Përpjekja e një babai për të realizuar ëndrrën e vajzës së tij (Foto)

largea_babai1405377447Për çdo baba, vajza e tij është një princeshë dhe këtu përjashtim nuk bën as Jeremiah Heaton, një amerikan nga Virxhinia.

Kur ishte gjashtë vjeç dhe mjaftueshëm e zgjuar për të kuptuar se çfarë ndodhte rreth e rrotull saj, vajza e tij, Emily e pyeti: “A mund të jem ndonjëherë një princeshë e vërtetë?”

Pa u menduar dy herë ai u përgjigj “po”. Pak muaj pas pyetjes së vajzës së tij dhe premtimit të dhënë, Jeremiah u gjend në një udhëtim në pjesën jugore të shkretëtirës sahariane, pikërisht në kufirin mes Egjiptit dhe Sudanit.

Këtu vuri re një brez toke të shkretuar prej 800 hektarësh që nuk ndodhej as në brendi të Egjiptit dhe as të Sudanit. Pa u menduar gjatë nguli në tokë flamurin ngjyrë blu me një kurorë në mes dhe tre yje poshtë saj, aq sa numri i fëmijëve të tij dhe shpalli Mbretërinë e Sudanit të Veriut, veten mbret të kësaj mbretërie dhe rrjedhimisht vajzën e tij princeshë.

Ai shprehet optimist se do t’i njihet e drejta për të qenë monark i kësaj pjese pa zot të shkretëtirës, madje për këtë i ka dërguar një kërkesë zyrtare Unionit Afrikan, ndërkohë që nga Sudani dhe Egjipti nuk ka ende asnjë reagim.

Vete Jeremiah argumenton se forma me të cilën kërkon t’i legjitimohet monarkia është e njëjtë si ajo e europianëve kur zbarkuan në Amerikë, por me një ndryshim të madh.

“Akti i tyre në ato vite ishte një akt lufte, ndërsa i imi është një akti dashurie për vajzën time”, thotë amerikani.


Nuk ka komente

Bëhu komentuesi i parë!

Komentoni