Tri femra (Fushë Kosova, Presheva dhe  Kukësi) janë plagosur kur një person ka shtëne me arme zjarri në një restorant në lagjen Arbëria të Klinës, njofton Policia. Rasti konfirmohet nga zëdhënësi rajonal Zeqir Kelmendi, sipas të cilit plagosja ka ndodhur të shtunën rreth orës 03:00 të mëngjesit në një restorant në Klinë.

Presheve, 8 janar/ AIK Presheva Jone

Femrat e plagosura kanë qenë valltare në ketë restorant dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës dhe sipas mjekeve ato kanë pësuar lëndime në këmbë. Rasti konfirmohet nga zëdhënësi rajonal Zeqir Kelmendi, sipas të cilit plagosja ka ndodhur të shtunën rreth orës 03:00 të mëngjesit në një restorant në Klinë, njoftojne burimet e agjencise Presehva Jone

Njësitet Policore të Stacionit Policor të Klinës , menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konfirmuar informatën fillestare. Në bazë të hetimeve të para dyshohet se, një person i dyshuar ka shtënë në brendi të lokalit më armë  zjarri, duke plagosur tri valltare në ketë restorant. I dyshuari, i njohur për policinë gjendet në arrati. Rasti është në procedim nga hetuesit rajonal për krime serioze në Pejë.

SHPËRNDAJE