Fitues i çmimeve “Oscar”, Brad Pitt zbuloi se si për pak përfundoi të ishte i varur nga marihuana, në fillim të viteve 1990.

Kandidat për Aktorin më të Mirë Protagonist, për rolin e tij në “Moneyball”, Pitt zbuloi se presioni publik dhe vështirësia për të përballuar famën dy dekada më parë bënë që ai të shndërrohej në një konsumator të rregullt të substancës narkotike.

Në një intervistë për revistën “Hollywood Reporter”, Pitt zbuloi: “Mbaj mend që në vitet 1990 pata një moment kur nuk duroja dot as veten time. Përpiqesha të qëndroja sa më larg ceremonive me persona të tjerë të rëndësishëm dhe fillova të konsumoja shumë marjuane. Qëndroja shtrirë në shtëpinë time dhe pas disa minutash përfundoja duke ndezur një cigare. Po shndërrohesha në një njeri patetik dhe të varur nga substancat”.

Pitt komentoi edhe kritikat për kohën e paktë që ai dhe partnerja e tij, Angelina Jolie, i kushtojnë gjashtë fëmijëve të tyre, tre prej të cilëve të birësuar. “Ata e kuptojnë që mami dhe babi janë shumë të zënë pasi punojnë për të bërë filma dhe argëtohen shumë kur na shohin në kinema. Mendoj se i mbështesim ata në mënyrën e duhur, duke inkurajuar pasionet dhe dëshirat e tyre”.

SHPËRNDAJE