Jusuf e Bardhosh Gërvalla me Kadriun ranë edhe për lirinë e Kosovës Lindore

Profesoresha e gjuhës shqipe Sadete Presheva para nxënësve tha se Presheva dëshmon se di ti shënojë gjithmonë këto data të rëndësishme të Kombit tonë.

 

“Ashtu siq shënohen në gjitha vendet shqiptare. Jusuf e Bardhosh Gërvalla me Kadriun ranë edhe për lirinë e Kosovës Lindore…se a jeni sot te lirë apo jo, kjo është një temë dhe cështje tjetër, të cilën gjë mund ta dijnë mè së mirë politikajt tanë, se sa ne krijuesit..” ka deklaruar për herë të fundit poetesha dhe profesoresha preshevare Sadte presheva për agjencinë infromative kombëtare “Presheva jonë”

Presheve, 26 janar/ AIK-Persheva Jonë

Grupi letrar Migjeni , sot në gjimnazin Skënderbeu ka mbajtur manifestimin “FLAKA E JANARIT” .Ky manifestim I kushtohet dëshmorëve duke filluar nga Skënderbeu , Kadri Zeka e Vllezërit Gërvalla dhe shumë veprimtarëve të tjerë të cilët kanë flijuar jetën e tyre për atdhe. Nxënësit e Grupit letrarë “Migjeni” në këtë manifestim recituan poezi kushtuar këtyre dëshmorëve si dhe u lexuan biografit e tyre .Profesoresha e gjuhës shqipe Sadete Presheva para nxënësve tha se Presheva dëshmon se di ti shënojë gjithmonë këto data të rëndësishme të Kombit tone , ashtu siq shënohen në gjitha vendet shqiptare.Ajo përgëzoi të rinjët e GL Migjeni për këtë manifestim duke ju dhënë kurajo se këta dëshmorë duhet të përkujtohen gjithmonë pasi ata janë flijuar edhe për vendin tonë.
Ndërkaq përfaqësuesi i klubit letrarë Feniks Demush Berisha po ashtu u përgëzoi GL Migjeni për këtë manifestim që sipas tij gjallëron kulturën dhe historin në Luginë. Presheva Flakën e Janarit e shënon cdo vitë në forma të ndryshme me manifestime kulturore duke I përkujtuar të gjithë dëshmorët e rënë për lirin e popullit shqiptarë.Atyre ju këndohet , ju recitohet pasi mbesin gjithmonë të paharushëm.

Pas ketij takimi letrar, për fund me poeteshen Sadete Presheva biseduam edhe për shumëcka,  sidmos per krijimtarine dhe rolin e mediave ne Luginën e Preshevës. Duke uruar Sadete Presheva punen dhe misionin informative, siq u shpreh, të agjencise informative Kombëtare “Presheva Jone” ka pohura se “uroje nga zemra qe redaksia e agjencise “Presheva jonë” te kete suksese të cilen gjë nuk e dyshoj, meqë e di se kush gjendet ne krye të saj. Nje njeri, me nje ekip profesional te shpejte si vetima…Edhe une ne ket moshe kisha pasur deshire te punoja për “Presheva Jonë” ! Është kënaqësi dhe krenari të jesh pjesë e stafit të “Presheva Jonë” e cila plason për cdo ditë  informacione te shpejta e korrekte, agjenci kjo e cila eshte e pakurrentë..”

SHPËRNDAJE