E K S K L U Z I V E per “Presheva Jone” Vlora Merovcin, aktore alias “policja”  e “Familjes moderne” Alma Gashi.

“Unë  mund të them se as Persheva e as Kosova Lindore nuk është anashkalur për ndonjë qëllim përveq atyre teknike dhe faktorit kohë. por kjo nuk don të thotë se në të ardhmen nuk do të ketë inserte nga Lugina e preghv¨snë serialin tonë “Familja moderne” dhe do të insistoj që tja përkujtoj regjisorit dhe ekipit tonë të serialit që në të ardhmen ne Familje moderne do të kemi inserte edhe nga Lugina e Preshevës…” tha për Agjencinë informative kombetare “Presheva Jonë” aktorja e njohur kosovare Vlora Merovci.

Prishtinë 21 qershor/AIK Presheva Jonë

Kushtrim MALQI


Presheva Jonë: Cili është në të vërtet karakteri i Vlorës,a ka diqka të përbashkët me Almën e “Familjës Moderne“?
Vlora Merovci: Vlora eshte nje qytetare e Prishtines, e cila jeton me te gjitha hallet, brengat e kenaqesit si gjithe te tjeret. E mundojne shume parregullsi ne Prishtine, dhe e gezojne gjanat e mbara kur i sheh ne Prishtine, eshte e martuar eshte nene e lumtur e dy femijeve dhe nuk ka asgje te perbashket me Almen. Per dallim prej Almes jam shume e pergjegjshme ndaj obligimeve te mia, jam principiele, dhe nuk e kam kohen e botes sikur Alma. Nuk jam police as togere nuk i kam 3 femije, nuk kam vella, nuk kam daje, nuk e kam gjyshen me ne jete e shume e shume dallime tjera.


Presheva Jonë: Jeni pjesë e serialit të parë të pas luftës i cili i ka rezistuar fuqishëm konkurrencës dhe ende qëndron si më i shikuari,të paktën kështu është në Kosovën Lindorë. Kjo që e thash,ju personalisht por edhe si staf punues ju bënë të ndiheni të më të privilegjuar apo më me përgjegjësi?
Vlora Merovci: Te dyjat, ketij privilegji patjeter qe i bashkangjitet edhe pergjegjesia. Eshte pergjegjesi shume e madhe me mbajt nje serial gjalle, dhe ne kulm perj vitit 2001, po pikerisht kjo shikushmeri e madhe te shtyn me punu edhe me shume, te oligon sepese ke arsyje te forte. Sa i perket konkurrences mendoj qe te gjitha serialet e kane vendin e vet, neve na ka percjell fati dhe kemi ec mjaft mire deri ketu, ndoshta pse kemi qene te paret dhe publiku na ka pranu teper mire neper shtepite e tyra, por eshte mire te prodhohen sa me shume seriale sepse do te hapen aq me shume pune per aktore, regjisore, skenarise, kostumograf e keshtu me rradhe!

Presheva Jonë: A gjeni mjaftë kohë që të merreni me aktrim dhe a ju mungon fëmijëve ?

Vlora Merovci: Per te mos iu munguar femijeve une i kam reduktuar te gjitha aktivitetet e mia dhe mirrem veq me serial, puna ne serial per mua si  nene eshte shume e pershtatshme, sepse orari i provave zgjat 2-3 ore dhe gjithe pjesen tjeter te dites ia kushtoj femijeve , pune e cila me lumturon pa mase.

Presheva Jonë: Me që po na nderoni me këtë intervistë për qytetarë e Kosovës Lindore,a keni ndonjë mik ose mike nga ajo anë,kemi edhe ne mjaftë aktor profesionist  ?
Vlora Merovci: Me keqardhje po them qe jo, ose per momentin nuk po me kujtohet( sikur te mi kishe permend emrat e tyre ma kishe lehtesu kete pyetje ).

Presheva Jonë: Këto punë i cakton regjisori,por do të na interesonte nëse ndonjë herë keni menduar që ta gjironit ndonjë epizod në Preshevë ose thjeshtë ta zinit nëpër gojë Preshevën,e them duke e pas parasyshë se si shikues të rregullt të “Familjes Moderne“ kemi parë se keni pas gjirime edhe jashtë Kosovës?
Vlora Merovci: Megjithse, kjo cështje i takon skenaristit dhe regjisorit, por unë  mund të them se as Persheva e as Kosova Lindore nuk është anashkalur për ndonjë qëllim përveq atyre teknike dhe faktorit kohë. por kjo nuk don të thotë se në të ardhmen nuk do të ketë inserte nga Lugina e preghv¨snë serialin tonë “Familja moderne” dhe do të insistoj që tja përkujtoj regjisorit dhe ekipit tonë të serialit që në të ardhmen ne Familje moderne do të kemi inserte edhe nga Lugina e Preshevës…

Presheva Jonë:Ne ju falemderojmë shumë për kohën që ndatë me Kosovën Lindore,mirëupafshim të dielën pas edicionit të lajmeve në RTK ?
Vlora Merovci: Edhe une gjithashtu, per mua ishe kenaqesi dhe ishte interviste e veqant se ishte hera e pare qe i pergjigjem ndonje gazetarit nga Lugina e Preshevës. Ju deshiroj punë të mbarë dhe shumë suksese të duarndurta.
 

SHPËRNDAJE