“Fijet e fjalëve – Rreze Yjesh – Dëgjojë shushurimën – Zjarrë lënë në harresë”nga autori prof.dr.Xhemil BYTYCI. Professor Nimani: ” Zotri Bytyçi, ka vite që ka shpalosur me sukses edhe dhuntinë e tij për t’u shprehur në vargje”.
 
 
BEQIR SINA

 
New York, 31 maj / AIK-Presheva Jonë
 
 
BRONX  – NEW YORK : Të shtunën, paradite, në ballkonin e lokalit “Giovanni’s Pizza Restaurant,” të z. Gjergj Dedvukaj, u zhvillua një aktivitet tjetër kulturor në komunitet. Aktiviteti Letraro-Artistik (Promovimi krijimtarisë poetike i Prof. Dr. Xhemil Bytyci-t nga Prizreni), u organizua nga  Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë, Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro – Amerikane,  New York, Këshilli Botues i Librit Shqiptar në SHBA.; mbështetur nga Drejtues Kryesore të Shoqatës më të vjetër dhe të dashur Shqiptare në Amerikë; “Vatra”. 
 
 
     Veprimtaria, e organizuar me këtë rastë u shoqëruar me recitime, të disa poezive, fjalimeve të ngrohta, dhe mbajtjen e kumetesave, si dhe u lexuan më pasë përshëndetjet e përzemërta të dërguara nga kolegët, poetët e shkrimtarët nga Kosova, Shqipëria, dhe viset shqiptare, për poetin Xhemil Bytyçi.
 
 
       Në këtë promovim, mori pjese dhe vetë poeti nga Kosova, Prof. Dr. Xhemil Bytyçi, autori i vëllimeve poetike si : “Fijet e fjalëve – Rreze Yjesh – Dëgjojë shushurimën – Zjarrë lënë në harresë” 
 
      .Ky aktivitet u mbajtë në kuadër të veprimtarive kulturore kombëtare, të organizuar nga komuniteti shqiptarë në Nju Jork. Dr Xhemil Bytyçi erdhi në këtë tubim mbasi një ditë më parë, ai kishte vizituar edhe shtëpinë e Vatrës, ku është takuar me kryetarin dhe disa anëtarë të kryesisë së saj.
 
 
    Skenografi i njohur Astrit Tota – dhe shkrimtari nga Kosova në SHBA, Mëhill Velaj, nëpërmjet prezantimit të folësve , por duke folur edhe vetë për Prof. Dr Xhemil Bytyçin, e përmbledhon  mesazhin e e tij në mënyrë të pastër dhe të qartë, që ka sjell poeti nëpërmjet librave të tij – gërshetuar edhe duke lexuar ndonjë pjesë nga poezitë e librave të Bytyçit, por edhe ndonjë poezi të autorve të tjerë shqiptar.
 
 
 
 
Takimi i bashkëdrejtua nga skenografi i njohur Astrit Tota, dhe poeti Mëhill Velaj,
 
 
      Është një kënaqësi e madhe që kemi sot pranë nesh shkrimtarin dhe doktorin e nderuar Xhemil Bytyçi, tha në fillim të fjalës së saj poetja dhe shkrimtarja Donika Timko. Duke vlersuar aktivitetin, zonja Timko, e përkufizoi atë si një takim për të festuar së bashku një krijimtari të frytëshme.
 
      “Libri i Bytyçit, tha ajo më pasë, është një elegancë emocionale, që kombinon kompleksitetin simbolik të gjërave që trajton në thellësinë e shpirtit, duke i prononcuar ato në një mundësi të vetme në atë që quhet artë.”
 
     Sipas saj tek librat e Bytyçit, format poetike janë aq të larmishme sikurse dhe tematika e saj, duke përfshirë vlera kombëtare, ku për fatin tonë dëshira dhe harresa të panjohura – bien erë Arbërie, si dhe duke i kënduar dashurisë atdhetare dhe njerëzore .
 

     Më tej poetja Timko, tha se ” Në librin poetik “Rrëze Yjesh”, poeti shprehet me zërin e tij për heronjët “që nuk duan të shkruajn emrin në pllakën e mermerit me frymën e tij deri në ditën e lirisë.” Këtu pra fryn erë Arbërie, Ajo që është për t’u evindetuar në këtë krijimtari është gjithashtu edhe larmia e rolit të poezisë siç janë : Tanka, Hajku, dhe kombinimi i një eksprisiviteti të pasur me poezinë konservative.” tha  duke e përmbyllyr fjalën e saj poetja Timko, e cila e quajti aktivitetin – promovimin “dashurinë njerëzore” të potetit Dr. Xhemil Bytyçi.
 
 
  Kryetari i “Këshillit të Librit”, në Nju Jork, zoti Gani Perolli, pos një përshëndetje rasti i dhurojë autorit të promovimit të librave – një kolazh me libra të botuara nga Këshilli i Librit në Nju Jork.
 
 
 
     Më pasë e përshendeti aktivitetin edhe anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, New York z Bajram Dako, studiuesi i gërmave shqip qysh në kohën e gurit. Editori i gazëtës Dielli zoti Dalip Greca, u shpreh se kishte qënë një nderë i veçantë për Vatrën, që pati për vizitë, këto ditë në shtëpinë e saj – doktor Xhemil Bytyçin, poetin, i cili i dhurojë biblotekës së Vatrës disa libra të tij dhe një gurë të rrallë nga Mitrovica. 
 
 
    Ndërkohë, duke u ndalur tek poezia e Bytyçit, Greca, tha se është me të vërtet një kënaqësi të lexosh poezin e një autori që shkruan në një moshë të tillë, mbasi, siç thonë artistët, permendi ai: “Poezia në fillim “marros”  moshat e reja – pra të gjithë tentojnë të shkruajn poezi, mirëpo, thonë që edhe moshat e ritura e gjejnë “limanin” e qetësisë së shpirtiti të tyre tamam tek poezia”
 
 
 
     Më tej Greca tha se “Kam lexuar tre vëllimet e fundit të Bytyçit, dhe shoh tek poezia e tij :” Një poezi të stabilizuar – ajo nuk vuan difektet e moshës megjithse ai është marrë me poezi dhe rrethet letrare qysh në moshën e re të shkollës – në gjimnaz, ka arritur që ato poezi t’i mbajë brenda vetvetes, dhe të na i jap sot ne lexuesve të saj. Me të gjitha parametrat, e një poezie që pëlqehet dhe të ngacmon shpritin që të jep leksione të mira”.
 
 
       Skenografi i njohur Astrit Tota, një nga bashkëdrejtuesit e këtij promovimi u kujtojë pjesmarrësve faktin se “ne të gjithë nuk mundet të fshehim emocionet që po na krijon ky promovim kaq i bukur i dr . Bytyçit, i cili ka zgjedhur mes të tjerave, të na sjell edhe disa dhurata të vyera simbolike për t’ja dhuruar ato , disa shoqatatve të komunitetit shqiptar në SHBA.”
 
    Këto tha zoti Tota, janë për mua ashtu që besoj edhe për ju ” dhurata të paçmuara – mbasi janë disa gurë minerarë të rrallë të Mitrivocës, që na i sjell autori, prej andej – duke na prure edhe pak Mitrovicë, pak Kosovë dhe krijimtarinë e bukur letrare të tij”.
 
      Poetja Rita Saliu, thotë se ky promovim dhe takim me doktor Xhemil Bytyçin – poetin e disa volumeve me poezi, i ka ngjallë, asaj emocione të veçnta. “Sepse, kur lexoi poezinë e tij, thotë ajo unë gjejë edhe veten dhe bashkëshortin tim – i cili, ka qënë drejtor i minierës së Novo Berdes – Mitrovicë, por që represioni që ka qënë aq i vrazhdë na detyroi atëhere të marrim rrugën e mërgimit, e të vijmë në SHBA.”
 
 
     Eleonora Koka – Gjoka, poete dhe aktiviste e gruas në komunitet , tregon se ke poezia e Bytyçit, lexuesi do të gjejë “një kushtrim për nënën, që lindi trimat e UÇK-ës, për gjakun që u derdh, për natyrën e bukur të Kosovës, dhe gjithçkaje, poezia e doktorit, tha ajo është një organizim i bukur i jetës së tij, që doktori ka ditur të na jap ,” 
 
 
   Veprimtarin dhe publicisti shqiptar  z.Tomë Mrijaj, Sekretar i Përgjithshëm i “Lidhjes së Tretë të Prizrenit” (1962) në Mërgim, me seli në Nju Jork (SHBA) , autori i disa librave në fja
lën tij përmendi faktin që sot në Kosovën e lirë, poezia gjenë më shumë “oksigjen”, dhe bëhet edhe më e dashur edhe më e bukur, ka ndenjë, më shumë “ngacmim” – mbasi ajo është vazhdimësia e poezisë qëi deri dje, bënë poetët tanë të mëdhenjë, ata që i kënduan me aq pathos – Kosovës, lirisë dhe pavarësisë së saj, ata që ndoshta dhe fatkeqësisht shumë prej tyre – nuk arritën t’a shohin këtë ditë në Kosovë., të çliruar, të lirë e të pavarur”.
 
 
 
    Edhe poezia e doktor Bytyçit, për mua thotë Mrijaj është një poezi koncize që autori ka ditur t’a “rendisë” prej nga bukuritë natyrore të Kosovës, e deri tek vet jeta atje, lufta e ndritur për liri e pavarësi, heronjët e Kosovës, Andaj ajo sot është si të thuash tha ai një përvilegj që sot organizatat e shoqatat më të njohura të diasporë, si federata Vatra – 100 vjeçare, “Lidhja e Tretë e Prizrenit”, Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane,  Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë, Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro – Amerikane, New York, Këshilli Botues i Librit Shqiptar në SHBA, e tjerë, e nderojnë me pjesmarrjen e tyre autorin” tha zoti Tomë Mrijaj
 
 
  Aktivitetit Letraro-Artistik (Promovimi krijimtarise poetike i Prof. Dr. Xhemil Bytyci-t nga Prizreni),u shoqerua nga loja ne instrumenatat elektronik muzikor , nga muzikani i talentuar Artur Matia, dhe interpretimin tepër virtuoz i këngëtares së mirënjohur nga Prizereni – Sabahete Bërjallori – Sebi.
 
 
 
Urime dhe përshëndetje me rastin e promovimit të vëllimeve me poezi të Prof. Dr. Xhemil Bytyçi, në New York, dërguan miq, koleg nga Shqipëria, Kosova dhe SHBA.
 
 
 
       Në veprimtarinë promovuese të jetës tande, në fushën e mjeksisë dhe të katër librave me poezi, në Nju Jork, marr pjesë me mendje dhe shumë dëshirë për t’ju përshëndetur dhe uruar për kontributet e juaja shumë të merituara në mjekësinë, letërsinë dhe kulturën kombëtare në Kosovë. Veprat e juaja shumë të vlefëshme, janë sot e përditë, një mbështetje e fuqishme gjatë procesit të formatimit të bashkimit kombëtar, si edhe të konsolidimit të vetëdijes kombëtare – Kombet i kanë formuar burrat e shtetit, por pranë tyre edhe poetët e shkrimtarët , shkruan në përshëndetjen e tij nga Shqipëria, Mentor Quku.
 
 
   A është poezia apo muzika mbretëresha e artit? Unë dotë thosha se janë të dyjat. Ato mbajnë kurora të arta mbi kokë. Besojë se kishte të drejtë japonezi Ki no Tsurayuki(884-946), kur pohonte para më shumë se njëmijë vjetëve se “Poezia kishte lindur që kur Qielli ishte ndarë nga Toka”
 
 
    Poezia, për më tepër, gjatë rrugëtimit të saj të gjatë tashmë ka zhvilluar trajta shumë të veçanta. Njëra nga më të veçantat, padyshim, është trevargu shtatëmbëdhjetë rrokësh i Haikut japonez. Kirurgu dhe poeti bashkëkohorë shqiptar, Prof. Dr. Xhemil Bytyçi, ka vite që ka shpalosur me sukses edhe dhuntinë e tij për t’u shprehur në vargje. Opusi i tij poetik është mjaft vëllimor dhe cilësor.Shprehja e tij poetike konsiston në pikturimin e imagjinatave të disponimeve ngashëryese, me rezonanca epiko – lirike., thuhej në urimin e Profesor Shyqëri Nimani – Prishtinë
 
 
     Më vjen keq që nuk marr pjesë në promovimin e librave. Nga zemëra ju urojë shumë shëndet të gjithëve, dhe suksese në punën tuaj krijuase . Unë e çmojë punën e zotit Bytyçi, dhe i dëshirojë atij suksese të mëtejshme në shërbim të kulturës shqiptare. Rasti i poetit Bytyçi është një eveniment i veçantë dhe krejt ndryshe; ai e përzgjodhi komunitetin tonë si të preferuar. Andaj, të gjithë ne e respektojmë dhe e përshëndesim veprimtarinë e tij, theksonë në përshëndetjen e tij  Adnan Mehmeti –  -SHBA
 
 
  Në fund të këtij aktiviteti, mbajti fjalën faliminderuese me rastin e përurimit të krijimtarisë së tij poetike, Prof. Dr. Xhemil Bytyçi.
 
 
      Të nderuar znja e zotërinjë, të nderuar miq, tha ai, kam nderin t’ju përshëndes përzemërsisht, sidomos juve që patëtë kohë që të na bashkangjiteni në këtë eveniment kulturoro – artisitk për promovimin e krijimtarisë time poetike, këtu në New York.
 
 
 
     “Pikë së pari, theksoi në fjalën e tij doktor Bytyçi, dua të përshëndes, z Astrit Tota për angazhimet e tija rreth organizimit të mrekullueshëm të këtij manifestimi kulturor – artisitk. Gjithashtu, dua të përshëndes organizatën PanShqiptare të Amerikës – VATRA, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë, Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptaro – Amerikane, New York, Këshilli Botues i Librit Shqiptar në SHBA, zotin Artur Matia-n, Sabahete Berjaholli dhe pronarin e lokalit Giovani , udhëheqësin artistik të Shoqërisë kulturore “Bashkimi Kombëtarë”, zotin Gjergjë Dedvukaj. Njehereshit, tha ai shfrytëzojë rastin që t’i përshëndes nga larg dhe Akademik Ali Podrimjen, Shyqëri Nimanin, Shefqet Rizën, Dr. Sadri Fetiun, Dr. Adem Zejnullahun dhe Mentor Qukun.
 
 
     Ndërkohë, Prof. dr Xhemil Bytyçi, i dhurojë Shoqatës së Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane New York, Këshilli Botues i Librit Shqiptar në SHBA, dhe Shoqatës më të vjetër dhe të dashur Shqiptare në Amerikë; “Vatra” nga një gurë të çmuar i nëntokës së Mitrovicës. 
 
     Është për t’u përgëzuar me këtë rast organizimi i këtij aktivitetit nën drejtimin e z Astrit Tota dhe Mëhill Velaj., për promovimni e vlerave artistike, kulturorë shqiptare në diasporë, i cili është një element i domosdoshëm jo vetëm i mbijetesës, por edhe i ecjes përpara të shoqërisë Shqiptare duke treguar edhe potencialet e fuqishme kulturore e artistike të diasporës shqiptare në Amerikë

SHPËRNDAJE