Petroviq: Malazezët do të fitojnë statusin e pakicës në Kosovë

 

Zv/kryeministri dhe ministër i Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Sllobodan Petroviq, konfirmoi se bashkësia malazeze në Kosovë do të fitojë statusin e pakicës kombëtare dhe si e tillë do të përfshihet në institucionet shtetërore kosovare.

Petroviq i ka bërë këto komente gjatë një takimi në Podgoricë me ministrin për të Drejtat e Pakicave, Ferhat Dinosha.

Ky i fundit ka shprehur kënaqësi për ndryshimin e statusit të bashkësisë malazeze me ndryshimet kushtetuese në Kosovë, thuhet në njoftim.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni