POEZI TË DRENUSHËS PA “SCHENGEN" NGA KARADAKU NE GJENEVË

Drenushë Halili u lind më 1972 në Ranatoc të Preshevës. Shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, të mesmen ne Gjilan, kurse fakultetin Filologjik drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Frënge, e kreu në Prishtinë.

Punoi përkthyese e gjuhës frënge në disa organizata joqeveritare të cilat vepruan në Kosovë. Përktheu nga gjuha frënge dhe publikoi në media artikuj të ndryshëm. Shkruan kryesisht për te vegjël, por edhe për te rritur. Botoi librin “Letra e dallëndyshes” me poezi për fëmijë.

Drenusha, sot jeton dhe vepron në Gjenevë

 

Ndryshim zëri

Për një qast

Mijëra fjalë

Mijëra mendime

Në kokën time

Vluan

Në qiellin tim

Mijëra yje u ndezën 

Mijëra të tjerë

U  shuan

Nga zëri yt i ndryshëm!

 

 

Shtegëtim

 

Të përcolla në vjeshtë

Shi e lot u bënë bashkë

Më shikove duke heshtë

Ike e më s’të pashë

 

Në vargun e zogjëve shtegëtarë

Rende qiellit me re të bardha

Që ngjanin herë si plisa

Herë si ujvara…

 

 

 

 Portret në rërë

 Emrin ta di

Fytyrën ta imagjinoj

Portretin tënd

Në rërë e pikturoj

 

Dallgë deti

Shlyejnë pa mëshire

Mos vallë duhet

Të pikturoj më mire?!

 

Nga e para

Filloja prap

Zëri yt

Më thotë nga larg…


2 Komente

  1. Shala, January 20, 2012:

    Drenusha përveq që është poete e mirë, poashtu është një nënë e mrekullueshme.Sukses në të ardhmën….përshëndetje presheva jonë

  2. memeti, January 20, 2012:

    Drenusha si gjithmone na befason me vargje te mrekullushme..suksese ne te ardhmen <3

Komentoni