Pjesëtari i EULEX-it që fyen shqiptarët dhe Kosovën !

 

Stefan Loren, ose shkurt Leo, është emri i pjesëtarit të EULEX-it që për një kohë të gjatë ka terrorizuar stafin vendor të këtij misioni. Mediet që raportuan për ngjarjen, vazhdojnë të japin detajet e sjelljeve të turpshme të këtij individi.

Në raportin e ankesës për të thuhet se Leo ka thënë se “është kënaqësi që me flamurin shqiptar të fshijë prapanicën dhe se Kosova është vend i mirë për ta pshurrur”.

Ai u ka thënë punëtorëve lokalë se “ju shqiptarët jeni të marrë, se nuk keni shtet dhe se Serbia nuk do të lëshojë kurrë Kosovën”, raportojnë mediet.

Ai ka pranuar se ka lidhje nga e kaluara me Serbinë dhe se gjyshi i tij ka luftuar me serbët kundër shqiptarëve, pasi nuk i konsideron si të edukuar. Ai raportohet të ketë abuzuar psikikisht stafin lokal dhe ka përqeshur fenë e shumicës së kosovarëve, Islamin.

Gjithashtu ka kërcënuar punëtorët lokalë me përjashtim nga puna nëse flasin duke përmendur lidhjet e forta që kishte me Brukselin. Rezultatet e hetimit për të do të bëhen publike deri në fund të muajit.

Sipas medieve, Leo është punëtor francez i EULEX-it, i cili më herët kishte shërbyer në forcat e KFOR-it, ndërsa që prej dy vjetësh punon në EULEX.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni