Flet Zv.Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Slobodan Petroviq, partia e të cilit përfaqëson shumicën dërmuese të komunitetit serb në Kosovë, lidhur me zhvillimet e fundit.
 
 
Këto ditë Qeveria e Kosovës ka marrë një vendim për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri, por ka hasur në një rezistencë atje me ç’rast kemi edhe një polic të Kosovës të vrarë. Si e komentoni situatën atje?

Petroviq: Shfyrtëzoj rastin të shpreh ngushëllime për policin e vdekur. Sigurisht që është një humbje e madhe dhe me siguri ajo që është realitet në veri është se situata tash e sa vjet është e paqëndrueshme dhe ka qenë e domosdoshme të vendoset rendi dhe ligji. Tashmë kemi një situatë jostabile dhe t’i referohem shefit të EULEX Marnac i cili thotë se duhet të vendoset rendi dhe ligji në tërë territorin e Kosovës. Kjo i intereson çdo qytetari, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare apo politike.

Sipas jush këta njerëz që shtinë me armë drejt policisë dhe bllokuan rrugën janë qytetarë të rëndomt apo i ka shtyrë dikush të përdorin dhunë?

Petroviq: Ajo që është me rëndësi është se ky është një akt që ne e kemi dënuar, por edhe tërë bota e ka dënuar. Është një akt vandal. Janë skena që kemi mundur t’i shohim edhe në të kaluarën. Nuk është një grup i rëndomt i njerëzve por është një grup i organizuar që merren me kriminalitet dhe sigurisht u pengon vendosja e rendit dhe ligjit. Sinqerisht, besoj që organet e sigurisë deri në fund do ta qojnë këtë askion, pasi që kjo është në interes jo vetëm të qytetarëve të Kosovës por të gjithë rajonit, pasi kriminaliteti është armik i çdo qeverie.

Pse serbët e veriut nuk kanë qasje të njëjtë si edhe serbët që jetojnë në pjesët tjera të Kosovës në raport me shtetin e Kosovës?

Petroviq: Në atë pjesë të Kosovës është punuar shumë pak në implementimin e disa vlerave që janë në interes të komuniteteve pakicë në këtë rast të serbëve dhe thjesht kemi pasur një situatë më komode në ato hapsira. Institucionet e vendit nuk kanë pasur shumë mundësi, sidomos në aspektin e informimit të qytetarëve të asaj pjese për punën e tyre që po e bëjnë atje dhe unë kam parë që një përqindje të madhe e serbëve në veri janë shumë të painformuar me investimet që janë bërë atje. Dhe ky ka qenë një problem i madh. Ndërsa serbët që jetojnë në pjesën tjetër të Kosovës janë përcaktuar që përfaqësuesit e tyre t’i mbrojnë interesat e tyre përmes institucioneve. Kjo është dicka që është e logjikshme që ndodh kudo në botë. Aktivitete në veri janë një nxitje më shumë që së bashku me partnerët tanë në Bruksel dhe Uashington të implemetojmë vlerat jo vetëm evropiane por të gjithë botës civilizuese dhe duhet të nxjerrim një mësim nga kjo situatë që të punojmë së bashku me qëllim të prosperitetit të përgjithshëm dhe ajo më e rëndësishmja është se në këto momente duhet ta qetësojmë situatë. Apeloj të gjithë serbët e Kosovë të mos lejojnë të manipulohen në asnjë mënyrë dhe nga askush pasi që kjo para së gjithash do të reflektojë në jetën e tyre. Dua ta shfrytëzoj rastin meqë jam këtu , kam dëgjuar zëra për katastrofë humanitare në pjesën veriore pas bllokimit të kufirit me Serbinë, dhe ajo që mund të them si zv/kryeministër është të falenderojë kryeministrin që menjëherë e ka siguruar konvojin me barëra, ushqime dhe artikuj tjerë për qytetarët atje dhe kjo është për t’u përshëndetur. Në këto momente të vështira nuk dëshirojmë që askush ta shfrytëzojë këtë situatë. (rtk)

SHPËRNDAJE