Kandidatura për këtë garë të bukurisë është adresuar te Donald Trump, manjatit të njohur amerikan dhe pronarit të licencave për disa konteste të bukurisë, raportojnë mediat e Serbisë, sipas të cilave për këtë kandidaturë Prishtina është në gjendje të ndajë 10 milionë euro.

Vesna da Vinca, pronarja e agjencisë “Miss Yu” që vajzat serbe i dërgon në këto gara, thotë se “fjala është për diplomaci paralele, që do të ketë jehonë të mirë në botë”.

“Organizata Miss World nuk do ta përfshijë misin e Kosovës deri në momentet kur ta marrë pranimin e plotë”, thotë ajo, për të shtuar se Kosova në këtë garë do të ketë konkurrencë me Kilin dhe Filipinet.

SHPËRNDAJE