Plaçkitje në xhaminë e banjës së Tetovës

(AIK-Presheva Jone)


Persona të panjohur kanë gjuajtur me armë zjarri në xhaminë që ndodhet në banjën e Tetovës. Gjatë sulmit që supozohet se ka ndodhur natën mes datave 2 dhe 6 shkurt, janë dëmtuar dera hyrëse, dritaret dhe muret e xhamisë.

“Ne dje e kemi marrë vesh se dera është thy, erdhëm e pamë se dera është thyer. Por kjo xhami nuk është veç e imja apo e jotja kjo është e gjithë popullit musliman. Kjo është bë që të mos falen nëpër rekë (lum), por të falen brenda nën mbulesë në këtë xhami” tha Ruhi Sahiti, përgjegjës i Xhamisë.

Në vendin e ngjarjes hetim ka kryer edhe sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës, dhe po punohet në zbulimin e rastit.

“Ekipet hetuese nga SPB kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë hetimin ku janë gjetur dhe marë disa fragmente nga gëzhojat të cilat së shepjti do hetohen. SPB e Tetovës në mënyrë adekuate i ndërmerr masat për zbardhjen e rastit, gjegjsisht kur, kush dhe pse ka gjuajtur në këtë objekt fetar” tha Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Për këtë rast ka reaguar edhe Muftinija e Tetovës, e cila aktin e ka quajtur vandal dhe jonjerëzor. Muftinia ka kërkuar nga organet kompetente që rastin ta ndriçojnë sa më shpejt dhe të ruhet rendi e qetësia publike.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni