Piloti shqiptar në Zvicër: Pas Prishtinës do të ateroj në Tiranë

EKSKLZUIVE: Burim Aliu,nga fshati Vaksincë i Kumanovës i cili flet për herë të parë si pilot për një mediumi shqiptar, ai shpjegon për agjencinë informative ”Presheva Jonë” se “në mars të vitit të kaluar kam fluturuar së pari herë nga Zvicra në aerportin e Prishtinës, ku në reaoplan kisha një delegacon të lartë zvcieran, ku shkonin për mision dhe punë të tyre në Kosovë.

 
Lugano 9 gusht / AIK -Presheva Jonë

Mërgimtarët tanë në Perëndim sot nuk janë më si dikur sharrëxhinj të Esad Mekulit në Beograd. Se ata janë integruar mirë në Zvicër, në Gjermani, në SHBA, në Austri, në Belgjikë, në Itali..dëshmon jo vetëm gjuha që e flasin mirë, por edhe titujt e tyre, si: mjekë, inxhinierë, patronë firmash në biznese të larmishme, ekspertë të lëmenjve të ndryshëm, arkitektë, avokatë. Madje edhe pilotë…Sot vetëm në Zvicër kemi 4-5 pilotë shqiptarë. Lidhur me këtë dhe me profesionin e aviacionit agjencia informative “Presheva Jonë” bëri një intervistë me pilotin e ri shqiptar Burim Aliu, cili jeton dhe vepron në Sant Galen të Zvicrës.

Piloti i ri shqiptar Burim Aliu (30-vjeçar), nga Vaksinca e Kumanovës, sot jeton dhe vepron në Sant Gallen të Zvicrës. Për kontributin dhe sukseset e tij Burimi përveç prindërve i është mirënjohës edhe Zvicrës, të cilin vend e konsideron si vendlindje të dytë. Këtë na e tha edhe babai i tij Ahmet Aliu, i cili më shumë se 40 vjet jeton në Zvicër. Piloti ynë është i martuar me Njomzën dhe kanë dy goca Hanën (3 vj. dhe Lonën.4.5 vj.)

Në autobiografinë e tij mësojmë se piloti Burim Aliun ka diplomuar në vitin 2007 dhe tani fluturon në linjat e rregullta nga aeroporti i Luganos në disa relacione ndërkombëtare. Burimi Aliu flet për herë të parë, si pilot, për një medium shqiptar.

Do theksuar se Burimi, i cili binte në sy për prirje dhe talent në literaturë aviacioni dhe vizatim teknik, fillimisht krahas studimeve nisi të punonte në kompani të njohura të disa vendeve oksidentale, si përfaqësues i teknologjisë në firmën e njohur Bühler- AG, i cili i joshur nga aviacioni edhe u drejtua në profesionin e pilotit, që sot e ushtron me krenari si shqiptar dhe zviceran. Burim Aliu për ca muaj, para se t’u rrekej studimeve, u gjend ne Kanada për perfeksionim të gjuhës angleze. Në vitit 2007, në praninë e ekspertëve të njohur zviceranë të aviacionit, mbrojti me sukses licencën e pilotit – airline. Pas ligjëratave, gjatë studimeve të aviacionit, Burim Aliu pjesën teorike e kaloi me sukses në Cyrih dhe pjesën tjetër, atë praktike, në Florida të Amerikës.

”Nga 8 janari i këtij viti ushtroj profesionin tim në Lugano për kompaninë zvicerane ”Darwin Airliene”. Nga aeroporti i Luganos fluturoj në linja nacionale dhe ndërkombëtare si në drejtim të Gjenevës, Cyrihut, pastaj edhe në ato jashtë Zvicrës, fillimisht duke frekuentuar në ato italiane si në drejtim të Milanos, të Romës, të Palermos, të Venecias, të Nicës, Palma de Majorkës etj…Në mars të vitit të kaluar kam fluturuar nga Zvicra në Aeroportin e Prishtinës. Në aeroplan kisha një delegacion të lartë zviceran që shkonte për mision dhe për punë në Kosovë. Vërtet ishte kënaqësi e madhe, saqë nuk kam fjalë si t’jua përshkruaj. Pas Prishtinës, pretendoj të ateroj së shpejti në aeroportin ndërkombëtar ”Nënë Tereza” në Tiranë. Derisa fluturoj me aeroplanin e tipit SAAB 2000 mbi alpet e Zvicrës shpesh shikoj nga dritarja mos po e shoh Prishtinën, Tiranën, Vaksincën apo…”, thotë për ”Presheva Jonë” duke qeshur piloti shqiptar në Zvicër Burim Aliu.

Shqiptarët

“Desha të shtoj edhe diçka për hir të respektit të kolegëve të mi. Sot ndoshta jam piloti më i ri, por fatmirësisht s’jam i vetmi pilot shqiptar në Zvicër. Njoh dhe kam miq edhe pilotë të tjerë shqiptarë në Zvicër, si: Besnik Sadriu (nga Presheva), Shaban Shkreli (Pejë), Burhan Jahiu (oficer i lartë nga Presheva) etj…”


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni