«Por, Beogradi duhet të ketë kujdes me keto zgjedhje që t’mos manipluoj dhe keqpërdor pjesëmarrjen  e serbëve të Kosovës për t’mos pasur ato prapavijë apo pasoja politike, sepse minoriteti serbë në Kosovë janë qytetarë të Kosovës. Dmth në zgjedhje te ardhshme në Serbi ka drejtë pjesëmarrje edhe diaspora serbe, përfshirë këtu edhe ata në Kosovë…Ndërsa shqiptarët e  Luginës së Preshevës gjithsesi duhet të dalin në zgjedhjet e ardhshme në Serbi, sepse ata jo vetëm që posedojnë pasaporta të Serbisë, por edhe është në interes të tyre. » ka deklaruar sot diplomati austriak Wolfgang Petritsch për agjencinë informative « Presheva jonë »

 

Gjenevë, 15 mars

 

Ambasadori austriak Wolfgang Petritsch, ish-ndërmjetës i BE-së për Kosovën në konferencën e Rambujesë në një intervistë dhënë sot agjencisë informative kombëtare «Presheva jonë» nuk ka kundërshtuar pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme në Serbi, por duke kundërshtuar cdo ndarje të Kosovës apo shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

 

«Dalja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e 6 majit në Serbi nuk është ilegale. Por natyrisht Beogradi këtu duhet të ketë kujdes që t’mos keqpërdor pjesëmarrjen  e serbëve të Kosovës në ato zgjedhje mund të mabjhen por pa prapavijë apo pasoja politike, sepse minoriteti serbë në Kosovë janë qytetarë të Kosovës dhe perspektiva e tyre është integrimi në jetën civile dhe institucionale të shtetit të Kosovës. E thash se nuk është ilegale pjesamrja e serbëve të Kosovës në zgjedhjet serbe, sepse sipas principeve të reja të BE gjithë qytetarët e një mjedisi që posedojnë pasaporta të atij vendi që mban zgjegdje kanë të drjetë të marrin pjesë në ato zgjedhje. Pranda, sikur serbët e Kosovës, ashtu edhe serbët në Bullgari, Hungari, në Zvicër, Gjermani apo Austri, në princip nuk duhet mohuar pjesëmarrjen në zgjedhjet e Serbisë.   Dmth në zgjedhje te ardhshme në Serbi ka drejtë pejsëmarrje edhe diaspora serbe, përfshirë këtu edhe ata në Kosovë…Por, nuk duhet harruar se ky minoritet duhet marru pjesë në zgjedhjet që orgnaizohen në Kosovë, sepse ata janë pjesë dhe qytetarë të shtetit të Kosovës..» ka shpjeguar diplomati austriak rreth dilemeve të (mos) pjesëmarrjes së pakicës serbe në Kosovë në zjedhjet e 6 majit në Serbi.

 

Sipas ambasadorit Petritsch, kështu veprohet në Evropë edhe me zgjedhjet  në Austri, Belgjikë apo Gjermani, ku nuk ju mohohet participimi në zgjedhje qytetarëve të këtyre vendeve edhe pse janë jashta shtetit të tyre amë.

 

AMBASADORI  PERTRITSCH FTON SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS TË DALIN NË ZGJEDHJET E ARDHSME NË SERBI

Meqënëse dilema rreth  (mos) daljes së qyetarëve shqiptarë  në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në zgjedhjet e ardhshme të Serbisë të paralajmëruara më 6 maj kanë edhe liderët e Luginës së Preshevës, lidhur me këtë  ambasadori austirak është shprehur  qartë se »shqiptarët e  Luginës së Preshevës gjithsesi duhet të dalin në zgjedhjet e ardhshme në Serbi, sepse ata jo vetëm që posedojnë pasaporta të Serbisë, por edhe është në interes të tyre. Mosdalja eventuale e shqipatrëve të Luginës në zgjedhjet e 6 majit në Serbi në dëm të tyre. Prandaj, shiptarët e Luginës duhet t’i përgjigjen zgjedhjeve të ardhshme në Serbi për t’mos qenë objekt i akuzave nga komuniteti ndërkombëtar, ani pse disa liderë atje flasin për refuzime të tyre, të cilat bëjnë më shumë për maritkeng politik ose patriotizëm, ngjajshëm sikur liderët serbë në Beograd siq manipulojnë shpesh me serbët e Kosovës. Prandja,  shqiptarët e Luginës apo liderët e kësaj ane sikur të posedonin  pasaporta të Kosovës apo të Shqipërisë, plotësisht do t’i kuptonim, pse ata refuzojnë  të dalin në zgjedhjet serbe. Pra, sikur serbët e Kosovës siq duhet të dalin në zgjedhjet e Kosovës ashtu edhe shqiptarët e Serbisë duhet të marrin pjesë në zgjedhjet serbe…»

SHPËRNDAJE