Biologu dhe ambjentalisti slloven, Matevz Lenarçiç, është kthyer të enjten në Lubianë, pasi ka përfunduar xhiron e botës, rreth 100 mijë kilometra, në 100 ditë me një aeroplan ultra të lehtë.

Objektivi i pilotit ishte që mjeti fluturues të konsumonte sa më pak karburant dhe të tregonte rëndësinë e tutelës së ambientit në nivel global.

53-vjeçari, një ekologjist, aventurier, fotograf dhe pilot ka fluturuar mbi të gjitha kontinentet, 60 vende, rreth 100 parqe kombëtare, Antarktidën dhe majat më të larta të botës, në bordin e një “Pipistrel Virus-SW914”, transmeton TCH.

Bëhet fjalë për një prodhim slloven që peshon 290 kilogramë dhe që ushqehet me një lloj karburanti që lëshon pak emetime. Aeroplani arrin një shpejtësi maksimale prej 300 kilometrash në orë dhe një lartësi prej 9 mijë metrash.

Në vitin 2011 ai u vlerësua nga NASA si mjeti fluturues më i mirë ekologjik pasi përshkoi 320 kilometra në më pak se dy orë, duke konsumuar më pak se 3.8 litra karburant.

SHPËRNDAJE