Pesë persona janë vrarë në afërsi të Liqenit të Hekuranës në Shkup. Burimet policore ende nuk kanë ndonjë informacion se në çfarë rrethanash kanë ndodhur vrasjet. Ekipet policore janë në terren dhe me informacione më të hollësishme pritet të dalin gjatë ditës së premte.

Të enjten në mbrëmje rreth orës 22: 30 minuta afër trupave të njerëzve janë vërejtur gjurmë gjaku dhe gëzhoja të plumbave. Ata ishin zbuluar nga peshkatarë në afërsi të liqenit në fshatin Smilkovci të Shkupit.

Sipas informacioneve nga rrjetet sociale dhe portale maqedonase, viktimat janë të moshës rreth 20 vjeç. Ata të gjithë ishin peshkatarë dhe shpeshherë qëndronin për peshkim në këtë zonë. Njëri prej tyre është nga fshati Creshevë, ndërsa të tjerët siç thuhet nga lagjet Butel dhe Radishan.

Ata rreth orës 18.30 ishin nisur për peshkim pranë liqenit të Smilkovës. Banorët mbrëmë kanë qenë të revoltuar, pasi që sipas tyre, nuk po ndjehen të sigurtë.

Banorët e Creshevës kanë theksuar për portalin pres24 se mes të vrarëve është edhe Borçe Qato, një peshkatar i rregullt në këtë liqen, për të cilin thuhet se ka qenë familjar dhe person i qetë. Ata kishin njohur makinën e tij të parkuar në afërsi të liqenit. Banorët e zonës kanë theksuar se në këtë territor shpeshherë janë dëgjuar të shtëna armësh.

SHPËRNDAJE