Petecion anti-Marty edhe nga shqiptaret e Malit te Zi

PETICION

kundër Raportit të DICK MARTY-t

Ne, qytetarët e indinjuar, e nënshkruajmë këtë Peticion si reagim ndaj Raportit të z. Dick Marty, me të cilin ai tenton ta njollosë kombin, vendin dhe luftën tonë të drejtë për liri dhe pavarësi nga regjimi pushtues e totalitar i Serbisë, e zhvilluar në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare dhe zakonet e luftës.


Reagojmë fuqishëm ndaj tendencave që populli ynë të paraqitet si ushtrues i krimeve, të denigrohen vlerat tona kombëtare e morale dhe të zvetënohet lufta jonë e drejtë dhe në përputhje të plotë me normat ndërkombëtare dhe zakonet e luftës.

Reagimi ynë është edhe angazhim që Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës të mos e miratojë një raport të tillë që cenon rëndë imazhin tonë para botës demokratike, por edhe rolin e vetë Asamblesë Parlamentare.

Ky PETICION është shprehje demokratike e mospajtimit tonë dhe indinjatës ndaj deklaruesve të tillë që kanë për qellim shtrembërimin e të vërtetës e të historisë se popullit tonë dhe ndaj nxitësve e shkaktarëve të luftërave në Kosovë rajon…

Populli dhe vendi ynë ka qenë çdo herë në anën e drejtë, i kanë ndihmuar drejtësisë dhe kanë punuar për drejtësinë, te ne dhe në botë. Lufta e drejtë e UÇK-së e mbështetur nga NATO-ja dhe bota demokratike, ka bërë që të triumfojë e drejta, liria dhe demokracia në Kosovë e rajon, dhe këto përpjekje do të cilësohen përherë si vlera sublime për kombet e lira e demokratike të botës.

Me rrespekt nga struktura dhe përfaqësuesit e shqiptarëve në Mal të Zi


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni