Përpos Dautit, edhe Anita vizitoi mbrëmë Haradinajn

Anita, Ramush dhe Daut Haradinaj

Bashkëshortja e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, Anita Muçaj-Haradinaj tashmë ka realizuar një vizitë tek ai në Francë.

Përderisa Haradinaj po vazhdon të mbahet në Francë, deri në seancën e radhës në Gjykatën e Colmar-it, Anita bashkë me deputetin Daut Haradinaj kanë zgjedhur që ta gëzojnë sado pak Haradinajn me prezencën e tyre.

Në një fotografi të publikuar në Instagram, treshja shihen duke pirë së bashku teksa mbishkrimi i fotografisë është : Me shokët e luftës, me më të mirët, me të pakrahsueshmit.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni