Qeveria e Republikës së Kosovës po bën punë të mirë në përpjekjet e saj për të marrë sa më shumë njohje. Natyrisht se kjo është punë e vështirë. Vendet që nuk kanë pasur hezitim ta njohin Republikën e Kosovës tashmë e kanë bërë atë. Puna tjetër mbetet të punohet me pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Këto deklarata i bëri ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jan Cliff në një konferencë për media gjatë punimeve të konferencës ndërkombëtare “Germia Hill” e organizuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Ai ka shtuar se ka zëra që mendojnë se pse puna e njohjeve po shkon ngadalë, por, sipas tij, përpjekjet në këtë drejtim janë duke vazhduar.

Sipas tij, një gjë duhet të mbahet në mend se vendet që do të njihnin Kosovën pa shumë vështirësi tashmë e kanë bërë këtë, kështu që, sipas tij, puna tjetër që duhet të bëhet është ajo me pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Ai ka shtuar se Britania dhe Qeveria e Kosovës janë duke punuar në këtë drejtim.

Ai, po ashtu, ka thënë se është duke punuar me vendet që janë pjesë e Commonwealth-it që të sigurohen më shumë njohje për Kosovën.

SHPËRNDAJE