Pijet alkoolike prej nesër në objektet tregtare në Maqedoni sërish do të shiten prej orës 06:00 deri në orën 19:00, në vend se deri në orën 21:00.

Sipas dispozitave ligjore, koha e zgjatur e shitjes vlen nga muaji maj deri në shtator.

Për ata të cilët nuk do ta respektojnë vendimin ligjor janë paraparë sanksione – ndalesë për kryerjen e veprimtarisë në kohëzgjatje prej shtatë dhe 15 ditëve, si dhe gjobë deri në 5.000 euro.

SHPËRNDAJE