueselem, derisa ai po urinonte, i dha selam atij e ai nuk ia ktheu selamin”. (Transmeton Muslimi, 370)Nga kjo del se ai i cili është duke e kryer cilën do prej dy nevojave, është e pa pëlqyeshme që ta kthejë selamin, e për këtë dijetarët janë të një mendimi.Rekomandohet ai që iu është dhënë selam gjatë kryerjes së nevojës, që ta kthejë selamin pasi të marrë abdest, duke qenë ndjekës i Muhammedit, sal-Allahu-alejhi-ueselem.Transmeton Muhaxhir ibn Kunfudh, radijall-llahu anhu, se ai ka ardhur te Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, e ai ishte duke urinuar, e ka përshëndetur atë, e Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, nuk ia ka kthyer selamin deri sa ka marrë abdest, pastaj ka kërkuar falje dhe ka thënë: “Me të vërtetë unë e urrejta që ta përmendë Allahun xh.sh. përveç se duke qenë i pastër”. (Ebu Davudi, 17; ndërsa Shejh Albani ka thënë është hadith “Sahih”) (Transmeton Imam Ahmedi 18555, En-Nesai 38, Ibn Maxhe 350, Ed-Daremi 2641)Pëlqimi i selamit gjatë hyrjes në shtëpi-“Nëse shtëpia është bosh, është e pëlqyeshme nga disa dijetarë prej sahabëve që ti japë selam vetvetes”.Nga Abdullah ibn Omeri, radijall-llahu anhu, transmetohet që ka thënë: “Nëse ndonjëri futet në shtëpinë e pabanuar le të thotë: “Selami qoftë mbi ne dhe mbi robërit e Allahut xh.sh. bamirës”. (Buhariu në librin e tij “Eledbul-mufred 1055. Shejh Albani ka thënë ky hadith është “hasen”).Hafidh ibn Haxher ka thënë: “Selami ndaj vetvetes hyn në përgjithësimin e dhënies së selamit, për atë i cili hyn në një vend ku nuk është askush aty, duke u bazar në fjalën e Allahut xh.sh.: “Kur hyni në ndonjë shtëpi përshëndetni mbi veten tuaj me selam” (En-Nur, 61)E nëse në shtëpi nuk është askush tjetër përveç familjes tënde, rekomandohet që gjithashtu ti japësh selam atyre.Ebu Zubejri, radijall-llahu anhu, se e ka dëgjuar Xhabiri, radijall-llahu anhu, duke thënë: “Kur të hysh tek familja juaj përshëndeti ata me një
    përshëndetje nga Allahu xh.sh. që është e bekuar dhe e këndshme”. (Buhariu në librin e tij “Eledebul-mufred 1095”. Shejh Albani ka thënë: “ky hadith është sahihul-isnad”)Dhënia e selamit gjatë hyrjes në shtëpi nuk është e detyrueshme. Ibni Xhurejxhi ka thënë: “I kam thënë Ataut: “A është detyrë nëse dal, e pastaj hyj që të japë selam?” Ka thënë: “Jo, dhe nuk e nxis askënd me detyrshmëri, por ajo është e dashur tek unë dhe nuk e lë atë përveç se nëse harroj”. (Tefsiri i Ibni Kethirit 3/305) Nuk është mirë për muslimanin që ta lë selamin pasi e din vlerën e tij.Transmeton Ebu Umame, radijall-llahu anhu, i cili thotë: “Ka thënë Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, “tre persona janë të garantuar tek Allahu xh.sh. nëse jeton është i mbrojtur, e nëse vdes hyn në Xhennet. Ai që hyn në shtëpinë e tij duke dhënë selam, është i garantuar nga Allahu xh.sh.; ai i cili del në xhami, është i garantuar nga Allahu xh.sh. dhe ai i cili del në Xhihad, është i garantuar nga Allahu xh.sh. (Buhariu në librin e tij “Eledebul-mufred 1094. Shjeh Albani ka thënë: “Ky hadith është “sahih”)Kthimi i selamit mbi atë që e bartë atë (selamin) deri tek ai, dhe ndaj atij që i ka bërë selam-Për këtë ka argument nga sunneti, ka ardhur një njeri tek Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, dhe i ka thënë: “Babai im të ka dërguar selam”. Muhammedi, sal-llahu alejhi ue selem, ka thënë “mbi ty dhe mbi babën tuaj qoftë selami” (Transmeton Ebu Davudi 5231. Shejh Albani ka thënë ky hadith është “hasen”. Hadithi gjindet edhe tek imam Ahmedi 22594)Aishja, radijall-llahu anha, tregon se Pejgamberi, sal-llahu alejhi ue selem, i ka thënë asaj: “Vërtetë Xhibrili, sal-llahu alejhi ue selem, të përshëndetë me selam”.Ka thënë: “Ue alejhis-selam ue rahmetullah”. (Buhariu 6253)Në një hadith tjetër Xhibrili, sal-Allahu-alejhi-ueselem, e bartë selamin deri tek Hatixheja, radijall-llahu anhu.Hafidh ibn Haxheri ka thënë: “Hatixhen, radijall-llahu anha, kur e lajmroi Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, se Xhibrili, sal-Allahu-alejhi-ueselem, e barti selamin nga Allahu xh.sh. deri tek ajo ka thënë: “Me të vërtetë Allahu xh.sh. është “Es-Selam” dhe prej tij selami, dhe selami qoftë mbi ty dhe mbi Xhibrilin, sal-llahu alejhi ue selem. (Shiko Fethul-bari 11/41, 7/172)Si rezultat i të gjitha këtyre haditheve kuptojmë se kthimi i selamit ndaj atij që e bartë selamin nuk është “uaxhib” (detyrë) por është “mustehab” (e pëlqyeshme).Ibn Haxheri ka thënë: “Nuk shoh në transmetimet e Aishes, radijall-llahu anha, se ajo ia ka kthyer selamin Muhammedit, sal-Allahu-alejhi-ueselem”, kjo argumenton se kthimi i selamit mbi atë që e bartë selamin nuk është detyrë. (Shiko Fethul-bari 11/51)Ibn Abdulberr ka thënë: “I ka thënë një njeri Ebi Dherit: “Filani të bën selam” Ka thënë: “Dhuratë e mirë dhe bartës i lehtë”. (Eladabu-sherije 1/393)Përparësia e “Tehijetul-mesxhidit” para selamit ndaj atij që gjendet në xhami-Rekomandohet për personin i cili hyn në xhami që t’i jepë përparësi “Tehijetul-mesxhidit” para se t’i japë selam atyre që gjinden aty, dhe argument për këtë kemi rastin e Pejgamberit, sal-Allahu-alejhi-ueselem, me personin i cili ka gabuar në Namaz.Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka hyrë në xhami dhe pas tij ka hyrë një njeri dhe është falur, pastaj ka ardhur dhe i ka dhënë selam Pejgamberit, sal-llahu alejhi ue selem, e Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ia ktheu selamin dhe i tha: “Kthehu dhe falu përsëri, sepse nuk je falur ia tha këtë 3 (tre) herë…” (Buhariu, 7939)Ibn Kajimi ka thënë: “Prej Sunnetit të Muhamedit, sal-Allahu-alejhi-ueselem, është që personi i cili hyn në xhami së pari të fillojë me faljen e dy rekateve (Tehijetul-mesxhid) e pastaj u jep selam të pranishmëve në Xhami”. Kështu, që falja e dy rekateve të bëhet para selamit, sepse ato dy rekate janë për All-llahun e selami është për njerëzit, e drejta e Allahut është më e meritueshme që të ketë përaprësi nga e drejta e njerëzve.Ibn Kajimi si argument për këtë ka sjellë hadithin e personit i cili ka gabuar në namaz, dhe ka thënë: Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, i’a refuzoi atij namazin dhe nuk i’a refuzoi atij vonimin e selamit pas namazit.” (Zadul-mead 2/413, 414)Urrejtja e selamit gjatë hutbes së xhumasë-Transmeton Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, se i Derguari, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka thënë: “Nëse i thua shokut tënd ditën e xhuma dëgjo, ndërkohë imami po mbanë hutben, e ke zhvlerësuar dobinë e xhumasë”. (Buhariu, 934) Bazuar në hadithin e lartëpërmendur nuk preferohet dhënia e selamit ndërkohë që imami është duke e mbajtur hutben, për shkak të urdhërit të Muhammedit, sal-Allahu-alejhi-ueselem, i cili na ka urdhëruar që ta dëgjojmë hutben e imamit.Pyetje: Nëse ndonjëri prej atyre që hyn në xhami jep selam, ndërkohë imami që po mbanë hutben, e ditës së xhuma, a e kanë detyrë të pranishmit që ta kthejnë selamin?Komisioni i përhershëm ka thënë: “Nuk i lejohet atij që hyn në xhami, ndërkohë që imami është duke e mbajtur hutben e xhumasë që të japë selam atyre që gjenden në xhami, ndërsa ai i cili është në xhami nuk ia kthen atij selamin, derisa imami ta mbarojë hutben, pasi i’a kthen selamin me gjeste apo me shenjët lejohet”. (Fetaval-exhnetudaime vel-ifta 8/243)Pyetje: Çfarë detyre ka ai i cili është në xhami, nëse personi që është afër tij i jep selam, apo i’a zgjatë dorën ndërkohë që po mbanë hutben?Komisioni i përhershëm ka thënë: “I’a zgjatë dorën dhe nuk i flet, dhe ia kthen selamin pasi imami t’a mbarojë hutben e parë, e nëse të jep selam duke e mbajtur imami hutben e dytë, i’a kthen selamin pas mbarimit të hutbes së dytë”. (Fetaval-exhnetudaime vel-ifta 8/246)Nxitja e selamit para bisedës:Të parët tanë (Selefët) ishin ata të cilët i jepnin përparësi selamit para bisedës dhe pyetjeve të rendomta.Imam Neveviu ka thënë: “Sunnet është që përshëndetësi të fillojë para çdo fjale, sepse hadithet e vërteta dhe puna e të parëve tanë (selefëve), është në përputhshmëri me këtë, dhe kjo është bazë në këtë kapitull.Përsa i përket hadithit që gjendet tek Tirmidhiu të cilin e transmeton Xhabiri, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka thënë: “Selami para bisedës”.Ky hadith është i dobët, e Tirmidhiu thot në lidhje me këtë hadith: “Ky hadith është Munker. (El-edhkar fq 362) Selami ndaj mëkatarëve dhe bidatxhive-Sa u përket mëkatarëve i’a japim dhe i’a kthejmë selamin atyre.Imam Neveviu thotë: “Dije se njeriu musliman i cili nuk është i njohur me mëkate (fisk), apo risi (bidate) na jep dhe i japim selam, sepse është sunnet t’i japim selam dhe e kemi detyrë t’ia kthejmë selamin. (El-edhkar fq 364)Pyetje: “Nëse mëkatari është i njohur me mëkatin e tij, a lejohet të mos i japim selam?”Lejohet që mos të i japim selam, e as mos t’ia kthejmë selamin, e nëse ndodhë e kundërta atëherë i japim selam dhe i’a kthejmë selamin, në mënyrë që ta pakësojmë problemin.Ndërsa bidatxhinjëve, ka prej bidateve që është kufr, dhe ka prej bidateve që nuk është kufr. Personi i cili bartë bidate që është kufr, nuk i japim selam në asnjë rast.E personi i cili ka bidate, por jo bidate të kufrit, ai trajtohet sikurse ai që bën mëkate.Ibn Uthejmini në sqarimin e kësaj çështje ka thënë: “T’a braktisësh dikënd, varet nga bidatet që ka personi. Nëse bidati i tij është kufr, është detyrë braktisja e tyre, e nëse bidati i tij nuk është kufr, ndalemi.Nëse e braktisim atë (bidatxhinë) dhe kemi dobi e bëjmë atë, e nëse nuk kemi ndonjë dobi largohemi nga braktisja, sepse në origjinë është e ndaluar (haram) që t’a braktisim.Argument për këtë kemi thënien e Pe
    jgamberit, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ku thotë: “Nuk lejohet që besimtari t’a braktisë vëllaun e tij, më shumë se 3 (tre) ditë”. (Shejh Uthejmini në librin e tij Fetaval-akide fq 614)E argument për gjithë këtë është hadithi, të cilin e transmeton Kab ibn Malik, radijall-llahu anhu, i cili nuk ka marrë në betejën e Tebukut me Muhammedin, sal-Allahu-alejhi-ueselem.Thotë: “I ka ndaluar Pejgamberi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, muslimanët që të mos na flasin neve të treve, kështu që na janë larguar neve të gjithë njerëzit dhe kanë ndryshuar me ne. Kemi qëndruar kështu 50 (pesëdhjetë) netë, ndërsa dy shokët e mi (Hilal Ibn Umeje dhe Mirare Ibn Rebie, radijall-llahu anhum) dhe kanë qëndruar në shtëpi dhe nuk kanë pushuar së qari, kurse unë dilja që të marrë pjesë në namazin me xhematë, shëtisja nëpër rrugë dhe nuk më fliste askush. Vija te Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, i jepja selam pas namazit ndërsa ai qëndronte me shokët e tij, dhe thoja më vete “a thua lëvizi buzët e tij Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ueselem”, që të ma kthejë mua selamin apo jo?” (Buhariu 4418)Prej Sunnetit është përshëndetja me selam para largimit nga grumbullimi-Prej sunnetit është që të japim selam kur të hyjmë në ndonjë grup, gjithashtu është sunnet që të përshëndesim me selam atëherë kur largohemi nga grupimi.Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Muhammedi, sal-Allahu-alejhi-ueselem, ka thënë:“Kur ndonjëri prej jush vjen në ndonjë grupim, të përshëndesë me selam, dhe kur dëshiron të largohet, le të përshëndesë prap me selam. Nuk është i pari më i vlefshëm se i fundit”. (Tirmidhiu 2861 dhe ka thënë: “kz hadith është “hasen”. Ebu Davudi 5208 e Shejh Albani ka thënë ky është hadith “hasen-sahih” Edebul-mufred 1008) 

    A e ke te qart tash selamin, fehmiprekazi?

  17. Sillokum, April 26, 2012:

    Ti së pari nuk je Arben Shahini, pastaj me ato spjegimet tua fshije prapanicën se nuk kemi nevoj për spjegimet tua.
    Edhe unë jam Shqiptar e ndoshta musliman po jo si ti.
     

  18. Ar_beti, April 25, 2012:

    Pershendetje Arben , personalisht te njohe mjaft mire , dhe nuk ke nevoje aspak te tregosh ketu realitetn sepse e di fort mire se e gjith ky shkrim i artikullit ne gazeten serb Kurir ( qe eshte e njohur si gazeta me anti shqiptare ne Serbi e cila vazhdimisht shkruan shpifje ndaj shqiptareve , dikur kerkonte burgim per kryetarin e presheves Ragmi Mustafen se kishte kerkuar bashkim me Kosove , akuzonte deputetin shqiptar riza halimin per  shperdorim detyrash e cka jo tjeter ) , e cila ka shpifur edhe ne kete ras , dhe me vjen mire qe tu ka kujtu dhe keshtu edhe un te keshilloj TA PADISESH NE GJYKAT kete gazete ultranacionaliste Serbe qe udhehiqet nga Partia Radikale Serbe… dhe atehere organet e drejtesis le ta qojn punen deri ne fund… sepse Serbia po mundohet me cdo kusht qarqet ultranacionaliste serbe te destabilizojne regjionin kete here duke perdorur karremin e fese ,,, keshtu qe LIRISHT SHKO DHE PADITE KETE GAZETE… MOS E LE PA E BERE…

    e di se je djal i mire dhe asgje nuk ka te vertet nga keto shpifje tipike serbe…

  19. A-r-m_a-r-m-y, April 26, 2012:

    po mir bre TRAP TRIMI po ti a mendove se te gjith shqiptaret ne tere boten e mbajn uniformen e policis me AMBLEM SHQIPTAR jo bre vlla se te gjith shtet e kan amblemin e shtetit ne KOSOV tani jan AMBLEMET  KSHQOP se me pare nuk kan qen gjithashtu edhe ne MAQEDONI i kemi amblemet MAQEDONASE po mos u mbani aq KOMBTAR. E TY VELLA ALLAHU TE SHPERBLEFT ME XHENNET INSHALLA  SELAMUN ALEJKUM WERRAHMETULLA WE BERREKATUHU 

  20. Gimi1702, April 26, 2012:

    gimi

    o i nderuari arben pse po i ngjet bishta vetit,ne skemi nevoj per vehabista ne kemi nevoje per njerez qe e mbrojn kete vend dhe kete popull te pambrojtur,ne momentin qe e ka pranue te punesohesh ne MPB e Serbise dhe te i sherbesh policise kinse ne te mire te shqipetareve,ti je largue nga feja,o arben nuk shkojn dya bashk edhe islami edhe kryqi,ke pranuar te punosh puno e ushqej femite e leji ato biseda te kota,feja mbaje por jo me ate uniform,mos u fal me kryq ne zemer……

  21. Misimbici, April 26, 2012:

    per prekazin dhe trimin ,qfar shqipetaresh jeni ju kur ne komentet tuaja nuk u kritikua kurr shkau por vetem arbeni.dhe per arten ,shko ne RR,S me evrope.qka ka lidhje a na don evropa a jo ,me rendesi eshte me na dashte ALLAHU,

  22. Hysi, April 26, 2012:

    Qy pash Zotin na nuk marrum vesh kurr, ende ka njerz qe nuk munden ta dallojn Fen prej Kombi.
    Pershendetjet duhet te behen ne gjuhen qe i perket ti dhe vendit ku gjindesh, pra nese je Shqiptar dhe ne mesin e Shqiptarve bere ket ne Shqip, kurse pershendetjet e fes perdori kur njef dikend qe eshte si ti ose ne objekte Fetare, dhe kursesi ne Publik sepse ka njerz qe me shum i intereson Kombi se feja. dhe jam i bindur qe ti kur shkon ne Detyren tende ne Polici ti pershendet koleget e tu me ZDRAVO apo DOBROJUTRO , dhe kurrsesi me selam. mos te perdorim fjalet e huaja per te pershendetur njerzit tan Shqiptar e kemi gjuhen ton Shqipe. ktij SILLOKUM-it i jap Plotsisht te drejt . se po te ishe ti Musliman siq shitesh Ather edhe po te Detyronte ty dikush ta mbash uniformen me kryq ti duhej ta refuzosh per hir te Fes dhe Besimit tend ne Islam, kjo eshte e pafalshme per nje musliman qe hec me Kryq ne Balle e Krah. Nuk duhet te qoroditemi e ta harrojm Gjuhen ton Kombtare dhe Kombit Ton Shqiptar duhet ta mbrojm me qdo kusht. puno per Shqipta,r se edhe Zoti e Shperblen at qe Lufton per mbrojtjen e Kombit dhe pragun e Shtepis.     

  23. Arben Shahini, April 26, 2012:

    Per mua kryqi eshte vetem se simbol dhe nuk don te thote asgje tjeter , perndryshe dua te them se ASESI sben qe te kapesh per kete sepse ate simbol e kemi kudo ( ne leter njoftim , pasaport, targa, para, aeroplan  ….) e ne shume e shume vende rreth nesh dhe jo vetem se ne Srbi  po ne Zvicerr, Angli, Gjermani, e ne shume shume vende ku jetojn dhe punojn Muslimanet! 
    Une ketu i kam pershendetur MUSLIMANET me pershendetje islame Selamu Alejkum e ne pune apo kudo tjeter shume normal qe jo besimtaret nuk do ti pershendes me selam sepse nuk jan musliman. 
      

  24. gutiithat, April 26, 2012:

    Disa komentues qenkan ma vehabista se ky Arbeni,Arbeni e respekton fen por edhe uniformen se e ka pune,buke e ju qe shkruani kunder tij mos jeni gazetare te gazetes serbe “Kurir”. 

  25. arta-gjer, April 26, 2012:

    me shkrimin tande po shihet qfar njeri i pakullturuar je dhe fjala e urt – se njeriu nuk mbushet kurr mend – e ti qemka shum e vertet.

  26. Amir-ajdini, April 27, 2012:

    pse ti moj arta a mos po te doket vetja evropjane a,kur vjen ne preshev te pakten nuk te quajn si ne gjermani auslander e ti tash ke met me komentu edhe me ju dhan njerzve kishem mend e mend nuk paske per veten tande moj qur,une qe 12 vjet jam ne europ dhe kurr nuk e jap vendin tim per nje shtet te huaj ose fen time per nje fe tjeter e ty ne qoft se nuk te konvenon qe je shqiptare e qe nuk je muslimane shko e ndrroj te dyjat por prap nje shej te jet ai ne ball se ne shqiptart dallohemi kshtu qe kot e ke te komentosh

  27. Ardian, April 26, 2012:

    o shqiptar po skishni dit tjeter pervec thashethemeve na shtu jena trurin e ushqejm me thashetheme per cat kena ngel ktu ku jemi se zdim tjeter na vec gajlet e huja  me i bajt edhe me u bo patriota prej ne evrop

  28. Orhani, April 26, 2012:

    Ti zoj a zojushush qka l… Je per t’y let se je msu me thirr schatzi nuk duket as feja as kombi se marre nevrope Mu kon musliman e me dal naper disco e mi ndrru schatzat per dit e Mu kon e fejes nuk guxon Mu bo qeshtu.Mos u shit shum patriotike se nashta qatje ku je ngjermani a ku l… Je e ki schatzin Shka e nuk ju interson shum as feja as kombi.Edhe un Jam nch i shof njerzt si Puna jote ktu shum patriote bohen e i bojn tana tzezat edhe me ZEZAK kshtu qe lexo Mso vet e moj jip komentet palidhje ok e njoh Arbenin personalisht e Kam shok tshpijes edhe ju qka hani m.. Palidhje nuk e keni iden se per Qfar njeri po folni.Um vjen zor PI allahut qe nuk muj mi kry obligimet fêtare po ti o Arben o vola veq te para te pershendes prej se largu

  29. Sillokum, April 26, 2012:

    Ardian, po deshte me dijt se kush jam unë do të tregoj pastaj urdhno.
    pyete redaksin e të tregon por lajmrohu se kam nji porosi për ty personalisht, Po deshte urdhno kur të duash, pushka tu baft top.

  30. hithi, April 27, 2012:

    more ty gelenke veç ma mir po tshkojka legen,pse ty vetja a mos po te doket ma mir a,kur e ke pa veten tende per her te fundit ne pasqyre çateher e sheh edhe bishtin tand te majmunit more idiot,ne qoft se arbeni paska bisht si po thu ti ky e paska jo shum heret veç ti mor GELENKE bishtin e majmunit e paske prej kur tpaska pjell nona

  31. rinor, April 27, 2012:

    O njerezz  mos u ngutni me akuzu wllaun ton Arbenin.Mos te harrojm se ai i fal 5 koh namaz.E per punen që e kryn Arbeni plot hoxhallar kan dhan fetva se osht e lejushme me punu si polic ne Preshev. Mos te ngutemi se kemi me dhon pergjegjsi para Allahut per qdo fjal tonen.Allahu na i faltë gabimet tona..

  32. Drenica_Kuqe, May 4, 2012:

    Arben nuk të njohe si individ dhe nuk e kam ndermend më të paragjyku sepse nuk është në edukaten dhe kulturen time. I lexova disa pergjigje nga ti por shoku im askush nuk të ndalon nga feja, se feja islame është feje e paster dhe të gjithë mburremi për të dhe krenohemi për të. Por janë disa grupe qe shfrytezojne fejen për dezinformata dhe dezorientime. Une kam njohuri të feja islame dhe e respektoj por keta njerez më mjekrra dhe më keta “fustana” të gjate përsë nuk egzistuan keta më heret ose para luftë? përsë shtetet arabe (gjysma) ende nuk e njohin Kosovën? përsë fytyra të njohura arabe kane pasur maredhenie të ngushta më serbet duke e ditur qe po masakrojne boshnjak dhe shqiptar? përsë sot në Kosovë egzistojn disa qe i thone vetit “hoxhe” dhe veprojn me vepra “ndihmuese” dhe kerkojn shuma të parave kur ne fakte nuk jane hoxhallar duke mashtruar njerez të mjere? përsë punon ti tek armiku yne më i madh qe ka masakruar shqiptar më shekuj në emer te kishes dhe te krishtit, kurse ti sot vishesh më uniforme dhe simbol të qetnikeve dhe thua se keshtu ka thënë filan fisteku. Shoku im meqe nuk e di Kuranin e shenjte shumë njerez e kan ndryshuar për interesa dhe ende sot e shfrytezojne për interesa. Të duket mire kur individ masakrojn dhe vrasin njerez në emer te kuranit dhe bombardojne xhamia në qiell duke brohoritur “është deshira e allahut”? Mua nuk më duket aspak mirë sepse kjo jap imazh negativ dhe paraqet fejen islame me keto sjellje dhe veshje dhe sidomos më keto vepra si një feje agresive ndaj të tjerave. Por ajo që më befason më shumë eshte si nuk të vjen turp me vish atë uniforme duke ditur se mijera shqiptar jane prere në fyte nga njerez më ato uniforma. Po të kisha pagen 5000 euro asnjëhër nuk e kisha bart atë uniforme, jo për diqka por për hater të vendlindjes timë dhe per hater të deshmoreve qe kane ra se deshira e fundit e tyre ka qene më vish një shqiptar atë uniforme! Fejen mbaje por mbaje në gjakë kombin tënd dhe mbaje ndermend se je Shqiptar dhe jo arab dhe se gjuha yte është njera prej gjuhave më të lashta në Evrope dhe se populli yte ka mbijetu okupime dhe masakrime prej serbeve, turqeve, bugareve dhe ende sot e gëzon kete mbijetese pa marr parasysh a është katolik a mysliman. Por të theme edhe njëhere se turp më kish ardhe më vish ate uniforme më shkronjat CCCC dhe në fund më iu dhënë të tjereve replike nga Kurani? Rroftë Shqiperia Etnike! Përshendetje nga Drenica e Kuqe

  33. nana nana, August 10, 2012:

    Njerz ma te ndyte se Shqiptaret nuk ka ne bote, ju hiq nuk e paramendoni se ktu ka ndoshta edhe gazetar te Kuris dhe agjent te serbis edhe din Shqip …nuk esht qudi edhe nese disa nga qe po shkrujn jan po ata te UDB-es. Arbeni nese falet ajo pun perveti esht e juve nuk ju pyet kush se cka duhet bo, njeri vet tregoj me ni koment ma nalt qe nuk paska mjekerr se puna nuk ja lejon edhe ato shpifje qe i ka bo Kurir ju komentues tjer vetem se po i hedhni me shum benzim edhe po i besoni kryekput …turp duhet me ju ardh se aj qe ka gjak Shqiptari nuk i beson sllavit para vllaut tvet. Nuk habitem se ka Shqiptar tradhtar, e lexut ne lajme qe u dha tha se Shqiptaret kan qen 3-t ne Spijunim ne Jugosllavi.

  34. Nehat Ljika, August 11, 2012:

    Selamunalejkum
    Shoku Arben i besoj vetem fjalet e tua e asgje tjeter.Shpekulimet ne radio apo Tv e njeashtu gazeta te ndryshme behen vetem per interesat e veta por ne anen tjeter jan interesa ce nuk bejne asepak me te verteten.Ty  kisha deshte te uroj nje pune  te kendeeshme dhe namaz se po te isheit ju vehabist te cilen fjal shum njerz nuk e kuptoj por i japin si lopa abglen po cka do ishe drashkovici e disa te tjere a thua do ishin e dhe ata terorista islam. Te cilen e lus All-llahun ce per ket fjal ce shkruajta te me fal se ne Islam All-llahu na e ka ndaluar terorizmin.Islami eshte drejtesi barazi dhe qetesi .All-llahu te ruajt nga e keqija juve dhe gjithe besimtaren musliman kudo ce jan se jem ne mesin e muajit te paqes dhe deshires e kesi lloj propagande nuk guzon te ndodhe

Komentoni