Në Kosovë të martën rreth orës 22:00, ka ndodhur një rast i grabitjes, në rrugën Shtime-Ferizaj, përkatësisht në fshatin Lloshkobare.

Çifti bashkëshortor, R.C. dhe R.C, janë plaçkitur nga persona të panjohur, të cilët dyshohet se janë policë të rremë. Derisa me veturën e tyre këta bashkatdhetarë po ktheheshin nga Zvicra për pushime në vendlindje, papritmas u vjen pas një veturë me dritën vezulluese të aktivizuar.

Duke menduar se prapa tyre është policia, viktimat janë ndalur dhe sipas deklaratës së tyre, nga vetura kishte zbritur një person me bateri dore dhe jelek reflektues.

Njeri nga rrëmbyesit kishte dalë nga ana e pasagjerit, ku ishte ulur bashkëshortja. Përkundër rezistencës, viktimës i është marrë çanta. Pas kësaj, rrëmbyesit ishin kthyer me veturën e tyre në drejtim të Shtimes.

Sipas deklaratës së viktimës, bashkë me çantën i janë grabitur dokumentet personale dhe ato të udhëtimit, një stoli ari (2 lira e gjysmë), dy kartela të Mikro Bankës dhe një portofol femrash me 20 franga zvicerane.

Tash për tash nuk ka të arrestuar, ndërsa Prokuroria e Qarkut në Prishtinë, ka autorizuar Njësinë e hetimeve e rajonale që ta hetojë rastin.

SHPËRNDAJE