Kryetari i komunës, Shaip Kamberi duke uruar nxënësit për sallën sportive theksoi se projekti i ndërtimit të sallës ka kushtuar 76 milionë dinarë, prej të cilëve 74 milionë i ka ndarë Ministria për Plan Nacional Investiv, ndërsa pjesën tjetër buxheti i komunës së Bujanocit.

Enis SALIHI

 Bujanoc, 28 shtator/ AIK-Presehva Jonë

Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc të martën u përurua solemnisht Salla Sportive e posandërtuar.   

Kamberi paralajmëroi edhe vazhdimin e punimeve, përkatësisht finalizimin e projektit kapital të ndërtimit të shkollës, me rregullimin e oborrit dhe terreneve të jashtëm sportiv.

“ Brenda këtij muaji pritet të finalizohet marrëveshja mbi rregullimin e oborrit të shkollës dhe ndërtimin e terreneve sportive me të cilin do të përmbyllet, respektivisht do të finalizohet ndërtimi i këtij objekti kapital për arsimin shqip të komunës së Bujanocit”, tha kryetari Kamberi.

Edhe kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, i uroi nxënësve sallën e sportit, duke i dëshiruar suksese dhe duke i porositur ata të ruajnë këtë godinë shkollore, e cila është vatër e arsimit.

Drejtori i shkollës së mesme “Sezai Surroi”, Ilmi Ibrahimi, duke folur për historikun e shkollës theksoi edhe kronologjinë e ndërtimit të objektit të ri të kësaj shkolle.

Ai ka falënderuar pushtetin lokal dhe të gjithë të tjerët që kanë kontribuar për ndërtimin e objektit të shkollës së mesme dhe sallës së sportit.

SHPËRNDAJE