PILOTË DHE OFICERE SHQIPTARE NGA ZVICRA i shkruajnë Interpol-it

Janë këta shtatë pilotë dhe oficerë të lartë shqiptarë nga Zvicra (Burim Aliu, pilot nga Vaksinca, Shaba Shkreli, pilot nga Peja,  Besnik Sadriu, Arsim Sadriu dhe Burhan Jahiu (pilot dhe oficerë të lartë nga Presheva), Nazif Ramabaja, major nga Kamenica,  Shpend Shala ofice nga Peja…të cilët përmes letrës dërguar Interpol-it kerkojnë t’i viejnë gjurmëve të zhdukjes së pilotit shqiptar James Berisha, njofton agjencia informative kombëtare « Presheva jonë »

 

Gjenevë, 16 janar/AIK-Presheva Jonë

 

Me 31 tetor 2010, kur dhe fillon misionin e tij në Afrikë, me një  vullnet të jashtëzakonshëm ta prezantoj shtetin në boten afrikane, dhe i gatshëm për çdo të papritur, por dhe çdo rrezik, James Berisha ia mësyni kontinentit të largët, Afrikës. Sot kur po bëhet 1 vit, James Berisha shkoi në Afrikë dhe ai mbetet i zhdukur sot e kësaj dite pa asnjë lajm se ku mund të jetë! Prandaj edhe 7 pilotë dhe oifcerë të lartë shqiptar që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër kishin vendosur t’i shkruajnë interpol-it për t’i vënë gjurmëve të zhdukjes së kolegut të tyre shqiptar James Berisha të humbur më shumë se një vit me parë.

 

Në letrën dërguar Interpol-it, të cilën e ka siguruar edhe redakisa e agjencisë informative kombëtare « Presheva jonë » pilotë dhe oficerët shqiptarë nga Zvicra të shqetësuar për fatin e kolegut të tyre pilotit shqiptare James Berisha të zhdukru muajve të fundit pa shenje pa dokë të bëjnë cështë e mundur për gjetjen e pilotit shqiptare. Në këtë letër nga pilotë dhe oficerë shqiptarë nga Zvicra (Burim Aliu, pilot nga Vaksinca, Shaba Shkreli, pilot nga Peja,  Besnik Sadriu, Arsim Sadriu dhe Burhan Jahiu (pilot dhe oficerë të lartë nga Presheva), Nazif Ramabaja, major nga Kamenica,  Shpend Shala ofice nga Peja…  drejtuar interpol-it nga kjo organizatë ndërkombëtare policore kërkon që të marre masa ndaj gjithë atyre që kanë mundur ta kindnapjonë apo aktorë tjerë të zhdukjes së pilotit James Berisha.

SHPËRNDAJE