Përzgjedhësi kroat, Stimac: Modric do të luajë me Realin

Trajneri i kombëtares kroate, Igor Stimac nga grumbullimi i përfaqësueses ballkanase ka pohuar për shtypin spanjoll se të gjithë e dinë që sezonin e ri Luka Modric do ta nisë te Reali i Madridit.

Trajneri i Kroacisë gjithashtu u shpreh i kënaqur për këtë transferim por deklaroi se lojtari nuk gëzon një gjendje të mirë fizike pas ka 58 ditë pa luajtur një ndeshje futbolli.

Reali i Madridit dhe Tottenham mendohet se do të arrijnën një marrëveshje mes tyre brenda kësaj jave, me londinezët që do të përfitojnë nga 30 deri në 32 milionë euro nga transferimi i Modric në “Santiago Bernabeu”.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni