Peticioni me përmbajtje: „JO“ Shemsi Nuhiut në Serbi, dorëzohet nesër në Bernë

„Peticionin e  komunitetit shqiptarë në Zvicër, nesër në orën 15-të do pranojë unë nga avokati Jeton Kryeziu dhe bashkëpunëtori i tij Avni Binaku..” ka njoftuar sot  agjencinë informative « Presheva Jonë » znj. Stähli Christine zëdhënëse e Ministrisë së Drjetësisë dhe Policsë në Zvicër (DFJP) ne Bernë.

 

Bernë,15 dhjetor/ AIK-Presheva Jonë“

 

„Komiteti kundër ekstradimit“ përmes ketij petecioni me mbi 5.200 nënshkrime, tërheq vërejtjen për rrezikun të cilit  gjendwet kosovari Sh. N. nëse ekstradohet në Beograd ..“ ka deklaruar për agjencinë informative kombëtare „Presheva Jonë“ avokati i njohur shqiptar në Zvicër Jeton Kryeziu.

 

“Komiteti kundër ekstradimit të N. Sh. ne Serbi ka mbledhur nënshkrime për peticionin me të cilin synohet parandalimi i ekstradimit të Sh. N. nga Zvicra në Serbi..“ thuhet në fillim të  komunikës  së „ Komiteti kundër ekstradimit në Serbi » duke mos precizuar se ka qene ushtare i UCK-së apo UCPMB-së, sepse vetem  autoritete serbe e akuzojne ate here ushtare të UCPMB-së e herë ushtarë të UCK-së, për qëllime të tyre të caktuara ?!

 

Një padi e tille kundër z. Sh. N. ishte lëshuar nga amabsada serbe në Bernë, të cilat kanë dërguar një kërkesë për arrestim dhe ekstradim te Sh. N. në Zvicër më 8 mars 2011. Sh. N. është arrestuar më 14 prill të vitit 2011, para gruas dhe fëmijëve, në banesën e tij në Vevey ku jeton dhe punon legalisht me lejeqëndrim të rregulluar që prej 10 vitesh.

Avokati i njohur shqiptare z. Jeton Kryeziu i ka dekalruar agjencise informative « Presheva Jonë » se «Arësyeja e vetme për të cillen Komiteti kundër ekstradimit të Sh. N. qëndron në kërkimin për drejtësi. Edhe Zvicra në këtë drejtim mund të bëjë më shumë, cka baza legale egziston për të gjykuar z. Sh. N. ne Zvicer, nëse faktet për të cilat përfolen vërtetohen. Prandaj,   duke u bazuar në këto fakte, kërkimi i drejtësisë përmes këtij peticioni mbetet e vetmja metodë  dhe e arsyeshme që ka zgjedhur komiteti ynë. Nëse Sh. N. do të ekstradohet në Serbi, drejtësia do të ketë pak shanse, për të mos thënë aspak, të vijë në vend, për faktin se ky proces do të politizohet plotësisht, siç kanë vepruar gjykatat serbe në raste te ngjashme që sot eësaj dite janë në burg dhe dënuar me dhjetar vite heqje lirie.. »

 

Dorëzimi do të bëhet të premten, më 16 dhjetor 2011, në ora 15.00 nga drjetueswit e  « Komitetit kundër ekstradimit të Sh. N. » në Serbi, nga avokati Jeton Kryeziu dhe bashkëpunëtori i tij Avni Binaku, ka njoftuar sot agjencinë « Presheva Jonë » znj. Stähli Christine. Ndërsa Sherif Nuhiu vëllai i Shemsiut lidhur me petecionin në fjalë ka deklaruar agjencisë sonë se « Besoj se Zvicra nuk do të bien nën ndikim të akuzave dhe procesve të montuara politike kunër të rinjve tanë, në ektër ast edhe të vëllaut tonë dhe besoj se drejtësia zvicerane do të ketë mirkuptim ndaj rreziqeve që mund t’ dalin me dërgimin eventual të vëllaut tonë në Serbi.. »


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni