PILOTJA  QË BOMBARDOI SERBINË, NGA QIELLI JA «VIZATOI» HARTËN PA KOSOVËN !

Nicole Malachowski, pilotja e pare “bombarduese” amerikane. Ajo ka marre medalje te ndryshme nderi nga Ushtria e SHBA-ve. Gjate sulmeve ajrore ndaj bazave e caqeve serbe ne Kosove dhe Serbi si dhe ne operacionin “Liria e Irakut-Operation Iraqi Freedom”, pilotja amerikane ne skuadren e “piloteve te vdekjes”, Nicole Malachowski ka kryer 200 ore fluturime bombarduese…

 

Nga Beqir Sina, New York
LAS VEGAS : NEVADA : Pilotja e pasfiduar amerikane Nicole Malachowski eshte dekoruar me medaljet e çmimet me te larta te ushtrise amerikane ” Meritorious Service Medal, “Air Medal, “Air Force Commendation Medal”,” Air Force Achievement Medal”, Medaljen “4th Fighter Wing’s” e ka marre si nje Hero i madh gjate fushates se bombardimeve ajrore ne Kosove, per mbrojtjen e civileve gjate bomardimeve dhe e shquar per persosmeri te jashtezakoneshme ne goditjen e objekteve ushtarake serbe, edhe neper qendra te banuara, ose e afer qyteteve ku ndodheshin bazat e tyre.

Kjo deshmon se Nicole Malachowski eshte nje grua burrneshe dhe e guxishme, e para femer amerikane ne historine 60 vjeçare te kesaj arme nga skudaroni bombardues ne lufte (pilotet e vdekjes), qe ka thyer barrierat e kesaj gjinie, duke u rreshtuar ne nje rradhe me burrat pilot luftarak. Ajo, ka hyre keshtu edhe ne analet e historise amerikane te fluturakeve duke pasur nje rekord prej 200 ore fluturimesh bombarduese ne Kosove ne periudhen mars – qershor 1999(78) dite), dhe 10 dite ne Irak ne vitin 2003- prill. Forcat luftarako ajrore amerikane(The USA Air Force) kane gjithsej 568 femra pilote. Nga keto vetem 71 prej tyre sherbejne me aeroplanet fluturake. “Une, do te beje detyren, pavaresisht se mund te jem vendosur edhe ne qender te debateve, me pyetjen sesi ka mundesi qe nje femer te kryej kete detyre kaq te veshtire dhe me rrezik te madh per jeten?!?”, thote Malachowski.

Kush eshte pilotja e pasfiduar dhe fluturimet e saj?

Pilotija amerikane shkollen e mesme e kreu ne vitin 1992 ne Las Vegas. Femija i trete i nje familje te vjeter amerikane,(nena quhet Cathy dhe babai i saj Robert Wllingwood). Nicole Malachowski, eshte e martuar me pilot, edhe ai me graden Major, por me origjine ruse, i quajtur Paul Malachowski.

Ndersa, u rreshtua ne rradhet e flotes ushtarake ajrore te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne vitin 1996, pasi ajo u diplomua ne Akademine e Forcave Ushtarke Ajore me nivelin B.S. ne Management dhe me ulet French.Para se te inkuadrohej ne rradhet e skuadroneve bombarduese te flotes ushtarako-ajrore te SHBA-se, “Bubullimaezogut”- “Thunderbirds”, ajo sherbeu si instruktore dhe komandante me avionet luftarak F-15E ne skuadronin “494th Fighter Squadron”, ne bazen amerikane ne Britanine e Madhe RAF Lakenheath”. Ketu ajo mblodhi rreth 1900 ore fluturime, nga keto 1700 ore fluturime me bombarduesit F-15 dhe F-16.

Nicole Malachowski, eshte nga Chicago e datelindjes 1974 dhe njihet ne SHBA-se si e para femer amerikane pilote me graden “major”. Dhe e para femer amerikane e seleksionuar per te sherbyer ne rradhet e fluturimeve luftarake ne forcat ajrore “Thunderbrids” i thirrur ndryshe “pilotet e vdekjes” ose “Bubullimaezogut”.Fluturimin e pare ne qiell te hapur, e ka kryer ne vitin 1996. Per Nicolen kane shkruar e folur jo vetem gazetat, revistat ushtarake, por edhe gazeta e televizione te medha amerikane,si CNN,ABC,NBC,FOXNEWS e te tjere.

Malachowski, u trajnua ne bazen ushtarake “Columbus Air Force Base”, ne Misisipi, me fluturaket bombardues “F-15E” e me pas, ne bazen Seymour Johnson Air Force Base ne Karolinen e Veriut. Prioriteti i saj ka qene stervitja me “Pilotet e vdekjes” (Thunderbird). Me tej, Nicole sherben ne bazen RAF Lakenheath, ne Angli dhe kthehet serish ne bazen, “Seymour Johnson Air Force Base” ne Karolinen e Veriut. Ajo do te sherbeje si oficere edhe ne bazen “Camp Red Cloud” ne Korene e Jugut. Nicole ka marre pjese ne krejt fushaten e sulmeve ajrore ndaj bazave e caqeve serbe ne Kosove e Serbi, si dhe ne operacionin “Liria e Irakut” (Operation Iraqi Freedom). Ajo, shihet ketu ne SHBA-se si femra qe ka bere histori. Ne muzeumin e “Pionereve te Fluturimit” hapur ne Washington D.C , asaj i eshte rezervuar nje pavion i veçante me fotot, video xhirimet, shkrimet, dhe kujtimet e saja nga Britania e Madhe, Kosova, dhe Iraku.

Fluturimet dhe beteja ne Kosove

Kosova, sipas te dhenave duket se ze nje vend te posaçem, ne sukseset e kesaj pilote amerikane, pasi qe atje, ajo, me 1999 gjate fushates se sulmeve ajrore ndaj bazave dhe caqeve ushtarake serbe, mendohet se kreu pothuajse me shume se 200 ore fluturime. Dhe keto gjate bombardimeve te njepasnjeshme, per 78 dite, deri sa edhe perfundoje kjo fushate me dorezimin e Serbise dhe largimin e saj nga Kosova. Siç dihet me 24 mars 1999, eshte edhe dita kur nisen edhe sulmet ajrore, kunder bazeve ushtarake te Serbise ne Kosove dhe vete teritorin e Serbise. Fushata e sulmeve ajrore, e cila vuri ne shenjester caqet ushtarake serbe ne territorin e saj dhe ne bazat e vendosura ne Kosove zgjati 78 dite dhe perfundoi me fitoren e NATO-s. Ajo eshte konsideruar si lufta me e suksesshme e koheve moderne te Aleances Veri Atlantike, NATO.

Pasaporta

Emri: Nicole Malachowski
Titulli: Major
Lindur: Las Vegas, NV
Pesha: 61 kg
Gjatesia: 175 cm

SHPËRNDAJE