PILLAY : Me barrikadat serbe ne Veri është privuar lëvizja e lirë e qytetarëve

« Barrikadat serbe në Veri të Mitrovicës për ne janë të papranueshme dhe nuk janë zgjidhje dhe se ato duhet hiqen sa me pare nga ata që janë vënë. Me barrikada nuk i  kontruohet proceseve në rajon, përkundrazi diskriminojnë dhe kufizojnë të drejtën e lëvizjes së lirë së qytetarëve në Kosovë.. » ka pohuar në Gjenevë ambasadorja e OKB-së për të drejtat e njeriut znj. Pillay duke ju përgjigjur agjencisë informative « Presheva Jonë » mbi zhvillimet e fundit në Kosovë.

Gjenevë, 4 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë

Në seacën e Këshllit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut që po zhvillon punimet e veta këtyre ditëve, krahas debateve mbi zhvillimet në botë po bëhet fjalë edhe për Kosovën. Komesionerja e lartë e OKB—së për të Drejtat e Njeriut znj.Navi Pillay gjatë një konference shtypi e pyetëm mbi situatën në Kosovë në vecanti rreth barrikadave të vëna nga bandat dhe ekstremistët serbë në Veri Znj.Pillay duke u përgjigjur për agjencinë informative « Presheva jonë » ajo ka shprehur shetësimet e saj mbi zhvillimet në Veri të Mitrovicës. «Situata në Kosovë, në vecanit zhvillimet e fundit ne Veri të Mitovicës janë preokupuese sikur për komunitetin ndërkombëtar edhe për Komesriatin e Lartë të OKB-së të cilta shetësime  i ka paraqitur edhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së dhe Këshlli i Sigurimit i kësaj organizate, ku kjo e fundit është duke u marrur me të madhe për venien e paqes dhe stabilitetit në rajon, duke ftuar palët që problemet t’i zgjidhin përmes dialogut.”.

Prandaj,sipas saj e dhe barrikadat serbe në Veri të Mitrovicës janë të papranueshme dhe nuk janë zgjidhje dhe se ato duhet hiqen sa me pare nga ata që janë vënë. “Me barrikadat nuk i kontribuohet proceseve në rajon, përkundrazi diskriminojnë dhe kufizojnë të drejtën e lëvizjes së lirë së qytetarëve në Kosovë.. » ka pohuar në Gjenevë znj. Pillay.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni