Poeti Vaxhid Xhelili nga Bujanoca u prezentua para publikut shqiptare dhe zviceranë në Friburg

Sonte në Institutin „Deutsch in Fribourg Lehren” (Delif) në Friburg të Zvicrës u mbajt një orë letrare me poetin e njohur nga Bujanoca Vaxhid Xhelili i shoqëruar nga aktori e regjisori Otto Huber, Katya Frühaufova dhe Vera Förste.

Friburg, 1 dhjetor /AIK-Presheva Jonë

Në mesin e të prinashmëve, salla ishte e mbushutr kryesisht me dashamirë të poezisë dhe letërsisë si dhe stundentë e  krijues jo vetëm nga radhët e shqiptarëve në diasporë, por edhe shkrimtar zviceranë. Poezitë  e poetit nga Kosova Lindore z.Xhelili u dëgjuan me ëndje nga publiku, ku pas leximit të  vargjeve të Vaxhid Xhelilit ato priteshin  me duartrokitje frenetike nga të pranishmit në sallë .

Vaxhid Xhelili vjen nga Bujanoci, ku ka mbaruar shkollimin e mesëm ndërsa studimet për letërsinë shqipe i ka kryer në Prishtinë. Në Zvicër ka ardhur në vitin 1989 si punëtor sezonal, pasi që në Kosovë nuk kishte mundur të gjente punë dhe i mungonte perspektiva. Ndërkohë ai ka mësuar shumë mirë gjermanishten dhe ka studiuar për punën sociale dhe politikën sociale në Universitetin e Friburgut. Xhelili shkruan që nga mosha 20 vjeçare, ndërsa deri më tash ka botuar disa vëllime me poezi. Përkthimet epara të poezisë së tij në gjuhen gjermane janë bërë në vitin 1998.

Një libër poezish i është përkthyer më vonë në gjuhën gjermane “Sehnsucht nach Etleva” (Malli për Etlevën). Për poezinë e tij, Vaxhid Xhelili ka marrë shumë lëvdata për meritën se është lidhur me traditën më të mirë të poezisë shqiptare dhe nga ana tjetër për faktin se në vargjet e tij përdor figura të fuqishme të cilat i përcjell edhe te lexuesit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni